Si gazetar nuk është këto ditë fare lehtë të takosh një përfaqësues të partisë qeveritare AKP. Mosbesimi është shumë i madh. Ahmet Sorgun është në këtë drejtim një përjashtim pozitiv. 57-vjeçari nga Konya është shumë i sigurt përsa u përket zgjedhjeve të ditës së diel. Në zgjedhjet e fundit AKP ka fituar 66% të votave. Sorgun beson se këto rezultate mund të shtrihen në mbarë Turqinë. "Populli kërkon më shumë stabilitet. Kjo është më së miri e mundur me sistemin njëpartiak të AKP", thotë Sorgun në bisedë me Deutsche Ëelle. Ai është i bindur se kështu edhe do të ndodhë. Kristian Brakel drejton institutin Heinrich-Böll në Stamboll. Ai mendon se ky vlerësim nuk është real. "Nëse u besojmë sondazheve, atëherë rezultatet nuk do të dallojnë shumë nga ato në qershor.
HDP do ta kalojë sërish pragun zgjedhor prej 10% dhe sërish do të evitojë që AKP të ketë shumicën absolute", thotë Brakel. HDP ka shënuar sukses historik në zgjedhjet e qershorit. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, një parti prokurde ka siguruar futjen në parlament. Për ekspertin Gareth Jenkins ky është një rezultat mbresëlënës. "HDP me agjendën e majtë politike ka arritur të sigurojë edhe mbështetjen e nacionalistëve të djathtë kurdë". Jenkins thotë në bisedë me DË se kjo parti ka arritur të bashkojë votat e të gjitha strukturave të kurdëve nga të gjitha pjesët e vendit, por edhe të pjesëve sekulare dhe liberale në Turqi. Kjo nuk është e shpeshtë, sepse këto grupe janë me orientim të kundërt.
Suksesi i HDP e ka goditur vetëbesimin e AKP. Për herë të parë ajo është detyruar të kërkojë një partner për koalicion, që ka dështuar. E gjitha ka rezultuar me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Yusuf Halacoglu nga MHP thotë se fajin e ka "Presidenti Erdogan". Kryeministri Ahmet Davutoglu nga AKP ka rënë dakord me koalicionin, por Erdogani ka ndërhyrë tërë kohën. Në këtë mënyrë ai ka prekur edhe Kushtetutën, sepse sipas saj ai duhet të jetë neutral.
Kristian Brakel shton se Erdogani me sjelljet e tij ka dëmtuar edhe zgjedhësit e vet. "Shumë anëtarë të partisë, ndër ta edhe kryeministri, duan që pas këtyre zgjedhjeve të ketë një koalicion. Por nuk është e qartë nëse ata do të mund ta marrin një vendim".
Shumë vëzhgues mendojnë se Ahmet Davutoglu është tepër i dobët për ta arritur qëllimin. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Ipsos, ku thuhet se vetëm 4% mendojnë se kryeministri është një person adapt për postin e tij. Ndërsa Tayyip Erdoganin e mbështesin 30%.
Sulmet terroriste në Ankara e kanë dërmuar vendin, krahas konflikteve me kurdët. Gareth Jenkins: "Këto sulme kanë bërë që njerëzit të izolohen edhe më shumë në mendimet e tyre". Mosbesimi është tepër i madh dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën për këto zhvillime. "Kundërshtarët e AKP mendojnë se ajo vetë e ka fajin për këto sulme. Ndërsa simpatizantët e saj mendojnë se sulmet janë edhe një dëshmi tjetër se sulmet janë përpjekje për të diskredituar AKP-në".
Sa larg shkon urrejtja në shoqëri, u pa edhe gjatë një ndeshje të kombëtares menjëherë pas sulmeve. Me rastin e një minute heshtjeje në stadium për viktimat e sulmit, ka pasur shumë fishkëllima dhe protesta. Ka pasur edhe protesta paqësore të kurdëve, të cilat janë mbështetur nga pjesë të ndryshme të popullatës turke. Në brendësi të vendit disponimi është edhe më katastrofal. Ahmet Sorgun mendon se bota kështu duhet të jetë. Në Konya nuk ka pasur probleme si këto. "Këtu jetojmë të gjithë së bashku në paqe dhe qetësi: të krishterët, armenët, turqit dhe kurdët".
Po sa shpejt mund të provokohet zoti Sorgun dhe bashkëmendimtarët e tij në AKP shihet kur i bën pyetjen për lirinë e shtypit dhe konfliktin me kurdët. "Këto nuk kanë të bëjnë fare me fushatën parazgjedhore. Ndaj nuk dua të përgjigjem." Ndërsa për Ahmet Davutoglun dhe Tayyip Erdogan thotë se "të dy janë karaktere shumë të forta dhe kanë mendimet e tyre". Sipas tij, të dy ata "duan më të mirën për Turqinë".
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania