Provokim i radhës i Qeverisë serbe: selia e institucionit të arsimit të lartë në Novi Pazar, në shitje! Proteston Zukorliq, themeluesi dhe rektori i parë i këtij institucioni.
Në mesin e objekteve të shumta të Holding Kompanisë "Rashka" në Novi Pazar, e cila është në falimentim që nga viti 2013, Agjencia e Serbisë për Privatizim ka vënë në shitje edhe ndërtesën ish-administrative të ish-gjigantit të tekstilit.
Ndërtesa me 1,042 metra katrorë, e cila është ofruar me një çmim fillestar prej 65 milionë dinarë, që nga viti 2002 është selia e Universitetit Internacional të Novi Pazarit, themelues dhe rektor i parë i të cilit ishte Myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq.
Universiteti ndërkohë ndërtesën në fjalë e ngriti edhe për dy kate. Ndërsa, Zukorliqi dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Serbi, Mevlud Dudiq, protestojnë ashpër në lidhje me këtë provokim të rëndë nga organet e qeverisë serbe.
Zukorliq ka theksuar se kombinatit të atëhershëm të tekstilit "Rashka" “i kemi dhënë hua dhe pasi që paratë nuk na janë kthyer, ndërtesa ka kaluar në pronësi tonë”. Sipas Vecernje Novostit, Zukorliq po ashtu kërkon nga Agjencioni Serb i Privatizimit që ta përjashtojnë nga shitja ndërtesën administrative të Holding Kompanisë "Rashka".
Mevlud Dudiq konstaton se objekti është ndërtuar në tokën e cila është pronë e Vakufit (Bashkësisë Islame) të cilën shteti duhet t’ia kthejë Bashkësinë Islame dhe se ky objekt nuk mund të shitet. Përveç Agjencisë së Privatizimit, kërkesën që ndërtesa në fjalë mos të shitet i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq.
Pak njerëz në Novi Pazar dinë se si arriti Universitet Internacional të vendoset në lokalet e këtij kombinati, i cili në atë kohë ishte duke punuar, mandej kishte shumë të punësuar, dhe se si janë kryer transaksionet midis Bashkësisë Islame dhe kreut udhëheqës të "Rashkës". Mbështetje maksimale për themelimin e Universitetit Ndërkombëtar në atë kohë ka dhënë kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Zoran Gjingjiq, i cili gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes.
Universiteti Ndërkombëtar i Novi Pazarit ende ka probleme me akreditimet e nevojshme nga komisioni përkatës shtetëror, edhe pse ka degët e veta gjithkah në Serbi (Beograd, Novi Sad, Nish) e së fundmi, nga viti i kaluar, edhe në Preshevë.
Edhe para disa viteve kishte ndodhur një rast i ngjashëm me Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar, i cili është i vendosur në ndërtesën, pronë e së cilës është BI (Vakafit), përndryshe ndërtesa e dikurshme e Shtëpisë së Mallrave “Gërmia” Prishtinë. Disa herë me radhë fakulteti i Studimeve Islame është kërcënuar nga marrja me dhunë e kësaj ndërtese .
Atëherë, studentëve, prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe të gjithë myslimanëve nuk iu kishte mbetur asgjë tjetër përveç që, sikurse më parë, të organizohen në mbrojtje të Fakultetit të Studimeve Islame dhe Vakufit, dhe me këtë rast grabitësi, pra qeveria lokale, ishte zmbrapsur.
Se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim, mbetet të shihet. Por, gjithsesi, nëse Qeveria e Serbisë nuk heq dorë nga shitja e objektit të Universitetit Internacional, studentëve, prindërve dhe qytetarëve nuk u mbetet tjetër përveçse të veprojnë njësoj sikurse herëve tjera. Pra, të vihen në mbrojtje të pronës së tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale