LAJMI I FUNDIT:

Humbja e virgjërisë gazetareske

Humbja e virgjërisë gazetareske

Gazetaria si profesion nuk do të thotë se është e pavaruar, nëse kjo nuk na qenka aktive në politikë.

"Humbja e virgjërisë" së gazetarit nuk ndodh vetën nga penetrimi i "shigjetës" së mbrehtë partiake! Gjakderdhje jetërrezikuese shkakton, detyrimisht, edhe lidhja me industrialistë, marrëveshjet e fshehta e të hapura me kompani dhe organizata fitimprurëse.

Kur ndodh kjo epidemi apriori ne nuk mund të flasim për një pavarësi gazetareske e për pastërti profesionale: Lidhjet e tilla të medias me paranë janë të rrezikshme dhe kërcënuese për gazetarinë e shëndoshë e të pavarur. Kjo varshmëri ekonomike e gazetarit me kompani të fuqishme dhe kjo shitje e gazetarit tek interesi ekonomik, varfëron, përkufizon dhe dëmton punën fisnike e të pavaruar të gazetarit dhe të medias në përgjithësi.


Ashtu sikurse që gazetaria e mirë po "pushkatohet" nga partia, politika, dhe nga ambasadat, të njëjtën "pushkatim" po e realizon sot edhe "martesa e gazetarisë" me organizata e kompani fitimprurëse.

"Embedded jorunalism" quhet gazetaria e cila është e lidhur fort e mirë me strukturat ushtarake. Emri "embedded journalism" për të parën herë u bë i njohur gjatë luftës në Irak. Këtu janë gazetarët ata të cilët paraprakisht kanë lidhur një marrëveshje të fshehtë me ushtarakët. Sipas marrëveshjes, gazetarët janë të detyruar të mbulojnë luftën mediatikisht ashtu siç ju përshtatet forcave të Ushtrisë amerikane.

Pra, kjo gazetari është plotësisht e varur nga ushtarakët. Gazetarët duhet të raportojnë e të formojnë artikullin e parathënë nga komanda ushtarake. Vetëm deri në vitin 2002 ishin më shumë se 630 reporterë dhe fotografë që kishin nënshkruar një kontratë të tillë me Armatën amerikane, e me qëllim për të mbuluar luftën e ushtrisë amerikane në Irak.

Është po ashtu i njohur fakti me gazetarët të cilët shiten tek koncernet e mëdha të prodhimit të armatimit dhe bombave atomike. Gazetarët e tillë joshen nga prodhuesit e armatimit nuklearë me udhëtime falas nëpër vendet me ekzotike e më të shtrenjta të botës. Por këta si detyrim kanë të mbyllin sytë e të mos raportojnë për situata të "pakëndshme" në luftën e frontit dhe në biznesin e shitjeve të armëve.

Humbja e "virgjërisë" së pastërtisë gazetareske nuk është diçka e re në fushën e gazetarisë, por është e papranueshme që ca gazetarë e gazetare të kenë guximin të vetëthirren, të vetëshpallen e të vetëquhen "gazetarë të virgjër", kur këta e dinë mirë dhe e kanë përjetuar në shpirt "gjakderdhjen" që ka shkaktuar penetrimi i ashpër i "lakmisë në profesionin e tyre.

Penetrimi i lakmisë e ka bërë të veten: Humbjen e pavarësisë profesionale dhe intelektuale.

Për në fund krejt fare: Cili gazetarë apo gazetare është e pavarur dhe "e virgjër" ke ne?

Unë nuk njoh të tillë njeri, po ti?