Para disa muajve, informacioni i cili u bë lajmi kryesor në edicionin e mbrëmjes ishin “Kikirikat e Pejës” – një grup nxënësish që po “terrorizonte” bashkëmoshataret e tyre. Ngacmimi kishte shkuar në atë mase sa ky grup i të rinjve po u merrte“haraç” nxënësve të tjerë. Dhe, ky lajm, përveç bujës mediatike, nuk ngjalli debat në shoqërinë tonë e as në institucione kompetente, me përjashtim të Policisë. Ndoshta ngaqë jemi shumë të zënë me problemet e tjera që e kanë kapluar Kosovën, saqë një gjë e tillë sikur ishte vetëm edhe një lajm tjetër ditor.
Ngacmimi tillë, ndryshe i quajtur edhe bullying, është një nga problemet më të përhapura në shkollë, më shumë se çdo problem tjetër i cili lidhet me sigurinë e nxënësve (Hodges, E., M. Malone and D. Perry (1997).)
Edhe pse dikur është menduar se bullying ishte vetëm një rit kalimtar ose sjellje e pakëndshme e cila ndihmonte të rinjtë në formësimin e karakterit të tyre, studimet tregojnë se efekti i bullying shkakton pasoja afatgjate, si tek viktimat, po ashtu edhe tek ata që e shkaktojnë atë (Batsche, G., and H. Knoff ,1994). Një pjesë e madhe e hulumtimeve të cilat vijnë nga Evropa, Azia, Zelanda e Re, Kanada, argumentojnë se nëse nuk merren preventive kundër kësaj dukurie, gjasat janë shumë të mëdha që ata të cilët janë të involvuar në këtë sjellje, të bijnë ndesh me ligjin dhe të kenë histori (rekorde) kriminal në të ardhmen, kurse viktimat e ngacmimit kanë pasoja psikologjike edhe shumë kohë pasi ngacmimi( bullying) të jetë ndalur (Olweus,1992).
Edhe pse dukuria e bullying nuk është diçka e re në shoqërinë Kosovare, vet fjala bullying mund të jetë term i ri. Bullying ka dy elemente të cilat e karakterizojnë këtë sjellje. E para ka të bëjë me përsëritjen e vazhdueshme të sjelljeve të këqija ndaj një individi, kurse e dyta ka të bëjë me disbalanc të fuqisë (ngacmuesi është më i fuqishëm se viktima).
Ngacmimet të cilat mund të jenë në formën e dhunës fizike, verbale ose psikologjike janë dukuri të cila hasen në një pjesë të madhe të shoqërisë tonë. Edhe pse roli i të rriturve duhet të jetë që me sjelljet e tyre të bëhen shembull për fëmijët, ne si shoqëri, jemi duke dështuar që t’i udhëheqim brezat duke u krijuar atyre rol modele të shëndosha. Mjafton t’i kushtosh pak vëmendje mënyrës se si dhe çka flasim në familje, shkolla, medie, dhe lehtë mund të vërejmë se ne si shoqëri, në njëfarë mënyre po e inkurajojmë një sjellje të tillë.
Bullying nuk është dukuri e cila shfaqet vetëm tek fëmijët. Megjithatë, pasojat psikologjike të ngacmimeve të tilla tek të vegjlit janë shumë më të mëdha se sa tek të rriturit. Shumica e stafit akademik në Kosovë nuk kanë ndonjë përgatitje adekuate në lidhje me bullying, andaj reagimi i tyre në situata të tilla (edhe pse me qëllime të mira), mund të ketë efekte negative, e posaçërisht tek ciklet e ulëta të nxënësve. Trajnimi i fëmijëve nëpër shkolla të ndryshme të cilët mund të bëhen promotor të sjelljeve të mira, duke reaguar ndaj ngacmimeve edhe kur ata nuk janë vetë viktimë (from bystandard to a helper) do të ishte një iniciativë e mirë për të sensibiluzar bashkëmoshataret e tyre, se fjalët që ata mund t’ua thonë të tjerëve mund t’i lëndojnë ata.
Nxënësit në Kosovë në përgjithësi janë mësuar që në raste të tilla (kur ata përballën me bullying) të kërkojnë ndihmën e një të rrituri (mësuesi, kujdestari apo drejtori etj). Kjo në disa raste mund të shkaktojë më shumë dëm sesa ndihmë si tek viktima, po ashtu edhe tek viktimizuesi, pasi që dukuria mund te ndalet përkohësisht, si rezultat i frikës, dhe më pas të vazhdojë përsëri. Andaj, reagimi (duke e vënë në pah që një sjelle e tillë nuk është e mirë) nga shokët/shoqet e klasës apo bashkëmoshatarët e tjerë do të kishte efekte me pozitive për parandalimin e bullying.
Prindërit kanë një detyre shumë të rëndësishme, që mos të flasin për stereotipa në familje në prezencë të fëmijëve, në mënyrë që të mos krijojnë divergjenca tek ata. Gjithashtu, të jenë të kujdesshëm nëse fëmijët flasin për përqeshje apo ngacmime që ata mund t’i kenë bërë, apo t’i kenë parë në shkollë,të flasin dhe t’ua shpjegojnë fëmijëve se një sjelle e tillë është e pa pranueshme dhe e dëmshme. Por, fillimisht, ne si të rritur, duhet ta kuptojmë se duke e përulur dikë, nuk e ngritim veten tonë, andaj është mirë që këtë mesazh t’ua përcjellim edhe më të vegjëlve tan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj