(Ëndërr buzë lumi, libër me poezi për fëmijë i autorit Refik Havolli, Prishtinë, 2015)
Autori i këtij libri me poezi, Refik Havolli, i është përkushtuar vargut nga ndjenja e tij e zemrës se bota duhet të jetë e mirë, ashtu sikurse ai kishte ëndërruar si fëmijë buzë lumit të tij të ëndrrave, në fshatin e bukur, në të cilin, pos që përjeton cicërima zogjsh, zukamë bletësh punëtore, kënaqësi natyre, kënaqësi kah bujku korr kallinjtë e grurit, vrojton edhe botën, padrejtësitë dhe si vrull me të rritet dashuria për të mirën, për lirinë e paqen anembanë botës.
Poezitë që i ka shkruar si fëmijë, mandej në moshën e rinisë, disa nga të cilat edhe i ka botuar në revistat dhe gazetat e kohës, Refik Havolli, me një përkujdesje e përshtatje me kohën e rrjedhat e saj aktuale, arrin t’i bëjë përmbledhje më vete, e cila lexuesit i ofrohet me përmbajtje të vargut shpërthyes, të vargut që përmes figurës arrin edhe të thumbojë ashpër ata që kaluan në anën tjetër, dhe të vargut i cili atdhetarinë dhe flijimin e heronjve të kombit e vë në meritoren për kombin dhe të sotmen e vendit tonë.
Të gjithë ne ëndërrojmë si fëmijë dhe si të rritur. Por, ëndërrimet fëmijërore janë të tjera, janë të ngjyrosura si ylberi, ngrohin si dielli, lakmojnë hënën me bukuritë e saj; ato kanë kreacione, ide të sinqerta e edhe të mbërrishme, dhe jo rrallë edhe iluzione. Ëndërrimet fëmijërore dallojnë me sinqeritetin, si virtyt, si shembull e si porosi. Dhe, kur ato na vijnë përmes vargjeve, janë dhuratë e veçantë, se vijnë të padjallëzuara, vijnë krejt të sinqerta, siç është e sinqertë bota e fëmijëve.
Shkrimtari Refik Havolli, në librin e tij të parë, “Ëndërr buzë lumi”, i përmbledh me kujdes, me qasje të natyrshme, ëndërrimet e tij fëmijërore, që shtat fillestar e kanë fshatin e tij të lindjes, lumin që freskon dhe motivon, që shpie si autoudhë e pandalshme kah dëshirat, kah jeta dhe shkëlqimi i saj…
Ëndrrat e Refik Havollit, buzë lumit aq të dashur Llap, fëmijëve dhe lexuesit në tërësi u ofrohen edhe si ëndrra, edhe si realitet. Vargu i Refik Havollit, i shkruar atëherë kur ai ishte protagonist i ëndrrave, siç i kanë fëmijët kudo në botë, është i mbushur plot dashuri, dashuri ndaj natyrës aq të bukur, ndaj prindërve e familjes, ndaj vëllezërve e motrave, ndaj mësuesit, ndaj atdheut, ndaj heronjve të kombit, si dhe ndaj gjithë asaj që frymon dashuri e bukuri.
Nga prindërit e mësuesit mësoi shumë. Babai e kishte mësuar që duhet dashur e jetuar jetën, nëna e kishte mësuar të mbaj pastërti dhe…ta them gjithherë të vërtetën/e të jem njeri.
Gjyshi e kishte mësuar sa ngjyra ka ylberi, ç’është turpi e ç’është nderi, si bien trimat ç’është historia, ç’është mjerimi,ç’është urtia.
Gjyshja i kishte treguar çdo natë nga një përrallë, duke e puthur shpesh në ballë, … kështu zhvillohesha në imagjinatë…, thotë poeti.
Mësuesi e kishte mësuar ta donte librin, sa shkronja ka alfabeti, për natyrën, shoqërinë, sëmundjet, shëndetin, kurse motra i kishte mësuar shumë lojëra, se si duhet të sillet me shokë, si të mos lahet pa ditur not në ujëra dhe si të mos bëhet nga mendja malok…
Nisur nga këto mësime, që autori i vargëzon për mrekulli, ai jep edhe mesazh për të gjithë fëmijët se si duhet dëgjuar këshillat e mësimet nga nëna, nga babai, nga gjyshi e gjyshja, nga motra, nga vëllai… Janë këto vargje edhe porosi, edhe rimim i bukur letrar.
Autori Refik Havolli i qaset vargut edhe nga këndi i fëmijës, edhe nga këndi i të rriturit. Nga këndi i fëmijës, përmes vargut i sheh dhe përjeton arën, bujkun, frytin, stinët, bukurinë magjepse të natyrës llapjane:
Ky është ai bujku
që me djersën e vet
në ëndërr ka krijuar
tërë një qytet.
Ndërkaq, nga këndi i të rriturit fëmijëve u ofron edhe një botë tjetër. Porosi që ta luftojnë kultin e lakmisë, urrejtjen e të keqen. Autori, në disa nga poezitë e këtij libri, dëshiron që përmes vargjeve të tij t’i gjykojë gjërat jo të mira dhe t’i vetëdijesojë fëmijët për atë që s’është e mirë, kur ata të rriten. Vargu i tij shpesh shpreh revoltën ndaj padrejtësive, ndaj tradhtarëve, ndaj dyfytyrëshave dhe atyre që e duan kolltukun dhe autori përherë tenton të hapë rrjedhën e pandalshme të lumit të së mirës.
Është e vështirë që me pak fjalë t’i bëhet një vështrim më i gjerë librit dhe poezive në të, por, poezitë e Refik Havollit, janë ato që jetojnë me stinët, me muajt e fryteve të bujkut, me bukurinë e natyrës e sidomos të vendlindjes.
Te vargu i tij triumfon e reja, behari, sythi i pranverës:
Po, na erdhi pranvera
ne sot kemi festë
veriu si përhera
më s’po bën protestë.
Për pranverën sot
në çdo kohë dhe vend
jehon kënga – jo kot
plot dëshirë e gazmend.
Shumë nga poezitë e tij Refik Havolli arrin që me mjeshtëri t’i plasojë te lexuesi, i cili, pas leximit, me siguri do të mbetet i kënaqur me mënyrën e qasjes së krijimit të bukurisë së vargut poetik.
Derisa po i lexoj poezitë në librin e krijuesit Refik Havolli kam përshtypjen dhe ndjenjën e të qenunit buzë lumit të tij të ëndrrave…
Buzë këtij lumi
lumi bishtpërpjetë
shtrihet qyteti i ëndrrave
që unë e kam gjetë.
Autori e ka përjetuar vapën e lumit Llap, freskinë që ai ua ka sjellë në fëmijëri e ua sjell edhe sot, begatinë që me ujin e tij Llapi u sjell arave dhe i cili është i qetë, është bukurosh, por që, megjithatë, ai është bishtpërpjetë, e buzë të cilit shtrihet një qytet i tërë, qyteti i ëndrrave, që ai i ka gjetur. Ai qytet mund të jetë qyteti i tij, Besiana, mund të jetë qyteti i lirisë, vetë liria e popullit, pra një qytet që simbolizon paqen, dashurinë, jetën e lirë dhe që shtrihet pakufishëm…
Mjeshtërisht e ka thurur këtë poezi, ndër më të mirat në libër, dhe porosia mund të thuhet se është vetë porosia e librit. Se, kur qyteti i ëndrrave të tij ka arritur te finalja, në ëndërrim, autori lirshëm ka guxim të shprehë dëshirën e tij të çiltër për t’i ftuar fëmijët anembanë nëpërmjet vargut të tij:
I ftoj fëmijët e botës
të vijnë dorë për dore
që qytetin e ëndrrave
ta lëpijnë si akullore.
Lexuesit e këtij libri do të kënaqen me vargjet dhe rimën, me bukurinë dhe porosinë e vargut nga autori që premton shumë, gurra e të cilit rrjedh pastër, e çiltër.
Atdhedashuria, heronjtë dhe falënderimi veprës së tyre janë pjesë e vargjeve të këtij libri.
Ai u këndon dëshmorëve të kombit me përkushtim, por edhe dëshmorëve të fshatit të tij, Isë Havollit e Bedri Ahmetit:
Të dy një ëndërr kishin
të dy një ideal
të dy një yll ishin
s’kish furtunë që i ndal.
Ëndërr në shesh, poezi kushtuar heroit Zahir Pajaziti, ka një simbolikë, e pasur me figura letrare. Apo strofa tjetër e kësaj poezie:
Për jetë do të mbetet
diell Kosove mbi sy
çdo ditë në shesh të përshëndesim
Komandant – u kry, u kry!
Poeti u kushton vargje edhe poetëve tanë të njohur, si Noli dhe Migjeni, sepse ata ishin edhe frymëzues për shumë breza krijuesish, e edhe sot janë të tillë:
Thesari më i çmuar
në zemrën e poetit flinte
ishte kjo kënga e pakënduar
që koha do ta nxirrte.
E, Refik Havolli, i rritur, është kthyer nga fshati në qytet, por edhe qyteti i tij i duket si në fshatin e burimit të ëndrrës e këngës, të fjalës e dashurisë, se jeta vazhdon me ëndrrën tjetër, atë të punës, të krijimit të familjes; sot ai i sheh fëmijët e vet si rriten, fëmijët e tjerë anembanë vendit se si rriten dhe sigurisht libri pasues i tij do të pasqyrojë nga një kënd jo fëmijëror, por me shpirt, ndjenjë, e dashuri si vetë fëmijët, jetën e fëmijëve të sotëm, me ëndrrat e tyre sot, që gjithsesi edhe dallojnë nga ëndrrat e fëmijërisë së tij në fshatin e buzë lumit, aty ku fliste me bujkun, me diellin, me yjet, me hënën, aty ku fliste me dallëndyshen bishtgërshërë që folenë ndërton, me ylberin që ia lakmonte ngjyrat…..
Është mirë që në këtë libër janë përfshirë poezitë e kohës fëmijërore, të gërshetuara me dashurinë ndaj punës e jetës, sepse fëmijët sot do të kenë përpara edhe një tabllo të jetës dikur, pa internet e pa teknologji moderne si sot. Atëherë, ishin ëndrrat ato që depërtonin skaj rruzullit tokësor e më lart, bëheshin përmes imagjinatës me vargun e qitur në copa letrash e fletore, sot është realiteti që edhe fëmijët e përjetojnë konkretisht po patën mundësi në çdo cep të botës.
Ëndrra e tij – dëshirat që bota të jetë e lumtur, që më së miri shprehet në poezinë Dëshirat për Vitin e Ri.
E rëndojnë shpirtin e tij vuajtjet dhe padrejtësitë, do paqe, dashuri jo dallime racore dëshiron të bëhet vetë babadimër, sepse ashtu i veshur në gëzofin, rrobet e dashura të babadimrit, mistike për fëmijët, më së miri do të mund t’i shpërndante dëshirat më të sinqerta fëmijërore: Dua të bëhem babadimër / unë kësaj radhe, – thotë bindshëm poeti.
Pra kush do të ishte babadimër më i mirë se vetë autori, i cili shpirtin e skalit në varg e përmes vargut edhe tërë dhuratat më të mira të botës do t’ua dërgonte fëmijëve të uritur, kurse dashuritë më të fuqishme me vargun dhe zemrën e tij do t’i shtrinte anembanë botës e gjithësisë vetëm si paqe, si liri, si frymëmarrje e lirë, si dashuri mes njerëzve. Ja, pra, këtu poeti e gjen përmes vargut edhe mundësinë që të bëjë atë që ka ëndërr, të jetë ai Babadimri, se më së miri do ta shpërndante lumturinë:
Pagëzojnë lindje, gjykojnë vdekje
nga guaska buzë lumit tim
i pashë në ëndërr duke lozur
e shiu më zgjoi me ngazëllim (Poezia Fjala dhe kënga).
Poeti që te poezia Fjala dhe kënga e gjen fjalën, e nxjerr nga shpirti këngën, buzë lumit të tij, lumit të ëndrrave, të dashurisë, dhe e fillon lojën me guaskat për ta nxjerrë zjarrin e fshehur në shpirt, për dashurinë, bukurinë, për lojën, të çiltër e të pastër të fëmijëve, për lumin që ec si jeta dhe këtu poeti zgjohet nga shiu me ëndrrën e tij që ec si lumë herë i qetë, e herë me tërbim, dhe deri te poezia e fundit Agimi, në të cilën poeti i mbushur, tani na thotë se frymëzimi nuk shteron këtu, por, siç thotë ai, “do të na tregoj edhe një përrallë tjetër”.
Fëmijë këtu mbaron ëndrra
ëndrra ime e parë
kur të ktheheni nga shkolla
do t’jua tregoj edhe një përrallë… (Nga poezia Në agim)
Pra, fëmijë të dashur, e keni në dorë një libër me vjersha, që autori e ka titulluar Ëndërr buzë lumi. Një stoli e bukur për bibliotekën tuaj, por edhe një motiv për shkrimet tuaja ndoshta, se edhe ju mund të bëheni poetë të ardhshëm.
Autori i këtij libri, Refik Havolli, i ka përmbledhur shumicën e vjershave që i ka shkruar atëherë, ëndërrimet e tij fëmijërore, kur ishte në moshën që ju jeni tash. Janë vjersha të qëndisura nga arti dhe shpirti i poetit, vjersha që kanë melodi, rimë, ëmbëlsi e porosi. Sepse, autori e do shumë të bukurën, lumturinë dhe botën paqësore, ashtu siç e doni edhe ju.
Pra, lexim të këndshëm, një shëtitje të këndshme në botën poetike të Refik Havollit, nga i cili presim edhe libra të tjerë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi