Me pasion evropian dhe thirrje plot me ndjenjë u përpoq Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker që t’ua bëjë të shijshme 28 qeverive të BE ndryshimin e kursit në politikën e refugjatëve dhe të azilit. Kështu si tani nuk mund të vazhdohet më tej, tha Junckeri në përshkrimin e tij të errët të gjendjes aktuale. Këtu ai ka padyshim të drejtë. Po nëse propozimet e tij për të hequr dorë nga sistemi i deritashëm i rregullave mund të zbatohen, kjo është e diskutueshme.
Junckeri kërkoi një ndarje të përhershme, të detyrueshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve në të gjitha shtetet e BE. Kjo nuk është më pak se një revolucion, sepse sot janë vetëm pesë shtete që pranojnë 90% të refugjatëve që vijnë. Në maj, Komisioni Evropian kërkoi për shkak të gjendjes akute ndarjen e 40.000 refugjatëve në shtete të ndryshme, tani kërkesa është për 160.000 vetë. Që atëherë shtetet anëtare e refuzuan me shumicë këtë direktivë. Pse duhet ta miratojnë tani? Ngritja e një sistemi krejt të ri azilimi – dhe kjo do të thotë prezantimi i një çelësi të përhershëm të shpërndarjes së mbi 160.000 vetëtve- është ende larg. Shefi i Komisionit Evropian, Juncker, i cili megjithatë ka kancelaren në anën e tij, ka ende një luftë të gjatë për të bërë.
Rezistencën Junckeri dëshiron ta thyejë siç ka bërë dendur, përmes qeses së parave: shtete anëtare, të cilat nuk pranojnë fare ose shumë pak refugjatë dhe azilkërkues, duhet të paguajnë 6000 Euro për kokë. Shtete anëtare që pranojnë më tepër refugjatë se ç’duhet të pranonin sipas kuotës që do të prezantohet, do të marrin 6000 Euro për kokë.
Junckeri dëshiron që barrën e regjistrimit të parë dhe të procedurave të azilit ta kalojë nga "shtetet e frontit" Itali, Greqi dhe Hungari në të gjitha 28 shtetet. Këtë lloj solidariteti, shtetet anëtare e kanë refuzuar deri tani. Ky do të ishte fundi i sistemit jofunksionues të Dublinit, të cilit Greqia dhe Italia nuk i përmbahen prej vitesh dhe të cilin Gjermania e eleminoi faktikisht përmes vendimit për të lejuar të udhëtojnë për në Gjermani refugjatë nga Hungaria përmes Austrisë.
Në sistemin e ri të azilimit bëjnë pjesë edhe qendrat e pranimit, kthimi më i shpejtë i azilkërkuesve të refuzuar dhe i migrantëve të thjeshtë ekonomikë si dhe një sigurim më i fortë i kufijve të jashtëm të BE. Veç kësaj, një listë e detyrueshme shtetesh të sigurta do të pakësojë numrin e njerëzve që vijnë në Evropë.
Jean-Claude Juncker e di se propozimet e tij nuk do të bëjnë që BE të pranojë më shumë njerëz se deri tani. Por kushtet, refugjatët dhe azilkërkuesit do të menaxhohen më mirë.
Por në përgjithësi Evropa nuk është e mbingarkuar. Numri i përgjithshëm i refugjatëve që pranon BE është "modest" krahasuar me shtetet fqinjë të Sirisë, pranon shefi i Komisioni Evropian. Të hënën e ardhshme (14.09), kur ministrat e Brendshëm të 28 shteteve anëtare të diskutojnë paketën e propozimeve të Junckerit, do të dalë në pah nëse është i zbatueshëm ky kurs apo jo. Në rast nevoje, shumë masa mund të imponohen edhe me vendime të shumicës kundër vullnetit të shteteve të veçanta. Çështja se si mund t’i detyrosh refugjatët, që të vendosen në një shtet, i cili nuk dëshiron t’i ketë dhe të cilin ata nuk e dëshirojnë as vetë, mbetet pa përgjigje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City