Ai që udhëton shumë dëgjon shumë për Angela Merkelin. Shumicën e herëve gjëra të habitshme. Putini e respekton, dëgjon të të thonë ata që njohin shpirtin rus. Në Washington ajo ndërkohë flet si e barabartë. Në Afrikë e duan modestinë e saj, në Ballkan çuditen si arrin t’i kthejë ajo në shtëpiakë prijësit meshkuj të kopeve.
Merkeli, me sa duket, ndodhet pak para shpalljes shenjtore. Në të gjallë, kjo nuk duhet harruar! Ne, mediet, i ashtuquajturi pushtet i katërt në shtet, kemi pjesë të rëndësishme si mjeshtër ceremonie në përkujdesjen ndaj monumentit. "Rënie në gjunjë para gruas pa alternativë" ose "Angela Royal" janë shembuj të nderimit gazetaresk, nganjëherë edhe të përuljes pa takt. Njëkohësisht, ne vazhdojmë të pyesim për "pse"-në? Cilat janë modelet e ADN-së së suksesit të saj? Modeste në daljen në publik, e kursyer në gjeste dhe në mimikë, e varfër në retorikë: ajo mbetet një anti-tipike në dinamikën politike të atyre që kërkojnë vëmendjen publike. Një fenomen.
Qënia për 15 vjet shefe e CDU-së të lë përshtypjen e një vazhdimësie, e cila nuk është tipike për partinë unioniste. Nga CDU-ja e vjetër të Kohlit, një shoqatë burrash me pak gra sa për alibi në krye, është krijuar një parti krejt e re. Megjithatë, jo një parti me konture të mprehta. Përkundrazi. Merkeli e ka socialdemokratizuar CDU-në konservatore, të afërt me ekonominë, në një mënyrë të tillë, sa rezistenca dhe kryengritja në bazë kundër kryetares së Partisë nuk u ndezën vetëm sepse nga shkëlqimi i postit të kancelares përfitoi edhe partia. Sa për krahasim: shpërthime të ngjashme përmbajtjesore-programatike tek Partia Socialdemokrate, SPD, në të njëjtën periudhë kohore, kanë konsumuar pesë kryetarë partie dhe e vazhdojnë ta preokupojnë kryetarin aktual.
CDU është ndarë nga gjëra të rëndësishme nën Merkelin. Elementët konservatorë janë spostuar në sfond, edhe elementi katolik. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak është eleminuar, shkëputja nga energjia atomike është vënë në dispozicion. Kuota për gratë është realitet, paga minimale është vendosur dhe për temën e migrimit ka konsens. Merkeli ka zaptuar qendrën, thonë disa. Atje ku mungon busulla, çdo drejtim është i saktë, ankohen anëtarë të zhgënjyer të partisë. Merkeli e ka bërë CDU-në siç është vetë: të shumëllojshme. Ajo është e çliruar nga ideologjitë, pa iluzione, nuk ka vizione, por është pragmatike – deri në mërzi. Por pikërisht në këtë mënyrë e krijon besimin tek zgjedhësit. Ajo mbledh më shumë pikë duke heshtur, se duke folur. Me kritikë nga radhët e saj ajo shpesh nuk merret fare.
Dhe, madje edhe kundërshtarët e saj politikë ajo i bën të dalin huq, duke përdorur mjete të kursyera. Dhe megjithatë ekziston një problem me kauzën Merkel: suksesi i saj është krijuar pjesërisht në kurriz të partisë. Prandaj, triumfet e Merkelit si kancelare shënojnë edhe disfata të partisë së saj në lande, pa e gërryer ato pushtetin e saj. Vetëm pesë nga 16 lande gjermane drejtohen ende nga partitë unioniste. Edhe në qytetet e mëdha CDU-ja ka pasur humbje. Berlini, Hamburgu dhe Mynihu qeverisen nga ngjyra e kuqe, e edhe Frankfurti. Në metropolin ekonomik të Shtutgartit madje është një i Gjelbër ai që e përcakton tonin. Partia e dikurshme e protestës, Aleanca90/Të Gjelbrit është kthyer në një konkurrente të vërtetë, krahas SPD-së, për partitë unioniste – megjithatë edhe një opsion për koalicione. Gjë që është ngushëlluese për konservatorët. Pasi me vdekjen e papritur të liberalëve, CDU-së i humbi partneri i natyrshëm. Megjithatë: Merkeli nuk duhet të ketë frikë nëse do ta ndjekë pas partia. Mungesa e debatit në CDU tashmë është kthyer në legjendë: i urtë, edhe më i urtë, kristjandemokrat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri