Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK), kohë më parë nxori një vendim lidhur me konfliktin e mundshëm të interesit për Veton Nurkollarin, gjatë ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit Drejtues (KD) të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke qenë njëkohësisht edhe drejtor artistik i festivalit ‘Dokufest’. Në bazë të këtij vendimi të AKK-së, pak ditë më vonë Nurkollari dha dorëheqje nga KD dhe, si rrjedhojë, AKK mbylli rastin ‘Nurkollari’ duke lënë përshtypjen se konflikti i mundshëm i interesit u evitua. Përralla në shkallë – dukati në ballë.
Por, fatkeqësisht nuk është si në përrallë. Le që vendimi i AKK-s[ nuk qëndron as në përmbajtje e as në formë, dhe le që ashtu siç është formuluar ky vendim nuk shmang konfliktin e interesit, por mund të krijojë një rrëmujë juridike me pasoja tepër të dëmshme, mos të them fatale, jo për Nurkollarin po për QKK-në. Ja pse…
Të shkojmë me radhë. AKK në vendimin e lartcekur në një ndër fjalitë kyçe të vendimit thotë: “Pas zhvillimit të procedurave të parapara lidhur me këtë rast, zyrtari i lartë z. Veton Nurkollari, kryetar i Këshillit Drejtues të QKK, është vërtetuar se gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik është i angazhuar në veprimtari private si drejtor artistik në OJQ ‘Doku-Fest’ e që sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, kjo situatë paraqet kufizim në ushtrimin e funksionit publik e që MUND të sjell konflikt të interesit…”. Ju lutem, mbajeni në mend fjalinë MUND. Mandej, kah fundi i këtij vendimi thuhet: “…Pas dorëheqjes (së Nurkollarit v.j.) nga funksioni i Kryetarit të KD të QKK dhe pasi janë krijuar rrethana të reja, konsiderojmë se është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, andaj edhe u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”. E, në dispozitiv thuhet: “Mbyllet rasti për zyrtarin Veton Nurkollari”.
Bukur shumë. Nga tërë kjo që lexuam më lartë, një qytetar i painformuar do të mendonte se Nurkollari sapo është emëruar në KD të QKK-së dhe AKK në shpejtësi zbuloi se MUND të ketë konflikt interesi dhe intervenoi. Efikasitet dhe sjellje si në Gjermani – do thoshit. Por, ja që fatkeqësisht nuk është ashtu.
E vërteta është se Nurkollari u emërua në KD qysh në prill të vitit 2014. Dhe, përveç një pauze njëmujore kur në mars 2015 ministri aktual i Kulturës shkarkoi komplet Këshillin Drejtues të QKK, e me këtë edhe Nurkollarin, një muaj më vonë (31 mars 2015) në përbërjen e re të KD e emëroi përsëri Nurkollarin. Kjo i bie që Vetoni ishte në detyrën e kryesuesit të KD të QKK diku një vit e gjysmë.
Vetë koha e gjatë në detyrë nuk do të paraqiste ndonjë problem rreth konfliktit të mundshëm të interesit, po të mos ishte fakti që Nurkollari ishte nënshkrues i shumë vendimeve që mori QKK gjatë kësaj kohe, përfshirë ato më të mëdhatë që janë subvencionimet e projekteve filmike, që në total – për këtë periudhë sa ishte në detyre – i bie se Nurkollari si Kryesues i Këshillit Drejtues ka nënshkruar vendime mbi subvencione në vlerë mbi 800,000 euro (më saktë 860,000 euro).
Pra, nëse të qenit në krye të QKK dhe ‘Dokufest’ ‘MUND’ të jetë konflikt interesi, pas një vit e gjysmë ushtrimi detyre të zyrtarit të lartë, i bie që konflikti i interesit qenka krijuar tashmë, edhe atë ‘me dy këmbë’. Nëse AKK mendon se prezenca e Nurkollarit në KD ‘MUND të paraqet konflikt interesi’ atëherë i bie që të gjitha vendimet e nënshkruara nga ai për këtë periudhë, prej një vit e gjysmë, duhet të vihen në pyetje. Mos të them janë të paligjshme.
Mendoni se këtu përfundon? Jo! Ka edhe më keq.
Nëse fakti që Nurkollari, duke qenë drejtor artistik i festivalit ‘Dokufest’ dhe njëkohësisht anëtar i KD të QKK paska krijuar situatë konflikti interesi, atëherë kjo gjë do të duhej të vlente edhe për Arben Zharkun, drejtorin aktual të QKK-së. Zharku ka qenë kryesues i Këshillit Drejtues të QKK nga 2011 deri 2013 dhe njëkohësisht drejtor i festivalit ‘Skena UP’?! Por, ka edhe më keq.
Nëse vazhdojmë me këtë logjikë, fatkeqësisht nuk përfundon as këtu. Sepse, në atë rast shtrohet pyetja: ku do të mbetet përgjegjësia e ministrave të Kulturës që paskan emëruar Nurkollarin dhe Zharkun në KD? Ku mbetet përgjegjësia në gjithë departamentet e involvuara të Ministrisë së Kulturës, sipas hierarkisë, për mos shmangie apo mos paralajmërim të konfliktit të interesit? Apo, dhe për mua, më e keqja, nga vendimi i AKK-së dhe situata me dy të lartpërmendurit i bie që të gjitha vendimet e QKK-së nga 2011 deri më sot (pra sa kanë qenë në krye të KD-së Zharku dhe Nurkollari) paskan qenë me konflikt interesi! Nëse është ashtu, a do të duhej që të gjitha ato vendime t’i nënshtrohen rishikimit apo mozamakeq anulimit?
Unë them se jo. Mendoj se AKK ka gabuar në vlerësimin e vet, dhe fakti që Nurkollari (si dhe Zharku), duke qenë në funksione udhëheqëse në festivalet ‘Dokufest’ dhe ‘Skena UP’, nuk kanë krijuar konflikte interesi me pozitën e kryesuesit të Këshillit Drejtues të QKK-së. Nuk ka asnjë arsye të jetë kështu, sepse fundja të gjithë anëtarët e KD-së janë profesionistë të lëmit së filmit apo kulturës dhe janë të punësuar diku tjetër, ndërsa në KD të QKK-së as nuk kanë aplikuar për punë e as nuk janë në punë të rregullt, por janë emëruar aty nga ministri i Kulturës dhe paguhen me honorar për mbledhjen e mbajtur. Pastaj, edhe vet Ligji për Kinematografi e kërkon që në KD të jenë personalitete të shquara të lëmit, dhe nëse do qëndronte vlerësimi i AKK-së i bie që në Këshillin Drejtues do duhej të ishin vetëm të papunët apo persona që s’janë të lëmit të filmit. Pra, po e përsëris, vendimi apo më mirë të themi vlerësimi brenda vendimit të AKK-së për rastin Nurkollari ka qenë i gabuar.
Por, ‘përralla’ përsëri nuk mbaron këtu. Sepse, fatkeqësisht konflikti i interesit ka ekzistuar në mes Nurkollarit dhe QKK-së, por jo me vetë faktin që ai ishte njëkohësisht në KD të QKK dhe drejtor artistik i ‘Dokufest’. Konflikti i interesit, sipas meje, është shfaqur në dy raste tjera. Dhe, unë besoj se AKK-së i interesojnë këto.
Të shkojmë përsëri me radhë. Në vitin 2012, në konkursin e hapur për projekte filmike, njëri nga përfituesit e subvenconit prej 25,000 euro ishte projekti ‘Vatër/Atdheu’ i shtëpisë filmike ‘Puntoria filmike’ nga Prizreni, ku bashkëpronar është Veton Nurkollari. Ai në atë kohë nuk ishte në KD të QKK (ishte Zharku), por problem qëndron se ky projekt le që nuk kishte mbaruar deri me 6 prill 2014 kur u emërua Nurkollari në KD të QKK, por as që kishte filluar të implementohej. Projekti ‘Vatër/Atdheu’, në fakt, ditën e parë të xhirimit e pati me datën 11 qershor 2014 dhe me Ligjin për Kinematografi ajo ditë merret edhe si datë kur kompanisë filmike i derdhet kësti i parë i mjeteve të subvencionit prej 25,000 euro. Nurkollari atëkohë ishte kryesues i KD të QKK-së dhe bashkëpronar i shtëpisë filmike përfituese.
Situata e dytë e konfliktit të interesit mes Nurkollarit dhe QKK-së për mua është më e rëndë se kjo e para. Se, ndoshta në situatën e parë Nurkollari pak para marrjes së këstit të pare ia ka falur dikujt hisen e tij nga ortakëria në shtëpinë filmike. Për këtë nuk kam informacione dhe këtë, si dhe të gjitha tjerat nga kjo letra ime, besoj i interesojnë AKK-së dhe do ta hulumtojë.
Pra, situatë e dytë, dhe më e rënda është krijuar në gusht 2014, kur QKK – ku Nurkollari ishte kryesues i Këshillit Drejtues – financoi një aktivitet të festivalit ‘Dokufest’, e ku Nurkollari ishte (dhe është) drejtor artistik. Bëhet fjalë për punëtorinë dhe ligjëratën që është mbajtur me 13 gusht, e ku QKK ka sjellë ekspertët ndërkombëtarë, Richard Pearce dhe Lynzee Klingman, dhe ka bashkëorganizuar eventet (kështu shprehet vet QKK në ueb-faqen e tyre). Se sa i ka kushtuar kjo QKK-së nuk kam informacion, por besoj që AKK do ta hulumtojë dhe kuptojë.
Se a përbën konflikt interesi edhe situata kur Ministria e Kulturës (MKRS) me memorandumin për mirëkuptim mes MKRS-s[ dhe Dokufest me 15 maj 2015 (kur Nurkollari ende ishte edhe në KD të QKK e edhe në ‘Dokufest’) i jep ‘Dokufestit’ 6,704 euro subvencion për mirëmbajtjen e kino ‘Lumbardhi’, këtë nuk e di. Edhe këtë besoj AKK do ta hulumtojë dhe kuptojë.
Jam i vetëdijshëm që AKK është organi më i lartë dhe i specializuar për vlerësimet e konflikteve të interesit. Kam qenë edhe vet dëshmitar për punën korrekte dhe të zellshme të tyre gjatë viteve. Por, megjithatë mendoj se edhe ata mund të gabojnë. Dhe, po ashtu e di se vendimi I fundit i AKK-së me të cilin ‘mbyll rastin Nurkollari’, në fakt hap një precedent, apo një greminë ku QKK mund të rrokulliset me kaosin e komplikimeve dhe tronditjeve juridike që mund të kenë efekt shkatërrues për këtë institucion publik, dhe si i tillë duhet rishikuar dhe rivlerësuar.
Krejt për fund, mendoj se ky institucion (QKK) edhe pa këtë stuhi të paralajmëruar duket i brishtë, si anija para fundosjes. Për ta ilustruar këtë më mirë, kujtoj se ka dy muaj që projektet filmike janë prezantuar para jurisë e Këshilli Drejtues ende nuk ka marrë asnjë vendim për ndarjen e subvencioneve. Nëse vazhdon kështu, edhe pak kohë i afrohemi rrezikshëm fundvitit, dhe nëse buxheti për projekte nuk ndahet, fondi i këtij viti për filma do të kthehet në arkën e thesarit të shtetit. Kthimi në arkë nuk e shton fondin e QKK-së për vitin tjetër. Ato mjete thjesht humben për filmat e Kosovës.
Andaj, thirrja për shpëtim është për t’u shpëtuar anija, e jo kapiteni. Fundja, sipas legjendave, kapiteni do të duhej të mbetet i fundit në anijen që fundoset. Dihet, kush ikën i pari.
(autori është regjisor dhe ish-drejtor i QKK-së)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës