Ka një vit që konfliktet racore në SHBA kanë një emër të ri: Ferguson. Dhuna policore ndaj të riut që ndërroi jetë, Michael Brown, dhe vala e paparë e protestave që pasuan, kanë ndryshuar jo vetëm qytetin e vogël, Missouri, por edhe të gjithë Amerikën. Po, Ferguson ka ndryshuar Amerikën.
Vërtet edhe më parë të rinj zezakë janë qëlluar për vdekje nga policët e bardhë, edhe më parë kanë qenë konfliktet racore një plagë e hapur që dhemb, për të cilën nuk ka ndonjë zgjidhje të shpejtë. Por, pamjet e trazirave si në një luftë civile, me policë që godasin të veshur me uniforma ushtarake dhe provat për një polici me paragjykime raciste, i kanë tronditur qytetarët. Për ta papritur fjala "fuqi e shtetit" mori një tingull tjetër kërcënues. Nëse më parë amerikanët do të kishin kaluar instiktivisht në anën e shtetit në rast të përleshjeve mes ruajtësve të rendit publik dhe të rinjve zezakë, tani ata nuk ia ofrojnë policisë me paradhënie besimin.
Konfliktet e mundshme racore që nga ngjarjet në Ferguson lidhen tani me dhunën policore. Një lidhje fatkeqe që kërkoi viktima në vazhdimësi të vitit edhe në Clevenland, North Charleston dhe Baltimore. Fakti që ndërkohë gati gjysma e 50 shteteve federale duan të vendosin kamera në trup, apo duan të ofrojnë trajnime speciale për policinë e ngrenë komisione hetimore, të bën të shpresosh që ka nisur një proces reflektimi.
Prej një viti ka ndryshuar edhe vetë qyteti Ferguson. Zgjedhjet për këshillin bashkiak pas ngjarjeve në Ferguson sollën një rezultat që nuk duhet lënë mënjanë: Pjesëmarrja në votime u dyfishua, dhe u trefishua numri i përfaqësuesve me ngjyrë në këshillin e bashkisë. Ndërkohë, Ferguson ka një shef të ri policie, një menaxher të ri në qytet dhe gjykatës të rinj – të gjithë janë afroamerikanë duke reflektuar kështu mazhorancën e njerëzve me ngjyrë. Por, edhe një lajm i mire vjen nga aty: Pas një analize tepër kritike të Ministrisë së Drejtësisë, u zbut praktika provokuese e gjenerimit të të ardhurave për buxhetet e bashkive, duke shpërndarë pa hesap gjoba të formave të ndryshme.
E, mergjithatë Ferguson është qytet i ndarë, më shumë se kurrë më parë. Mosbesimi në komunitetin e njerëzve me ngjyrë dhe atyre të bardhë është thelluar. Policia përpiqet me iniciativa fqinjësie dhe kamera në trup të ndryshojë gjendjen, por ajo është ende larg fitimit të besueshmërisë nga popullsia me ngjyrë.
Ngjarjet në Ferguson nuk kanë ndryshuar vetëm SHBA-në, por edhe presidentin e parë më ngjyrë të Shteteve të Bashkuara. Shumë kohë, madje edhe në mesin e mandatit të dytë, Obama ka hezituar të marrë anën e komunitetit me ngjyrë në konfliktet racore. Pas Fergusonit, qëndrimi i tij ishte i qartë: ai u pozicionua dhe kritikoi hapur policinë dhe sistemin e drejtësisë për trajtimin ndryshe të të rinjve latinë dhe atyre me ngjyrë krahasuar me moshatarët e tjerë. Amnistia e tij për të rinjtë e dënuar për delikte droge e lidhur me shtysën për një reformë në drejtësi, treguan se presidenti i bën fjalët vepra.
Konfliktet racore i shoqërojnë Shtetet e Bashkuara që nga ora e lindjes së shtetit amerikan, ato janë të regjistruara në ADN-në amerikane. Për të prekur kompleksitetin e problemit, ky vend duhej të ishte njëherë i ndershëm me veten. Kjo mbetet një nga detyrat e rëndësishme për një president që në vjeshtën e mandatit po bëhet gjithnjë e më i fortë. Ndoshta presidenti Obama ndjehet më i inkurajuar nga sukseset e muajve të fundit të bëjë atë që shumë paraardhës e presin prej tij: të mbajë një fjalim themelor për konfliktin racor, një fjalim që ndoshta nuk i zgjidh problemet brenda natës, por që mund të ndryshojë Amerikën dhe botën. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj