Borxhe të mëdha, një ekonomi në stanjacion, një shërbim publik i fryrë dhe joefikas – para disa vitesh dukej sikur Italia mund të hynte në krizë dhe të merrte me vete të gjithë Evropën.
Që atëherë profetët e kësaj fatkeqësie vërtetë nuk po ndihen më me kaq zë të lartë dhe në tregjet financiare kanë rënë bastet kundër Italisë. Por ekonomia e tretë më e madhe në Evropë vazhdon të jetë ende në gjendje të vështirë dhe pa një drejtim të qartë për të ardhmen.
Cinzia, pronare e një picerie dhe e një pastiçerie në veri të Romës, tregon se kohët kur klintët vinin dhe porosinin për festa familjare torta dhe biskota, kanë marrë fund prej kohësh dhe është e vështirë të zgjerosh rrethin e klientëve. Po ashtu ajo thotë se këtë vit do të shkojë vetëm ca ditë për pushime në Greqi dhe se familja e saj ka disa vjet që nuk e ndjek më traditën dikur të shenjtë shumëvjeçare për ta mbyllur dyqanin gjatë gjithë gushtit. Cinzia, si shumë italianë në tjerë, është mësuar me rrethanat e reja. Dhe si shumë italianë të tjerë, ajo e sheh këtë gjendje si një gjë normale dhe jo si ndryshime të përkohëshme, megjithë shenjat e para të një çlodhjeje të lehtë ekonomike.
Kështu prodhimi industrial është rritur në tremujorin e fundit me tre për qind, kryesisht për shkak të industrisë së rëndë si ajo e automobilave dhe industria mekanike.
Kryeministri Matteo Renzi e sheh këtë si provë e efektivitetit të reformave të tij. Për të ringjallur tregun e punës, qeveria e tij futi stimuj dhe përfitime fiskale për investimet, si dhe lehtësime tatimore prej 80 eurosh në muaj për njerëzit me të ardhura të ulëta. Renzi gjithashtu vë në dukje se tani ka më pak të papunë dhe më shumë kontrata punësimi afatgjata.
Por disa vëzhgues mendojnë se kjo është vetëm kozmetikë politike: shumë të papunë nuk janë të përfshirë në statistika, sepse ata nuk janë regjistruar zyrtarisht tek autoritetet si punëkërkues. Dhe më shumë kontrata afatgjata nuk do të thotë më shumë vende të reja pune, por thjesht zgjatjen e kontratave ekzistuese.
Edhe për rritjen e vogël të prodhimit industrial, ka sipas tyre shpjegime të tjera: nafta është më e lirë, euro e dobët përmirëson mundësitë për eksport, si dhe kreditë që janë vënë në dispozicion, pasi Banka Qendrore Evropiane i furnizon bankat me parata të lira. Por e gjithë kjo mund të ndryshojë shpejt.
E megjithatë kryeministri i ri dhe energjik Renzi do të krijojë përshtypjen se ekonomia italiane ka nisur kursin e zhvillimit dhe shpalli madje edhe një "Pakt të ri me italianët" që parashikon lehtësime fiskale prej më tepër se 50 miliardë euro brenda 50 vjetëve të ardhshme.
Ndërkohë borxhi i shtetit italian ka arritur shifrën e frikshme prej 130% të prodhimit ekonomik – vetëm borxhi i Greqisë është më i lartë. Dhe Renzi e di se në rast se Greqia falimenton dhe del nga eurozona, Italia do të humbasë edhe deri në 40 miliardë euro, prandaj nguli këmbë në Bruksel që Athina të pranojë kushtet e BE-së dhe të kreditorëve të tjerë.
Por edhe pse italianë janë të nervozuar me burokracinë jo efikase në vendin e tyre, me taksat e larta dhe korrupsionin e vazhdueshëm, ata nuk besojnë se Italia mund të bëhet Greqia e radhës. Kështu mendojnë jo vetëm kometatorët politikë, por edhe njerëzit e thjeshtë. Cincia thotë se "edhe Italia ka problemet e saj, por jo si Greqia." Ajo kujton se gjatë gjithë viteve që shkon për pushime në Greqi nuk i kujtohet të ketë marrë ndonjëherë ndonjë faturë hoteli apo restoranti. Greqia – thotë Cinzia – ka një rrugë shumë të gjatë përpara për t’u bashkuar me Italinë apo Evropën." /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi