LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia dhe kafshët

Shëndetësia dhe kafshët

Tani, në epokën e digjitalizimit dhe zhvillimit te elektronikës, nëpër televizionet tona kemi parë dokumentare të ndryshme për kafshët. Përveç kësaj, kemi parë edhe emisione të ndryshme ku pasqyrohet niveli i shëndetësisë dhe humanitetit në Kosovë.

Kur kafshët kanë nevojë për mjekim dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kemi parë sesi të gjitha kafshët tjera të atij lloji i afrohen dhe mundohen që t’i ndihmojnë duke i qëndruar pranë. Po çfarë ndodhë me njerëzit si qenia më e përsosur në tokë?

Pas kësaj mund të lindin pyetje “kontestuale” përkitazi me humanitetin.


Nëse çdo person në botë e pyesim: A është më e rëndësishme jeta e njeriut apo paraja, të gjithë do të përgjigjeshin se më e rëndësishme është jeta e njeriut. Nëse është kështu, atëherë çfarë po ndodhë me ata njerëz të cilët nuk kanë para dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme e në disa raste edhe vdesin?

Në Kosovë varfëria është fenomen aktual dhe nëse ke ndonjë problem shëndetësor, llogaria financiare është shumë e lartë për shumicën e qytetarëve. Po ashtu ka njerëz të sëmurë të cilët kanë nevojë për shërim jashtë vendit dhe për shkak të kostos së lartë e të papërballueshme nuk kanë mundësi për shërim, kurse në anën tjetër për Ministrinë e Shëndetësisë më prioritare janë disa projekte më “madhore” sesa shërimi i njerëzve me nevojë imediate.

Edhe në rastet kur njerëzit i posedojnë mjetet financiare për shërim, shërimi I tyre mund të jetë problematik. Kjo në realitet lidhet me disa spitale private të cilat më shumë i ngjajnë bizneseve me mallra sesa që i shërbejnë humanitetit dhe qëllimeve të mirëfillta që duhet të kenë.

Në Kosovë ka mjekë të mirë. Për disa që nuk kanë qëllime humane lind pyetja: Çfarë betimi kanë dhënë?! Betimin e hipokratit apo të hipokritit?! Ku është humaniteti?

Sipas hipotezave të lartëcekura dhe konceptit logjik mendor, del përgjigja se në Kosovë humaniteti nuk është në nivelin e duhur dhe paraja është shumë më e rëndësishme sesa shëndeti. Nëse paraja qenka më e rëndësishme sesa jeta e njeriut, atëherë kafshët paskan humanitet më shumë sesa ne!

Besoj në ditë më të mira.

Suksese Kosovës!

Në trend

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Kalo në kategori