Gjermania është një vend emigracioni. Një vend shprese për njerëzit nga Lindja e Mesme, nga Afrika, nga Azia, nga Ballkani. Për njerëzit të cilët marrin arratinë – nga lufta, nga tirania, nga torturat, nga përndjekja, nga shtypja, nga diskriminimi, varfëria, mungesa e shpresës. Ata ikin me qindra e mijëra – shpesh në kushte të rrezikshme, gjithmonë të varur prej arbitraritetit të kontrabandistëve dhe trafikantëve. Ata ikin në një vend ku shumica e njerëzve i pret refugjatët me empati, me kujdes, me një gatishmëri shembullore për ndihmë dhe bujari. Kjo është mjaft mbresëlënëse.
Por edhe Gjermania është plot mbresa. Asgjë nuk duket se vlen më. Nuk ka rregulla, ligje, standarde, siguri. Të gjitha llojet e dyshimeve dhe shqetësimet përjashtohen ose kalohen në plan të dytë. 800.000 refugjatë janë një detyrë që gjermanët e marrin përsipër, që duhet ta marrin përsipër. Ata konsiderohen si një mundësi, jo si një barrë apo mbingarkesë.
Dhe vërtetë duket se gjermanët i presin për momentin me simpati, kureshtje dhe një gatishmëri të madhe për të ndihmuar refugjatët që vijnë nga kultura dhe nga kontinente të tjera. Njerëzit i shikojnë pothuajse të habitur këta gjermanë të rinj, të cilëve kancelarja Merkel u ka bërë thirrje një virtyt krejt të ri gjerman: fleksibilitet. Me fjalë të tjera: le t’i lemë gjërat të ndodhin të shohim se çfarë do të ndodhë.
Prej nga vjen kjo gatishmëri prekëse për të pranuar të huajt dhe refugjatët, për të mos insistuar tek kualifikimet, gjë që e bën vetëkuptushëm çdo vend emigracioni? Është hija e Rajhut të Tretë, është përkujtimi tradicional i përvojave të qindra mijëra gjermanëve, të cilëve iu desh të emigrojnë dhe që përpiqeshin plot dëshpërim për t’u strehuar në Angli, SHBA, Francë, Zvicër apo Shangai. Është kujtimi i odisesë së kaq shumë gjermanëve, të cilët nuk mundën të arratiseshin, që vranë veten nga dëshpërimi, u arrestuan duke u arratisur, u dëbuan dhe u vranë.
Prej kësaj lindi pas luftës neni unik në botë në Kushtetutën Gjermane, i cili u njeh të përndjekurve politikë të drejtën për azil. E drejta e azilit nuk është një akt mëshire, por një detyrim ligjor dhe moral. Dhe edhe pse ajo është modifikuar dhe dobësuar para 20 vjetësh, e drejta e azilit në thelb vazhdon të ekzistojë. Ajo është pjesë e ADN-së sociale të Gjermanisë.
Shumica dërrmuese e gjermanëve e mbështet këtë detyrim moral, elitat gjithsesi. Një pakicë e vogël rebelon dhe për fat të keq demonstron kundër refugjatëve. Kjo s’është gjë e mirë, nuk ka dyshim, por kjo është vetëm një pakicë e vogël. Gjithsesi askush nuk duhet ta përjashtojë mundësinë që prej gatishmërisë mbresëlënëse për të ndihmuar, të krijohet një shoqëri e mbingarkuar. Që empatia të shndërrohet në refuzim. Kjo është arsyeja pse politika duhet të veprojë tani. Të thotë atë që dëshiron, çfarë është e mundur dhe çfarë nuk funksionon – si në nivel kombëtar dhe në nivel evropian. Ne kemi një gjendje të jashtëzakonshme, me të cilën shteti është i mbingarkuar. E deri tani më shumë se qytetarët e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe