Në opinionin tim të fundit trajtova në mënyrë të përgjithshme gjendjen e kulturës sonë, origjinalitetin e saj dhe sfidat që po i vijnë nga efektet e globalizimit, ndërsa tani do të trajtoj një aspekt të veçantë të saj shumë të rëndësishëm: "Kulturën" politike.
Kultura politikë nënkupton sjelljet dhe qëndrimet që kanë qytetarët karshi sistemit politik të vendit. Ajo mund të jetë aktive dhe pasive.
Niveli i demokracisë së një vendi varet ndër të tjerash edhe nga pjesëmarrja e qytetarëve jo vetëm në zgjedhje, por edhe angazhimi qytetar pas zgjedhjeve, iniciativat e ndryshme qytetare, shprehja e pakënaqësive, referendumeve e protestave.
Kosova gjatë historisë ishte shembull se si shoqëria, sidomos të rinjtë, duhet të jenë aktivë në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, lirisë dhe pavarësisë. Po ku jemi sot? Mungesa e iniciativave për shfaqje të pakënaqësive dhe kërkim të një jete më të mirë në asnjë mënyrë nuk nënkupton që shoqëria jonë është e kënaqur me standardin e ulët jetësor dhe sistemin politik në vend.
Atëherë si është e mundur që përkundër gjithë kësaj situate që çdo i treti qytetar ankohet për gjendjen e krijuar, kurse në anën tjetër heshtin dhe vetëm heshtin, në përjashtim të disa pakënaqësive që shprehen kohë pas kohe, por të vogla në numër: disa prej të cilave në prapavijë kanë interesa politike partiake, disa janë të manipuluara nga grupe të ndryshme politike apo të interesit, ndërsa ato që janë të pastra dhe me qëllime të qarta për të mirën e përgjithshme, shuhen ende pa e arritur nivelin e duhur të organizimit.
Pse e gjithë kjo, arsyet e kësaj kulture pasive politike gjinden në disa shkaqe:
Së pari, "fuqia" e madhe e sistemit politik që përmes teknologjisë dhe instrumenteve tjera arrin të ndalojë iniciativat ende pa filluar mirë, partiatizimi në masë ekstreme i shoqërisë nga e cila ka mbet pak qytetarë që janë të papartiatizuar.
Së dyti, mungesa e një shoqërie civile të bashkuar, e pavarur nga politika dhe më qëllime të qarta për të tashmen dhe të ardhmen, ngase ende nuk ka instrumente që garantojnë funksionimin e tyre normal të pavarur nga politika, por të cilat për të mbijetuar duhet të ndalin zërin e tyre në këmbim të marrjes së mjeteve financiare nga shteti.
Së treti, mungesa e proklamimit të mendimit kritik në literaturën shkollore dhe në masë më të vogël edhe në atë universitare, ku nxënësit mësohen se si t’i përshtaten sistemit politik dhe jo si ta kritikojnë, ndihmojnë apo përmirësojnë atë.
Së fundi, teknologjia si mjet i krijimit të pasivitetit shoqëror, në të cilën të rinjtë humbin kohen e çmuar në vend që atë kohë ta përdorin për marrje të dijës apo aktivizim shoqëror. Kështu, teknologjia sot ka krijuar kritikues vizuel të cilët japin kritika të vazhdueshme në rrjete sociale, por jo edhe veprime konkrete për adresimin e pakënaqësive tek instancat më të lartë shtetërore, si dhe shprehja e tyre në rrugë si formë demokratike e arritjes së qëllimeve kolektive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-5.jpg)
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht