Ka 25 vjet që është ribashkuar Gjermania. Në 25 vjet Lindja dhe Perëndimi janë lidhur ngushtë dhe përshtatur – megjithatë në shumë fusha mbeten të ndryshme dhe të huaja për njëra-tjetrën. Për këtë gjermanët ankohen, po kjo është tipike gjermane. Sepse dallimet midis Perëndimit dhe Jugut, midis Veriut dhe Lindjes janë pjesë e historisë së Gjermanisë. Një shtet i centralizuar – siç është ai i vetëkuptueshëm për fqinjët tanë francezë në Perëndim – nuk bën pjesë në imazhin që kanë për vete gjermanët. Gjermania ka qenë gjithmonë një lidhje landesh, rajonesh dhe dallimesh.
Gjermania, një çerek shekulli pas mrekullisë politike të ribashkimit: është një vend që e duan. Është një vend i pranuar. Është një vend i rëndësishëm. Është një vend me fuqi të pabesueshme ekonomike. Me një sistem social, të cilin ia admirojnë në të gjithë botën. Është një vend i cili nuk bazohet në fuqinë ushtarake, tek armët, por tek diplomacia, te vetëpërmbajtja, te fuqia e bindjes. Drejt Gjermanisë – veçanërisht drejt Angela Merkelit – e ka hedhur vështrimin bota.
Edhe pa qenë anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fjala e Gjermanisë dhe e kancelares ka rëndësi. Në Evropë po se po, por edhe në botë. Gjermania, kjo fuqi e madhe e moderuar, ngurruese është një peshë e rëndë politike, ekonomike dhe bën pjesë me siguri në pesë shtetet më me ndikim në botë. Dhe megjithatë Gjermania është një vend i pasigurt: i pasigurt për veten. Sepse e ka të vështirë t’i përgjigjet rolit të saj të ri, shpresave të lidhura me gjermanët. Ajo e di që duhet të marrë më shumë përgjegjësi, madje përbetohet se e do një gjë të tillë.
Por, thellë brenda vetes – e mbështetur nga pjesa më e madhe e qytetarëve të saj – ajo nuk e do fare këtë. Disa do të preferonin më mirë që Gjermania të ishte një Zvicër e gjelbër. Gjermania ka – politikisht- rrënjë të thella në Perëndim. Një politikë oportuniste si më parë është e papërfytyrueshme. E megjithatë, Republika lëkundet: midis pragmatizmit iluminist, politik, racional dhe një tendence me sa duket të pakapërcyeshme për sjellje romantike, për një entuziazëm të tepruar, për një sjellje të paparashikueshme.
Nga ana tjetër, Gjermania paraqitet në Evropë – për shembull në krizën e euros, si edukatore e rreptë e të gjithëve – edhe nëse krahasimi me "amvisën kursimtare shvabiane" do të ishte më simpatik. Por edhe kjo sjell huti në Madrid dhe në Paris, për të mos folur për Athinën. Këtu Gjermania tregon muskujt e saj ekonomikë, këtu ajo u dikton rregullat partnerëve të saj evropianë. Këtu ajo e merr përsipër përgjegjësinë e saj – dhe vuan megjithatë kur e kritikojnë. Nga pikëpamja gjermane: me të padrejtë. Me fjalë të tjera: një vend që u dorëzohet herë pas here vërshimit të vlerësimeve romantike, në vend që të veprojë në mënyrë racionale dhe pragmatike. Kjo nuk lë më njeri pa gjumë, por i huton miqtë tanë, fqinjët dhe partnerët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe