Konfliktet e fundit në Maqedoni dhe përshkallëzimi i dhunës, e cila fatkeqësisht degjeneroi deri në humbje njerëzore, e trazoi mjaftueshëm fjalorin publik konfliktual rajonal. Po përflitet shpesh mbi variantet e shkaqeve që nxitën këtë përplasje të armatosur, por realiteti është i ndryshëm nga perceptimi i krijuar mbi burimin dhe ngjizjen e dhunës. Maqedonia e mbart konfliktin që në emër, duke qenë një shtet multietnik, ku popullsia autoktone është e papërfillshme dhe ku shteti herë afron dhe herë distancon popullsinë jo sllave. Ky shtet në gjithë këto vite është uzurpuar politikisht nga drejtues politikë konservatorë dhe radikalë. Drejtimi nga këta oligarkë, pjesë të segmenteve politiko-kriminale kanë sjellë destabilizime të herëpashershme, konstante dhe në mënyrë ciklike sidomos sa herë ka zëra për Shqipërinë etnike.
Nuk dua t’i referohem shifrave të përbërjes së popullsisë më tepër sesa t’i mëshoj fort faktit që liderët shqiptarëve të Maqedonisë, edhe pse janë nëpërkëmbur, asnjëherë nuk kanë qenë të vendosur, të përkushtuar dhe unikë në qëndrimet dhe ndërmarrjet e tyre mbi të drejtat që u takojnë shqiptarëve. Ata janë shndërruar vazhdimisht si aktorë dhe faktorë amatorë të lojërave të pista politike të qarqeve politike maqedonase, duke i lejuar vetes të keqpërdoren deri në ekstrem nga to vetëm që të heshtin dhe servilosen para shkeljeve dhe padrejtësive në vendimmarrjen e vendit në kurriz të shqiptarëve. Qeveria shpesh i ka joshur drejtuesit shqiptarë me poste publike ku pesha e shqiptarëve në politikat qeverisëse është dëshmuar dhe provuar si minimale deri në inekzistencë. Në gjithë këto vite histori, Marrëveshja e Ohrit njihet si hapi më i rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe shtetit maqedonas në të gjitha planet.
Por, edhe pse palët firmëtare janë zotuar në zbatimin e saj, problemet janë evidente dhe shfaqen jo vetëm me rastin e Kumanovës, por edhe në çështjet e gjuhës dhe kulturës. Fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk është respektuar bollshëm për shkak të mungesës së vullnetit dhe nga mospasimi nga nënmarrëveshje të tjera që mund të plotësonin dhe rregullonin gabimet e shfaqura në zbatim, vetëm për shkak të përçarjes së shqiptarëve midis tyre dhe më pak nga mungesa e vullnetit të përbashkët.
Liderët e shqiptarëve nuk kanë arritur asnjëherë të konsolidojnë një qëndrim unik për t`ju imponuar fort palës maqedonase nëpërmjet shfrytëzimit të fortë vetëm të peshës specifike dhe përqindjes së shqiptarëve në vend. Sigurisht që pala maqedonase do të duhet të tregonte bashkëpunim dhe të ishte e hapur për të respektuar marrëveshjen, por duke shfrytëzuar dhe përdorur paturpësisht politikanët shqiptarë ka mundur të arrijë qëllimet e saj të mbrapshta në kurriz të shqiptarëve.
Si pasojë e shpërbërjes, pavendosmërisë në vendime madhore si dhe mungesa e duhur e oponencës në forcën vendimmarrëse shqiptare në këtë vend, Maqedonia ka mundur numerikisht edhe me pjesëmarrjen shqiptare të ndërtojë dhe të ngrejë një shtet të qëndrueshëm. Maqedonia është një shtet, qeveria e të cilës e vuan shumë faktin e mungesës së kontrollit mbi multietnicitetin e popullsisë së vendit dhe sidomos mbi përqindjen që zënë shqiptarët. Përpos shumë faktesh të tjera, shteti maqedonas e përjeton aq keq numrin e popullsisë shqiptare me një natalitet në rritje në zonat me popullsi shqiptare, saqë tanimë i është kthyer në fobi dhe paranojë fuqia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në rajon. Zyrtarë të lartë të të gjitha kategorive janë kthyer në halucinante të tmerruar nga humbja e identitetit të padukshëm dhe kufijve të zbehtë territoriale që deri tani po duken si i vetmi tregues sipërfaqësor që ky shtet ekziston.
Përballë kësaj pasqyre të trishtë dhe pesimiste të Maqedonisë që po shihet në proces tretje dhe tendence në rënie të pozitës dhe autoritetit në Ballkan, qëndrojnë shqiptarët e Maqedonisë, që edhe pse të shtypur dhe të dërrmuar nga represioni totalisht i padrejtë i shtetit, nuk e kanë mohuar dhe nuk kanë për ta mohuar gjakun shqiptar që rrjedh në venat e tyre. E afërt ka për të qenë dita kur shqiptarët e Maqedonisë të mirëqeverisen, por për këtë duhet të riciklojnë liderët e partive, që tanimë janë bërë plangprishës të qetësisë, harmonisë dhe demokracisë, ku direkt apo indirekt janë bërë palë me kundërshtarin në dëm të shqiptarëve. Akoma më e afërt po duket dita kur shqiptarët të eliminojnë kufijtë midis tyre, duke u larguar nga shteti dhe duke u identifikuar me kombin, që për shqiptarët nuk është vetëm vuajtje dhe hidhërim, por dhe forcë dhe fuqi, e cila kur duket sikur ka shteruar shpërthen si një vullkan dhe ka forcën e një cunami, duke përvëluar dhe përplasur ata që mendja dhe guximi i ka lënë në baltë, kur kanë nënvlerësuar dhe shpërfillur peshën marramendëse që kanë shqiptarët si populli më i lashtë dhe më i madh në Ballkan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet