Duhet të ndihemi të kënaqur për risitë dhe shqyrtesat që ka ofruar shtypi francez në vijimësi. Vetë qeveria dhe parlamentarët e saj, që e kanë për detyrë të përkujdesen e të mbrojnë liritë vetjake, kanë pasur rastin e artë për t’u ballafaquar e për të shijuar pavarësinë dhe forcën e shtypit francez. Ndoshta, disa të zgjedhurve të popullit apo edhe ndoca ministrave të qeverisë, mund t’u lëvrijë në mend se mund të bëhet fjalë edhe për “ujë nën rrogoz” apo edhe për “metoda fashiste”. Kështu, ata ende nuk gëzojnë kuptimësi të qartë se çfarë do të thotë në të vërtetë të kesh një shtyp të lirë, demokratik dhe që nuk të bën thjesht ‘temena’. Do të mjaftonte edhe kaq për të nxjerrë në pah një nga cilësitë bazë të demokracisë, për ata që mbartin mbi vetë sqimën e përkrahjes së pakufishme të së drejtës së informimit dhe nga ana tjetër, të asaj pale që kërkon pa reshtur të fusë në binarët ligjorë veprimtarinë mediatike me qëllim të mbarë, e këtu nuk ka vend për dyshim, për të kufizuar sadopak fuqinë e tij.
Në të vërtetë, në një regjim demokratik ku qytetarët kanë rastin të ushtrojnë pavarësinë politike, detyra thelbësore e shtypit qëndron në faktin se u ofron mundësi qytetarëve të zhvillojnë ndjenjën e kritikës, me qëllim që të aftësohen për të vlerësuar e peshuar saktë zgjedhjet e e tyre politike apo administrative. Rrjedhimisht, të formësojnë gjykimin politik. Kështu, është mëse e kuptueshme që detyra e shtypit është të furnizojë klientelën me informacion të bollshëm, pa i hequr e pa i shtuar as edhe një presje realitetit që ofron. Megjithatë, kujdesi kurrë nuk është i tepërt, as mungesa e skrupujve apo edhe këndvështrimet e ndryshme që duhet të ushtrohen gjithsesi brenda një pushteti pa sinorë.
Liria e informimit të publikut përbën ashtin e demokracisë dhe vendosja e kufizave ndaj saj, do të vinte në rrezik vetë të drejtat politike të cilitdo qytetar. Ashtu siç shkruan edhe Tocqueville në librin e tij “Në gjurmët e demokracisë në Amerikë”: “Në një vend ku sundon dukshëm dogma e sovranitetit të popullit, censura nuk është vetëm e rrezikshme, por mbi të gjitha edhe absurde”. Kështu, nevojiten vallë arsye madhore e shtrënguese për ta vënë ligjërisht nën zgjedhë?
A mos vallë është shpifja njëra prej arsyeve? Sipas z.Eric Rault, për shembull, ”gjithçka mund të lejohet në demokraci, përveç shpifjes”. Kjo deklaratë e politikanit në fjalë është shumë e përgjithshme dhe ka nevojë për detaje e saktësime të mëtejshme. Nëse shtypi cenon apo hedh baltë në jetën private të një individi, në mënyrë të padenjë e duke dhunuar integritetin moral dhe nderin e tij, shtypi nuk mund të fshihet pas mbrojtjes ligjore. Shpërndarja e informacioneve të tilla përbën dhunim të hapur të jetës private të individit, që do të thotë, të një jete që nuk duhet të dalë në pah e t’i nënshtrohet gjykimit publik, as për mirë e as për keq; kjo e drejtë është e sanksionuar kushtetueshmërisht për qytetarinë demokratike.
Sidoqoftë, ndryshe nga dukuria që trajton ashtu si edhe shumë të tjerë edhe z. Raoult, të tilla parime nuk mund të bien ndesh me lirinë e shtypit, kur gazetaria investigative nxjerr në publik fakte të natyrës publike, e ndërkohë që edhe vepruesit janë individë të rrafshit publik. Me fjalë të tjera, persona që mbartin mbi shpinë funksione politike, administrative apo juridike. Tashmë, kemi mbërritur në një pikë shtjellimi të dukurisë kur shtypi, i prirur dhe i shtyrë nga zelli profesional, nxjerr në pah informacione jo-krejtësisht të shqyrtuara e të verifikuara; ai bie në gabime, në pasaktësi, ku ngërthehen faktet e qarta me ato të paqarta. Megjithatë, nëse shtypin do ta dënonim rreptësisht në çdo hap të hedhur gabim e për më tepër kur është vullnetmirë, për pasojë do të dilnim në përfundimin: kufizimi i shtypit nëpërmjet vetëkufizimit(censura nëpërmjet autocensurës).
Ky argument u mbrojt njëzëshëm nga gjykatësit e Gjykatës së Lartë të SHBA-së në vitin 1964, në çështjen për gjykim “NYT Co. kundër Sullivan”. Gjykatësit arritën në përfundimin se nuk mund të dënohej për shpifje gazeta “Neë York Times”, që ishte akuzuar nga komisari i policisë z. Sullivan për botimin e informacioneve të pasakta për dhunë policore të ushtruar ndaj demonstruesve në mbrojtje të të drejtave qytetare në Universitetin e Alabamës. Sa i takon shtypit, nuk synoj të bëj avokatin mbrojtës kur gazetarët investigativë bien në pasaktësi dhe kërkojnë mbrojtje ligjore, por e vë theksin tek detyra e shtypit për të rrëmuar në fakte të mbetura nën hije, dalja në dritë e të cilave u mundëson qytetarëve të kenë njohjen e nevojshme ndaj çështjeve publike dhe në krijimin e një gjykimi të shëndoshë politik. Për t’ia dalë mbanë këtij synimi demokratik, ndihet e nevojshme të gjykohen më me tolerance gabimet, pasaktësitë apo edhe teprimet e shtypit.
Shtypi akuzohet rëndom se është shumë i fuqishëm, por në të vërtetë nuk është edhe aq. Personat publik, veçanërisht qeveritarët, i kanë të gjitha mundësitë për të saktësuar pasaktësitë e informacioneve që shtypi hedh në publik; qeveritarët gëzojnë “përparësi të veçantë hyrjeje” në mjetet e informimit publik. Nga ana e tij, shtypi nuk mund të bjerë në ujdi me politikën, në lidhje me kërkimin e informacioneve të nevojshme për publikun, vetëm e vetëm se mund të shihet vëngër nga të zgjedhurit e popullit, qofshin në administratë publike a qeveri.
Shtypi – duhet shqitur nga mendja një herë e mirë kjo ide – nuk është pushteti i katërt krahas tri pushteteve, ekzekutiv, legjislativ e gjyqësor; ai është, me vullnet të lirë, shërbestar i demokracisë.
(Marrë nga “Le Monde”. Marc-Antoine Dilhac është Prof.Dr. i Filozofisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi