Përveç politikës, ku ndeshja mes protagonistëve të saj është mënyra e mbijetimit të tyre, arti e mes tij sidomos letërsia, hapin fare pak vend për kacafytje mes shkrimtarëve. Kjo vetëpërmbajtje ka arsyet e veta, të cilat gjithsecili prej nesh i kupton, por bie në sy rezultati i kësaj lloj sjelljeje: në gjysmën e parë të njëqindvitit të shkuar, mbetet e shpeshkujtuar vetëm një grindje e gjatë, por po ashtu edhe komplimentim i ndërsjellë: ai mes dy gjigantëve Faik Konica dhe Fan Noli.
Në vijim, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, letërsia jonë u shënjua nga dy titanë: Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Këta, falë edhe disa rrethanave të sistemit politik ku krijuan më të shumtën e më të suksesshmen vepër të tyre, u fërkuan vetëm sa për të lëshuar disa shkëndija.
Kurrë, as pas viteve nëntëdhjetë, nuk u rrokën faqe syve të botës.
Me fillimin e viteve dymijë ndodhi një “hop”. Me në mes jo pak grindje apo sherr, ngjau një përplasje e fortë mes Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qoses. Një tjetër qe akoma më e vrullshme: midis Kadaresë dhe Kasëm Trebeshinës.
Përplasje të tilla kacafytëse nuk përbëjnë asnjë defekt në veprën e gjithsecilit, as ua shtojnë dhe as ua pakësojnë librat, arritjet dhe dështimet. Gjithsesi këto ndeshje herë pas here çlirojnë edhe energji idesh të dobishme.
Ndërkohë vitet ikin dhe ata e vijojnë poteren e tyre, krijojnë grupe mbështetësish apo edhe të mërzitur nga kjo frymë e vazhduar zënke.
Ja pse, mbase, ndihesh më mirë kur këta shkrimtarë me shumë pasion grindës i gjen tek rrinë pranë njëri-tjetrit si miq të mirë.
Kjo ka ndodhur së fundmi në një libër të albanologut Edmond Çali, leksiondhënës prej dy dekadash pranë Universitetit Oriental të Napolit, kësaj strehëze historike të katedrës më të vjetër të gjuhës dhe të kulturës shqipe në Itali.
Në 522 faqe studimi mjaft të detajuar dhe në interpretim shumë modern, me shtat të plotë pedagogu dhe status kritiku letrar, Çali në librin “Disidenca në letërsinë e realizmit socialist shqiptar” dhe nëntitull “Kasëm Trebeshina, Zef Pllumi dhe Ismail Kadare”, bën analizën e gjithsecilit në mënyrën se si me artin e tyre ata i kanë bërë opozitë gjysmëshekullit të diktaturës së quajtur të proletariatit.
Nëpërmjet këtij botimi gjendesh me mendje më të argumentuar dhe shpirtërisht më i justifikuar, kur nuk je dakord me disa që regjimin e shkuar kanë dashur ta vizatojnë si pesëdhjetë vite të një populli gojë dhe mendjekyçur apo të një letërsie me vetëm hosana ndaj pushtetit politik të kohës.
Vërtet gjatë gjysmëshekullit të shkuar u krijua edhe çeta e shkrimtarëve dogmatikë stalinistë, por mëkatari regjim dhe i shumëfajshmi Enver Hoxha nuk shkuan kurrë aq larg sa në krye të nderimit, si edhe të vetë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të emëronin përfaqësues të kësaj shtrese mendjendryshkur. U vunë më të suksesshmit profesionalisht, të cilët, në thelb, për shkak të talentit të tyre, qenë (më shumë pa dashje) ndër varrmihësit e atij sistemi. Nuk ndodhte vetëm këtu kjo kundërshti e çuditshme.
Një bilanc i gjysmëshekullit komunist, ku dëmi kombëtar në disa fusha ishte kolosal, në atë të artit e sidomos të letërsisë, nuk është aspak kaq i sterrosur sa e dëshirojnë rrafshuesit e historisë, të cilët mllefin e kanë vetëm e vetëm sepse nuk ia dolën të qenë vetë mbushësit e saj.
Siç tashmë është krejt e qartë, shumica e artit dhe e letërsisë së krijuar gjatë moteve të realizmit socialist i mbijetoi edhe periudhës së provës pluraliste, madje ende rezulton se kryeveprat janë krijuar atëherë. Atë kohë, shteti ideologjik financonte shumë, jepte përvit me mijëra muaj leje krijuese dhe nuk të vriste nëse zgjidhje një temë historike në vend të asaj “të ditës” (Shteti i sotëm në politikën e tij të painkurajimit masiv të artit dhe të letërsisë është fund e krye një mjeran).
Me pak fjalë: kundër diktaturës luftuan me sa mundën edhe grupe të armatosura, rebeluan gjithashtu zona kryengritëse, vepruan bij të së djathtës e të së majtës liberale, u bë rezistencë jashtë dhe brenda burgjeve, u dëshmua qëndresë çelnikase deri edhe para skuadrave shtetërore të pushkatimit, veç jo nga mbrapa ferrës, por në vijë të parë ka qenë edhe letërsia.
Ajo luftoi me mënyrën e saj, çfarë do të thotë me armën më efikase që kishte dhe që nuk e ndaloje dot: talentin.
Në tre emrat e shkrimtarëve të studiuar në librin e albanologut Çali, gjatë diktaturës, talenti më i spikatur qe Ismail Kadare. Për ta mbrojtur atë dhe veprën e tij ai kreu edhe kompromise me diktatorin dhe me hallkat e tij kontrolluese, por bashkë me veten shpëtoi edhe kryevlerën e tij personale e njëkohësisht shoqërore: talentin e magjishëm letrar që sot gjen pëlqim në të gjithë botën.
Sepse ishte i tillë, ajo që krijoi ai, edhe kur, në këmbim të përfitonte copëra lirie që nuk i kishin të tjerët, Kadare dukej se qe përdorur për të qenë dakord me orientimet ideologjike të kohës dhe, letërsia e tij nuk u përputh dot me skemën e rregullave dogmatike të realizmit socialist.
E kreu kështu, me vetëm kaq, pra me letërsi të arrirë, antidiktaturën e tij.
Duhej më mirë në burg ai dhe historia jonë sot pa veprat e tij? Ky debat do të vazhdojë pa fund. Gjithsesi pikërisht në këtë shteg dileme gjenden përballë njëra-tjetrës dy modele mbijetimi profesional: Kadare dhe Trebeshina.
Në librin “Disidenca në letërsinë e realizmit socialist shqiptar”, nëpër dyqind e njëzetë faqet studimore për Kasëm Trebeshinën bindesh se në ndeshjen e tij politike me socrealizmin dhe sistemin politik që e zbatonte në Shqipëri, ky i fundit ka humbur mundësinë e komunikimit të veprës së tij letrare me lexuesin e kohës, për jo pak: sa një jetë njeriu, gjysmë shekulli. Ky është një krim i rëndë ndaj personit si edhe vetë letërsisë kombëtare. Diçka duket sikur u baraspeshua me çfarë iu publikua pas vitit 1990, por kjo qe më e pakta e gjithësisë së krijimtarisë së tij.
Kjo ligësi, ndalimi i kësaj vepre mjaft origjinale, nuk mund të inkurajojë idenë se më mirë do të ishte që edhe Kasëm Trebeshina ta manovronte një kompromis me regjimin. Ai zgjodhi rrugën e tij të vendosur dhe të ashpër, duke qenë sot përfaqësuesi më i drejtpërdrejt dhe më heroik i disidencës letrare të të gjithë gjysmëshekullit të shkuar.
Me të mund të shkaktosh përplasje nëpërkëmbëse, por do të ishim më të plotë e një trashëgimi letrare më e nderuar në rast se Ismail Kadare dhe Kasëm Trebeshina, si vlera unike kombëtare, të qëndrojnë përgjithmonë të bashkuar pranë njëri-tjetrit.
Janë jo dy kundërshtarë, por thjesht dy shembuj krijimtarie në rrethana totalitarizmi të rëndë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje