Shokues për shqiptarët e Kosovës qe lajmi për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, më të shquarit për pavarësinë e Shqipërisë një shekull më parë. I kam dy momente të fuqishme që më lidhin shumë me personalitetin e Isa Boletinit. Momenti i parë më lidhë në fëmijërinë e hershme, pikërisht në vendlindjen e tij në Boletin; i dyti me rininë e hershme në Podgoricë.
Diku në vitin 1972, derisa po kalonim afër Kullës së Isa Boletinit, Ujkani, daja im, një burrë që ka lënë aq shumë gjurmë në mua, më pëshpëriti në vesh e tha: “Mbaje mend, kjo është Kulla e Isa Boletinit!”. Pëshpërima nuk ishte ndjesi e frikës, por e ndërgjegjësimit për të mbajtur në kujtesë diçka të veçantë. Kulla e Isa Boletinit me vetminë e saj dhe e dëmtuar fort, atëherë të kallte datën.
Momenti i dytë është në vitin 1982 në Podgoricë, më saktë në qytetin ku është vrarë në pusi Isë Boletini dhe bashkëluftëtarët e tij. Isha në shërbim të detyruar ushtarak në ish-Armatën jugosllave. Disa muaj rresht kam bërë rojë në vijën e parë në një karakoll, më pak se një milje larg vendit ku 66 vjet më parë ishte vrarë Boletini me bashkëluftëtarët e tij. Ndjesia e të bërit roje në ushtri të huaj ishte tmerruese, aq më shumë kur eshtrat e heroit kombëtar pushonin në një hapësirë të pashenjuar pa nam e nishan afër urës së Moraçës.
Dekada më vonë, ish-funksionari i lartë jugosllav, malazezi Millovan Gjillas, pak vjet para se të vdiste – ndoshta me ndjesinë që të vërtetën për vrasjen e Isa Boletinit të mos e mirrte në varr – në një shkrim të tij dëshmonte se babai i tij ishte njëri ndër ata që i kishte ndihmuar oficerët malazezë në organizmin e pusisë dhe vrasjes së Isa Boletinit. Gjillas dëshmonte se babai i tij pas luftës së pabarabartë mes Boletinit dhe familjarëve të tij në njërën anë, dhe xhandarmërisë malazeze në anën tjetër, pas betejës kishte marrë pushkën e Isa Boletinit të punuar në argjend dhe e ruante si eksponatin më të çmuar në shtëpinë e tij. Gjillas duke kujtuar babain e tij thoshte: “Edhe kur e bëmë shoshë me plumba trupin e Boletinit, ai ra në gjunjë, por s’prante duke shtënë me nagant drejtë nesh, megjithëse sytë i kullonin gjak…”.
Në Mitrovicë, nga një takim i Këshillit Organizativ i Qeverisë së Kosovës për organizimin e ceremonisë për rivarrosjen e eshtrave të heroit kombëtar, u vendos që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë afër varrit të Ismail Qemalit. Ky vendim justifikon pamundësinë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit në Boletin. Pamundësinë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, qeveritarët e justifikuan duke i provokuar emocionet e shqiptarëve që Isa Boletini të rivarroset afër varrit të Ismail Qemalit në Vlorë, më saktë në qytetin ku u shpall pavarësia e Shqipërisë. Pamundësia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, të cilët që nga viti 1994 ruhen në qese najloni, justifikon edhe më shumë krizën politike në veriun e vendit. “Do të jetë rivarrim i përkohshëm”, tha Gazmend Boletini, njëri nga pasardhësit e familjes Boletini dhe nuk ngurroi të flas për të vërtetën e hidhur “derisa të stabilizohet situata në veri”.
“Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”, ishte thirrja monumentale e Isa Boletinit në kohën kur po bëhej disejnimi i shtetit shqiptar. Kur Isa Boletini u vra në janar të vitit 1916, vetëm pak orë më vonë zbarkoi ushtria Austro-Hungareze në Shqipëri. Pusia dhe vrasja e Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk ishte rastësi. Isa Boletini ishte njëri nga më besnikët e Perandorisë Austro-Hungareze dhe vrasja e tij trazon shumë mistere të pasqaruara deri në fund. Ishte Perandoria Austro-Hungareze më vendimtarja për themelimin e shtetit shqiptar. Në pusinë ndaj Isa Boletinit mund të jenë implikuar edhe njerëz me ndikim të Shqipërisë së kohës. Siç tash një shekull mbetet e pasqaruar vrasja e Isa Boletinit, njësoj mbetet i pasqaruar rivarrimi i tij.
Isa Boletini duhet të rivarroset në Boletin. Vetëm aty ka peshë personaliteti i tij. Vetëm kur eshtrat e tij prehen të qetë në Kosovë i qetë dhe i pavarur do të jetë vendi për të cilin luftoi ai. Në rast se eshtrat e Isa Boletinit do të pushojnë pranë varrit të Ismail Qemalit në Vlorë, atëherë pse kaq shumë padrejtësi ndaj Nikollë Kaçorrit, zëvendëskryeministrit të Qeverisë së parë shqiptare? Askush më shumë se monsinjor Nikollë Kaçorri, nuk ka bërë që Shqipëria të jetë e lirë dhe e pavarur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet