LAJMI I FUNDIT:

Standardet e dyfishta për lojën e futbollit Shqipëri-Serbi !

Standardet e dyfishta për lojën e futbollit Shqipëri-Serbi !

Është bërë një marrëveshje ndërmjet UEFA-s me institucionet shtetërore dhe të futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë, që ndeshja e futbollit ndërmjet tyre të luhet pa tifozët e mysafireve, në mënyrë që të mos ndodhin incidente. Por, pasi që Serbia dështoi që t’ua garantoj sigurinë ekipit shqiptar, tani UEFA dënon Shqipërinë me standarde të dyfishta për lojën e radhës!

Standardi: Të gjitha grupet e organizuara të tifozëve serb, kanë qenë të lejuar ta shohin lojën nga stadiumi në Serbi

Standardi i dyfishtë: Të gjitha grupet e organizuara të tifozëve shqiptar janë të ndaluar ta shohin lojën në stadium.


Koment: Asnjë nga këto grupe tifozësh të shqiptarëve (“Plisat”, “Ballistet”, “Shvercerat”, “Fanatics”, etj) nuk është dënuar apo të jetë në investigim për ndonjë incident. Përderisa në Serbi janë të njohura ndërkombëtarisht incidentet e grupeve të tyre të tifozëve, madje edhe i ashtuquajturit “Ivani i tmerrshëm”, i njohur për drejtësinë italiane, hyri në fushë në stadiumin në Serbi, duke tentuar që të kap ndonjë nga lojtarët e ekipit shqiptar.

Gjykata e UEFA nuk e morri në konsideratë këtë.

Standardi: Ekipi shqiptar ishte pa sigurimin e tyre, ushqim apo ujë, ata i besuan shtetit serb për sigurinë e tyre në Serbi;

Standardi i dyfishtë: Ekipi i Serbisë do të marr me vete sigurimin, ushqim edhe ujë.

Koment: Ky akt simbolik i tyre bëhet për të tentuar t’i tregojnë botës se sa “të egër dhe jo mikpritës” janë shqiptarët.

Standardi: Në stadiumin në Serbi, nuk kishte asnjë tifoz shqiptar, përveç gazetarëve dhe delegateve;

Standardi i dyfishtë: Në stadiumin në Shqipëri, do të vijnë 120 student serb si tifoz, përkrah gazetarëve dhe delegatëve.

Standardi: Në Serbi ishin të lejuara flamuj dhe fanella të shkruara “Kosova është Serbi”, madje edhe këngë të tipit “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Vrit, pre, shqiptar të mos ekzistoj”, apo “mbyte shqiptarin që kroati të mos ketë vëlla” *

Gjykata e UEFA nuk e morri në konsideratë as këtë;

Standardi i dyfishtë: Në Shqipëri është ndaluar madje edhe fjala "Autochthonous".

Koment: Të thuash se je autokton ose i vendit, nuk është kundër asnjë populli përreth Shqipërisë. Është njëjte sikur të ndalohet ndonjë sllogan “Gjermanet janë evropian” në Gjermani, vetëm sepse (shembull) rusëve nuk u pëlqen. Veçanërisht pasi që për shumë shkencëtar, shqiptarët duhet të njihen si njerëzit më autokton në Evropë**

Shënim:

Të gjitha këto standarde të dyfishta nga UEFA dhe të pranuara nga shqiptarët inferior të FFSH, nuk e ndihmojnë për sigurinë dhe lojën fer të kësaj përballje, por përkundrazi.

Këto institucione si UEFA, FSHF dhe mediat, duhet të dinë se serbët kanë vepruar ngjashëm në të gjitha nivelet, jo vetëm në garat sportive, sepse këtë ata e kanë në kulturë. Ata janë pushtues të tokës dhe kulturës së vendasve. Ata nuk mund t’i bëjnë fre vetes edhe kur janë nën vëzhgimin e mediave ndërkombëtare, sepse ata thjeshtë janë vetvetja. Atë që duhet ta keni të qartë është se shqiptarët dinë ta respektojnë armikun, madje edhe në lufte, prandaj në këtë rast nuk keni përse të brengoseni aq shumë, përveç nëse serbët vijnë të pushtojnë prapë e jo të luajnë.

Jeni duke e ofenduar kombin shqiptar, kur kërkoni prej tyre që të mos përfshihet emocionalisht në këtë ndeshje. Serbët akoma janë armiku ynë dhe kjo nuk do të ndryshoj sot. Ne jemi në garë sportive me armikun tonë dhe natyrisht emocionet e tifozëve do të ngritën, por nëse mundemi me e respektu armikun edhe në luftë, në këtë ndeshje të jeni të sigurt se shqiptarët nuk do të degradohen në nivelin e asaj që bënë serbët në Serbii. Në kulturën shqiptare (Kanun)***, miku është i shenjtë, madje edhe nëse armiku të troket në derë, je i obliguar ta trajtosh me mikpritje speciale, ta mbrosh atë brenda shtëpisë tënde, sa që edhe jetën je i obliguar ta japësh në mbrojtje të tij. Kjo kulture e veçantë për të mirë dhe nuk është pjese e asnjë kombi tjetër evropian, prandaj mos i fyeni me shqiptarët, duke i barazuar ata me serbët.

Ndërkohë, edhe institucionet politike evropiane nuk ngelen prapa, ata e kanë edhe një standard të dyfishtë si bonus për shqiptarët: U ndalohet e drejta ndërkombëtare e vetëvendosjes !

P.S.: Kjo ndeshje për shqiptarët është më e rëndësishme se fitorja e botërorit. Të fitohet Serbia është më shumë se të fitohet e tërë bota!

Në trend

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Magazina
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kalo në kategori