A mund të rrijë njeriu pa e lëshuar një ofshamë të thellë! Ec e mos thuaj më shumë se kaq! Jo sa për të thënë, po për të nxjerrë një zë njeriu me pezmë e me arsye! U cenuan rëndë besa dhe mikpritja shqiptare! Dy njerëz u vranë nga dora kriminele! U vranë në Dukagjin, në Prekal. Secili prej nesh gjykon dhe mund të thotë se ka shumë, shumë punë të mëdha që duhet të t’fillohen. Po, para së gjithash, të bëjmë homazh për dy vizitorët, që do të mbeten kujtim trishtues për ne, si kujtimi i përjetshëm për varrin e “një të panjohuri”, kujtim ky për gjenerata e breza të kohës.
Kur shpërtheu lajmi për dy vizitorët nga Çekia, të gjithë ata që e kuptuan mënyrën e vrasjes duket të kenë ndier dhembje shpirti për vdekjen e tyre. Nuk kam çka më shumë në këto momente, vetëm se të shpreh dhembjen time të pafund njerëzore për ta! Për këta njerëz të cilët kanë zgjedhur për ta vizituar Shqipërinë, mund ta kenë zgjedhur veriun e saj, ta kenë zgjedhur natyrën, bukuritë, shkumëza uji burimi në ujëvara, nisur për në det, sikurse jeta e tyre, nisur e vazhduar për dije e shije për një vend të preferuar!
Çfarë “mëkati” do të kenë pasur ata njerëz për të ikur nga kjo botë kështu, duke qeshur, duke shijuar një botë të panjohur për ta, duke i rënë prapa jetës që do ta kenë dashur si çdo njeri i rruzullit tokësor. Unë po bëj vazhdimisht homazh lutjesh për këta njerëz nga Çekia, vizitorë të Shqipërisë.
Kanë zgjedhur ta vizitojnë vendin e shqiponjave, të kepave që herë-herë dinë “të shikojnë vëngër” dhe të na e kujtojnë përshkrimin kadarean të Shqipërisë, ashtu siç shihej me sytë e “Gjeneralit të ushtrisë…”, kur po vinte të marrë eshtra ushtarësh, betejash, ballë për ballë, të një lufte me akterë të pabarabartë, atëherë, para më se 75 dhe 55 vjetësh.
Por, me cilën metaforë do të mund të paraqitej para nesh pamja e alpeve shqiptare, para të gjithë njerëzve të kësaj pjese të hartës ballkanike, të kësaj bote me pretendime qytetërimi të vazhdueshëm, pas këtij akti e të një ankthi ku të gjithë ndihemi si të vrarë, të kërcënuar, të turpëruar. Për më shumë, ndihemi me borxh ndaj krenarisë sonë, e cila herë na tund e herë na shkund, na përplasë shpeshherë tej saj, që t’i rikthehemi përsëri!
Fytyrat e dy shtetasve çekë i pamë nga fotot e tyre të postuara. Në sytë e tyre pamë jetën, dashurinë për të. Pamë dëshirën e tyre për të jetuar, për të qenë të lirë në udhëtimin e tyre evropian nëpër Shqipëri. I pamë buzëqeshjet e tyre me plot qytetërim për ardhmëri, i pamë në fotot e tyre për publik.
Nga këtej sikur na u duk të jemi bashkë me ta për pak çaste, na u duk të jemi afër, që me syrin e tyre të shohim bashkë Shqipërinë! Të shohim Shqipërinë e majave, të grykave, të kreshtave, të lumenjve, të rrjedhave e të burimeve, të liqejve e të ngrohtit, por edhe Shqipërinë e të ftohtit alpin me “ngricat” e kepave të saj!
Ata të kenë dalë nga shtëpitë e tyre e të jenë nisur për të njohur vende, njerëz, kultura, për të njohur botën e panjohur për ta, me ambicie për ta shijuar ecjen drejt së panjohurës, si në varkë lumi që ecën bashkë me rrjedhën e tij, përcjellë me bukuritë natyrore të Dukagjinit, të Postribës, të Pultit, të Shoshit, të Temalit, të Shalës, të Merturit, të Dushmanit, të Shllakut, të Mazrekut, si dhe të gjithë Shqipërisë. Ata të kenë ardhur për të parë monumente, “për t’u takuar” me Bajronin e Durhamin, për të njohur besën, mikpritjen, trimëritë, kryengritjet, për të njohur traditat atdhetare të asaj ane, që janë reflektuar mirë edhe në “Besa e Prekalit”, që u bë simbol besëlidhjeje në të gjithë malësitë e Veriut, dikur.
Në kushtet më të rënda të historisë së tij, Dukagjini ka pasur përherë besë njeriu, ka pasur besë historie, nate e dite, mali e fushe, gryke, buke dhe ujë burimi. Ka pasur besë kryengritjesh kundër zaptuesve shekullorë të trojeve të tyre, por nuk ka pasur tradhti e goditje pas shpine ndaj atyre që i janë ulur në sofër, ndaj bukës së tyre. Tradita e mikpritjes ka vazhduar deri sot të jetë pjesë e kulturës shekullore të shqiptarëve, ndër ta pa dallim, si në jug e në veri të Shqipërisë.
Sot, në fokus të vizitorëve në Shqipëri, të një vendi pjesë e institucioneve ndërkombëtare, me pretendime të anëtarësimit edhe në institucione të tjera të rëndësishme për integrime reale të të gjithë qytetarëve, si në Bashkimin Evropian, në institucionin më prosperues politik dhe për zhvillimin ekonomik, Shqipëria ka arritur të kthejë vëmendjen e opinionit qytetar-publik, politik dhe atij biznesor për vazhdimin e proceseve integruese evropiane, procese këto jo të lehta për shtetin dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
S’mund ta fshehim ndjenjën tonë qytetare dhe reagimin publik se ngjarjet si kjo në Dukagjin zvetënojnë imazhin e vendit dhe popullit krenar për vlerat e tij historike, për traditën dhe qëndresën e tij shekullore, për shtetin shqiptar evropian, zvetënojnë përpjekjet për integrime më të shpejta, aq të nevojshme për të gjithë shqiptarët në Ballkan!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet