LAJMI I FUNDIT:

Shtimi i shqiptarëve, “tmerri” i pushtetarëve maqedonas?!

Shtimi i shqiptarëve, “tmerri” i pushtetarëve maqedonas?!

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i VMRO-Popullores, Ljubço Georgievski, ka dhënë një deklaratë “befasuese”, teksa ka thënë se në vitin 2021 maqedonasit mund të jenë pakicë në Maqedoni.

Georgievski thekson se Maqedonia mund të bëhet shteti i katërt në rajon, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës me popullsi shumicë myslimane, pasi më 2021 në shtetin e Maqedonisë më shumë mund të ketë shqiptarë.

Deklarata e Georgievskit mund të jetë bërë për arsye të ndryshme, ku nuk përjashtohet sidomos ajo politike personale, porse në këtë deklaratë thuhet një e vërtetë e madhe.


Shqiptarët, duke patur një natalitet të lartë, e maqedonasit një natalitet të ulët, ekziston mundësia që etnia shqiptare ta tejkalojë etninë maqedonase në numër dhe prej këtej edhe pushteti kalon në dorë të shqiptarëve, pasi në këto kushte të mundshme të së ardhmes, mund ta kenë kryeministrin e vendit.

Madje, mund të jetë me shumë mundësi, pikërisht kjo arsyeja kryesore se përse që nga krijimi i shtetit të Maqedonisë, ka ekzistuar “frika prej shqiptarëve dhe të drejtave të tyre”.

Kjo frikë prej shqiptarëve, madje mund të jetë arsyeja se përse Nikolla Gruevski kaq kohë ka ndjekur edhe politika antishqiptare dhe se përse nuk plotësohet në praktikë marrëveshja kornizë e Ohrit.

Pra, rritja e shqiptarëve është parë si kërcënim prej pushtetit maqedonas dhe kjo ka sjellë politikat represive, dhunuese dhe probleme të dukshme me karakter etnik.

Një fenomen të tillë shpjegohet qartë tek “Frikë prej numrave të vegjël”, ku thuhet se në shtete ku ka pakica të mëdha, pushteti egërsohet nga frika e rritjes së pakicave dhe se Maqedonia është rasti ndoshta më tipik i teorisë në fjalë.

Rritja e popullsisë shqiptare në Maqedoni, ja “tmerri” i pushtetarëve maqedonas.