Nisi me shtetrrethimin e një lagje, në orët e hershme të mëngjesit, ku qytetaret shqiptarë u zgjuan nga të shtënat sporadike dhe gjendeshin në mes të një lufte duke mos ditur se çfarë po ndodh!
Numri i forcave të mëdha policore vetëm sa po shtohej dhe goditjet me arme të zjarrit të cilat u shpeshtuan sikur nuk iu mjaftuan Qeverisë maqedonase, por ngritën edhe helikopterë të shumtë mbi një qytet dhe mbi një lagje të banuar me shqiptar.
Një lufte e tillë vazhdojë për dy dite duke terrorizuar qytetarët sikur të mos ishin pjesë e Evropës, por e Sirisë. Sikur të mos ishin qytetarë të Maqedonisë, por trafikantë droge. Në çdo shtet demokratik edhe në aksionet policore kundër trafikanteve të drogës nuk qëllohet pa ndonjë paralajmërim, por në Maqedoni ndodh rëndom një gjë e tillë dhe atë kundër qytetarëve shqiptar.
Maqedonia nuk është një shtet demokratik, por një regjim despotik që ka shndërruar Kumanovën dhe “Lagjen e Trimave” në një gërmadhë.
Mjaftojnë pamjet e shtëpive të kësaj lagje për të kuptuar gjendjen reale, ku ndërtesat u kthyen në gërmadha, ndërsa jeta e shqiptareve u kthye në tragjedi.
Ajo se çfarë ka ndodhur ne Kumanovë do të ishte turpshme po t’u ndodhte kurdëve të cilët nuk kanë asnjë shtet amë, e të mos flasim që u ka ndodhur shqiptarëve të cilët kanë dy shtete amë, kanë dy Ushtri, dy Qeveri, dy agjenci të shërbimeve sekrete dhe të gjitha këto reaguan sikur të mos ishin fare.
Se tmerri ka kapluar jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët tregon edhe fakti se para disa ditësh në shtëpi ishim duke shikuar me të gjithë familjen emisionin special të realizuar nga gazetari Milaim Zeka në Kumanovë, mbesa ime Medina tetëvjeçare e pyeti babanë e saj: babi a vinë te na me na vra?
Babai i përgjigjet: Jo babi te na nuk vinë se kemi Ushtrinë dhe Policinë tonë.
Medina duke u ndier e frikësuar nga tragjedia qe shihte në televizor, vazhdojë me pyetjet e saj drejtuar babait: babi Policia jonë a janë të mirë sepse nëse na ndjekin unë s’muj iki.
Babai ia ktheu: Policia jonë e kanë flamurin kuqezi edhe me hartë të Kosovës, e ata na ndihmojnë, nuk na bëjnë keq.
Pasiguria e shkaktuar nga përjetimet e luftës mund të jetë aq e fortë sa të lë gjurmë deri në dy gjenerata. Lufta e Dytë Botërore te shumë gjermanë ka lënë gjurmë të theksuara.
Një analist gjerman i psikologjisë para disa vitesh thoshte: “Gjermania është një vend i traumatizuar”. Me ketë ai nënkuptonte për numrin e madh të njerëzve të traumatizuar në Gjermani si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.
Derisa Lufta e Dytë Botërore në Gjermani ka lënë pasoja gjeneratë pas gjenerate, atëherë çfarë mund të themi për shqiptaret ku kemi pasur tri luftëra para pak vitesh, e fatkeqësisht ato po përsëriten duke përjetuar edhe fëmijët tmerr me sytë e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin