Greqia fqinje po përjeton ankthin ekzistencial të saj si shtet. Një ankth që ka nisur gjashtë vjet më parë dhe që nuk dihet se sa mund të zgjasë. Sikundër nuk dihet se cila është thellësia e mëtejshme e humnerës. Të gjitha metaforat për karakterizimin e situatës, duket se po konsumohen, sikundër po aq me vend janë ato që tejkalojnë çdo aftësi të re krijimi.
Greqia financiare është ankthi i kombit dhe popullit të vet, por është edhe një ankth global. Kjo nuk ka lidhje thjesht me dhembshurinë njerëzore, e cila po mpaket përditë e më tepër në këtë rruzull, por me surprizat që sjell dhe të papriturat e pamendueshme që paralajmëron. Në Greqi nuk ka më vlerë analiza për shkaqet dhe arsyet pse ngjau dhe si ndodhi që u mbërrit gjer këtu. Makthi lidhet me çka ndodh dhe më tej ç’do të ndodhë?! Mediat e Perëndimit, por sidomos ato të Evropës, janë kthyer të gjitha me vëmendje dhe fokus nga Greqia. Athina është kryeqyteti që po merr vlerën e imazhit të ankthit global për ekonominë dhe ardhmërinë gjeopolitike.
Ballkani, sipas analistëve dhe interpretuesve politikë, është gadishulli “budalla” që po e merr vesh i fundit zjarrin, apo shembjen, humnerën apo agimin e përmbysur helen, pranë të cilit gjendet gjer në prekje trupi. Në këtë budallallëk pavëmendshmërie është e përfshirë edhe Shqipëria. Mungesa e pothuajse gjithë ndjeshmërisë së shqisave tona për këtë katastrofë që gjendet në vendin fqinj të jugut, është një tjetër tronditje, të cilën rrezikojmë t’ua trashëgojmë edhe pasardhësve tanë. Orët e transmetimeve televizive rreth kësaj teme në Itali, Francë, Austri dhe sidomos në Zvicër po shënojnë rekord të krahasueshëm me atë të nisjes së një lufte botërore.
Nuk është fjala as për frikë e as për panik, por kemi të bëjmë me një katastrofë. Sikundër e dimë, rrebeshet apo katastrofat kur ndodhin nuk e njohin respektimin e “avllive në një lagje të bukur” apo në një qytet me urbanistikë të rregullt që fqinjëron me një tjetër që jeton si në një mbretëri anarkie. Ato realizojnë njëjtë fatalisht, barazinë në fatkeqësi të territorit dhe shoqërive.
Në mesin e katastrofës që po ngjet në shtetin fqinj, po përpëliten rreth një milion shqiptarë emigrantë. Mjafton ky fakt, për të detyruar çdo qytetar mesatar të këtij vendi dhe kësaj shoqërie si e jona, të mbajë frymën dhe të shprehet së pari: Aman, kujdes vëllezërit tanë!
Katastrofa në të cilën përpëlitet për sot dhe nesër Greqia fqinje, ka hise të madhe dhimbjeje e pësimi për ne shqiptarët, por sidomos për pjesën tonë të gjendur atje. Këtë mund të mos ta marrin seriozisht apo në vlerësim komentuesit anonimë të rrjeteve sociale apo çakejtë e përdhunës etike nacionaliste. Por qytetarët e një vendi që ka 25 vjet që mbetet në iluzionin e pandreqshëm se hyrja në BE është afër e më afër, ndërsa shtyhet pambarimisht, meritojnë të bëhen pjesë e reagimit dhe apelit ndaj makthit grek dhe ankthit evropian e botëror.
Në Greqi ne duhet të shohim gjithë mirazhet dhe imazhet e reja të së sotmes dhe së nesërmes, të cilat jo vetëm që nuk janë më si e shkuara e afërt, por nuk i dihet se sa të zeza dhe me sa vorbulla të tjera ankthesh do të jenë.
Greqia me fatin e përmbysur apo të vetëshembur, fatalisht nuk mund të mbetet e veçuar nga pësimi ashtu sikundër prej gropës falimentuese të saj, relievi i ekonomisë evropiane dhe sidomos ballkanase do të pësojë ndryshim tjetërsues. Për këtë të fundit në shoqërinë dhe sidomos shtetin tonë as ka pasur ndonjëherë përgatitje serioze strategjike dhe sipas shenjave, po mungojnë edhe më të domosdoshmet, shqisat e të parit dhe të ndierit. Ne as kemi pasur ndonjëherë aftësi për të përfituar qoftë edhe vetëm një herë prej koniunkturave dhe sistemit të korruptuar bankar të Greqisë, por fatkeqësisht as ditëm si të shohim dhe parashohim se si mund ta ndryshonim disi qëndrimin kur “ferra e mori uratën”. Eksponentë të mendimit dhe administrimit bankar në vend këto ditë pothuajse njëzëri janë shprehur për garanci dhe qëndrueshmëri shëndoshëse të sistemit tonë bankar, por asnjeri prej tyre nuk ideon një paketë apo qoftë edhe sjellje përfituese dhe sigurie ndaj efekteve që lidhen me “trupin e paralizuar” të sistemit në shtetin fqinj. Në këtë vend fqinj me Greqinë, nuk po duket qoftë edhe një hap për të vlerësuar si mundësi përfitimi për shumë shkaqe, prej “strehimit” të kapitalit grek në mjedisin dhe realitetin e ekonomisë tonë.
Po frika më e madhe lidhet me trazirat e mundshme sociale te fqinji ynë, ku gjenden një milion shqiptarë. Në atë vorbull pa krye, janë një milion emigrantët tanë, qindra mijë familje shqiptare dhe sidomos qindra mijë fëmijë shqiptarë, të cilët do të gjenden mbërthyer nga një depresion që nuk vret vetëm prindërit, të sotmen dhe pleqërinë e zymtuar të tyre, por edhe të sotmen dhe të nesërmen e fëmijëve të tyre shqiptarë, në kohë të pacaktuar.
Për disa qindra arsye të tjera, por sidomos për këto më themeloret, shteti dhe qeveria e Shqipërisë së sotme duhet të zgjohen për t’u dhënë dorën dhe një projekt tjetër interesimi, një milion shqiptarëve që gjenden në atë “det të thellë” të falimentit grek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri