Pas katër vitesh të vrasjeve dhe shkatërrimeve në Siri më në fund duken lëvizje brenda fronteve tepër të ngurtësuara. Uashingtoni bëri një ndryshim dramatik të kursit, duke hequr dorë nga pozicioni themelor i tij lidhur me krizën në Siri. Një hap vendimtar është tani njoftimi i ministrit të Mbrojtjes Ashton Carter për të përdorur në të ardhmen edhe trupa tokësore në luftën kundër IS-it, veçanërisht në Irak, ndoshta edhe në Siri. Por edhe më e rëndësishme është gatishmëria e SHBA për të sjellë në tryezën e bisedimeve tani një nga lojtarët kryesorë në dramën siriane: Iranin.
Këtë javë në Vjenë do të zhvillohen bisedime të reja për të ardhmen e Sirisë dhe kësaj radhe në tryezën e bisedimeve është edhe ministri i Jashtëm i Iranit, krahas atyre të SHBA-së, Rusisë, Arabisë Saudite, dhe Turqisë. Kjo gjë është kundërshtuar për një kohë të gjatë nga SHBA dhe Arabia Saudite. Që në janar 2014, SHBA këmbëngulnin që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, të mos e ftonte Iranin në bisedimet për Sirinë në Gjenevë. Tani rritja e ndikimit të islamistëve të IS, intensifikimi i sulmeve ushtarake ruse dhe veçanërisht dështimi i plotë i trupave të rebelëve të përgatitur nga SHBA bënë që të fitonte bindja se nuk mund të bisedosh vetëm me miqtë, kur duhet të zgjidhësh një krizë!
Edhe pse Moska dhe Teherani e shohin Bashar al-Asadin si presidentin e ligjshëm të Sirisë, kundër këtyre aleatëve të rëndësishëm të regjimit sirian nuk do të ketë zgjidhje të konfliktit. Kjo mund të mos i pëlqejë dikujt, por ky është realiteti. Kjo do të thotë edhe se do të ketë së paku një periudhë kalimtare me Asadin. Aq e papranueshme që të duket pas gati 300.000 të vrarëve në luftën e Sirisë, nuk ka alternativa më joshëse.
Opozita e moderuar siriane, aq e mbrojtur nga Perëndimi, është më shumë fantazi se sa realitet. Opozita është e ndarë në qindra grupe të armatosura, të cilat ndryshojnë vetëm në shkallën e ekstremizmit të tyre fetar me IS apo me degën e Al-Kaedës, frontin Al-Nusra. Nga ana tjetër, fakti që tre deri katër milionë sirianë refugjatë brenda vendit kërkojnë mbrojtje pikërisht te mbështetja e Asadit në Damask dhe perifeti, flet për simpatinë, që Assad gëzon ende në mesin e popullsisë.
Aq sa është e kënaqshme, dinamika e re në konfliktin e Sirisë ajo lë pas një shije të hidhur. Kjo që është arritur tani, mund të arrihej edhe para tre vjetësh. Këtë e pohon së paku ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari. Fituesi i çmimit “Nobel”, ish-negociatori për Sirinë, tha në mes të shtatorit në gazetën “Guardian”, se në vitin 2012 Rusia kishte propozuar si pjesë të zgjidhjes paqësore “dorëheqjen e Asadit, por duke ruajtur reputacionin e tij”.
Por SHBA, Anglia dhe Franca kishin qenë atëherë aq të bindur, se Asadi do të binte shpejt, saqë e injoruan propozimin rus. Ahtisaari vetë flet për një rast të humbur. Mbetet të shpresohet që tani të pesë palët në Vjenë të mos humbasin më shanset, për të bërë hapat që të çojnë në dhënien fund të gjakderdhjes. Që të vijmë përsëri te vendosja e forcave tokësore amerikane në Siri: Në qoftë se ndodh, atëherë kjo duhet të bëhet vetëm pas bisedimeve me Iranin dhe Rusinë. Përndryshe rreziku, që ushtria ruse dhe ajo amerikane të përplasen dhe konflikti të përshkallëzohet përsëri, është shumë i madh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj