“Dorëheqja e qeveritarëve si një akt moral mund të paraqitet për shkaqe dhe arsye të ndryshme. Në shtetet ku sundon rendi dhe ligji dhe ku organet shtetërore vërtet zgjidhen me mjete dhe procedura demokratike, qeveritarët e tyre në shenjë të respektimit të parimeve themelore demokratike, madje edhe për gafet dhe lëshimet më të vogla, që herë-herë nuk kanë të bëjnë fare me funksionin dhe përgjegjësinë e tyre, apo madje edhe për gabimet e të tjerëve, janë të gatshëm dhe paraqesin dorëheqjet nga funksionet e tyre”.
Ky fragment është nxjerr nga një fjalim që Haki Demolli, në cilësinë e deputetit e pati bërë në nëntor të vitit 2012 në Kuvendin e Kosovës. Asokohe, më pati shërbyer si pretekst i mirë për ta bërë një analogji të rasteve të dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë të shteteve të ndryshme, me rastet shumë më të ndjeshme në Kosovë, e për të cilat askush nuk ndiente asnjë lloj përgjegjësie as morale e as ligjore.
Demolli edhe vet e pati ilustruar aktin e dorëheqjeve morale duke e marr pos tjerash si shembull ministrin e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë, Baço Allaja, i cili atë vit kishte paraqitur dorëheqjen vetëm pse ishte publikuar një video-incizim, në të cilin shihej keqtrajtimi dhe torturimi i të burgosurve.
Allaja, me rastin e dorëheqjes kishte thënë: “Ndiej përgjegjësi morale dhe politike, sepse nuk ia kemi dalë ta çrrënjosim torturimin”.
Haki Demolli tash nuk është deputet por është ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i një force, ku jo të gjithë pjesëtarët e saj e ndiejnë përgjegjësin për uniformën që bartin.
Si i tillë, ai nuk është dashur të harroj dilemën që kishte ngritur para tri vjetësh: A thua, qeveritarët tonë e njohin institucionin e dorëheqjes dhe a mund të paramendohet një akt i tillë i tyre?
Këtë dilemë, Demolli është dashur t’ia shtroj vetës të shtunën, ditën kur uniforma e Gardës ceremoniale të shtetit u pa në trupin e një shoferi duke e shëtitur një këngëtar me nuse.
Nga sjellja e tij, rezulton se ai ose ka harruar ose e ka të vështirë ta marr një vendim që ua ka rekomanduar të tjerëve vite më herët.
Dy ditë është dashur të merren mediet dhe publiku me dasmën e këngëtarit derisa ministria që ai e drejton të dal me një qëndrim zyrtar për atë çfarë ka ndodhur.
Dhe ditën e tretë, mblidhen krerët e ministrisë dhe FSK-së, jo në takim të veçantë, jo pse janë alarmuar nga ajo që ka ndodhur, jo pse janë vënë në tabelë qitjeje në rrjetet sociale, por pse kanë pasur takim të rregullt.
Qetas, aty vendosën të marrin masa ndëshkuese ndaj atij që e ka dhënë uniformën për dasmë dhe ndaj atij që e ka veshur atë pa autorizim.
Por, as ndëshkimi i pjesëtarit të FSK-së, e as inicimi i procedurës për ndjekje penale të personit që e ka veshur uniformën, nuk e përmbushin gjithë detyrimin institucional e moral kundrejt këtij rasti.
Kur pjesëtari i Gardës së FSK-së, për gjithë ato vjet shkollimi nuk ka arritur ta kuptoj se uniforma nuk huazohet, ngreh dilemën se cilat gjëra tjera elementare i kanë mësuar pjesëtarët e kësaj trupe.
Në përshtypje të parë, duket se rasti i pjesëtarit të gardës nuk është ndonjë rast që mund të baraspeshohet me rastet e shumta të krimit të organizuar e të korrupsionit, por në brendësi ky rast shpërfaq mendësinë që ende ekziston tek një pjesë e shoqërisë rreth konceptit të asaj që quhet shtet.
Ky rast, shpërfaq logjikën e një kategorie të shoqërisë se nuk bëhet kiameti t’ia japësh teshat dikujt që ka kënduar për UÇK-në.
Logjika se kushdo që ka kontribuar për çlirimin e vendit është zotërues i paqes, e më këtë edhe zotërues i të mirave të përbashkëta nuk qon në zhvillim, por në shkatërrim të mirëqenies së përgjithshme qytetare.
Ipeshkvi Mark Sopi e pati përshkruar shumë mirë këtë logjik në mesazhin që pati dhënë për Pashkët e fundit.
Ai thoshte se ata që u angazhuan për liri sot insistojnë të na bindin se liria është privilegj i disave, prandaj e duan kontrollin mbi lirinë dhe mundësitë, sepse kjo ju shërben për interes dhe pushtet.
Mbi këtë logjik vazhdojnë të funksionojnë tash e 16 vjet shumica e pushtetarëve pasi institucioni i dorëheqjes nuk njihet.
Sikur të njihej ky institucion, llogaridhënia për rastin e fundit do të kërkohej deri tek niveli më i lart i shtetit, që aktualisht është presidentja, Atifete Jahjaga.
Me Kushtetutë, ajo është Komandante Supreme e Forcës së Armatosur të Kosovës dhe si e tillë ajo nuk mund të sillet me indiferencë kur uniforma e gardës së shtetit, vishet edhe nga personat e paautorizuar.
Demolli, habitej se si ministrat nuk jepnin dorëheqje përkundër faktit se ndaj tyre kryheshin hetime penale dhe përkundër faktit se kishte plotë afera të mitos, vjedhjes së arit e të drogës, lidhje me krimin e organizuar, keqtrajtime dhe cenime të të drejtave të qytetarëve si dhe shkollim dhe diploma e doktorate me rënie të lirë.
“Ky deklarim imi si deputet, le të shërbejë si një trokitje në ndërgjegjen e tyre (ministrave)”, thoshte asokohe Demolli.
“Shkoftë në veshin e duhur!”, lutej ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Po në veshin e kujt duhet të shkoj tash trokitja e ndërgjegjes për keqpërdorimin e uniformës së FSK-së?.
Demolli, do duhej ta kishte edhe këtë përgjigje!
(Autori është drejtor i informacionit në Tribuna Media Group)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi