LAJMI I FUNDIT:

#Koshare – gjashtëmbëdhjetë vite pas

#Koshare – gjashtëmbëdhjetë vite pas

Ky nuk është një shkrim shkencor, prandaj nuk është nevoja të citohen shkencëtar e filozof, apo edhe te tille qe i shkruan luftës, si: Hemingwey apo Machiavelli.

Ky shkrim nuk është i sponsorizuar, prandaj nuk përmban as vendosje te produkteve, madje ky shkrim nuk përmban as demagogji, prandaj është e nevojshme mos me qenë cinik… të tjerat vijnë e shkojnë!

Ndonëse kishin kaluar 16 vite qëkur kishte ndodhur beteja e Koshares, ndër betejat më të rëndësishme te luftës çlirimtare, unë ende nuk e kisha mundësinë ta vizitoja këtë vend. Pas gjashtëmbëdhjetë viteve qëkur kishte ndodhur kjo betejë, m’u dha rasti që të jem fizikisht aty; aty ku kisha dëgjuar gjithçka për piedestalet e lavdisë e trimërisë, heroizmit e strategjisë, po që asnjëherë nuk e kisha parë aq afër. Kjo vizitë kishte një domethënie tjetër, ngaqë me mua nuk ishte ciceroni, por vetë protagonistët e lavdisë. Takova një grup burrash bashkëqytetarë të mi nga Ferizaj, kryesisht të moshës së mesme, mes tyre shumica të pa njohur për mua, me të cilët u nisëm për Koshare.


Këta që dikur kishin qenë pjesë e luftës në Koshare, u bënë ciceronët e lavdisë.

Rrugës mbretëronte atmosferë më tepër se miqësore; ata dukeshin sikur njiheshin që të vegjël mes vete, sikur të ishin familje, sikur të ishin të gjakut, apo ndoshta miqësia mes tyre kishte po këtë lidhje shkaku i gjakut te derdhur për liri, aty ku edhe u ngjiz miqësia mes tyre.

Pas pak çastesh qe ne mbërritëm aty, filloi ceremonia zyrtare. Ata as qe u afruan te dëgjonin fjalimet; sytë e tyre ishin mbi varret e bashkëluftëtarëve dëshmorë, mbi kokat e te cilëve rrinin familjaret e tyre. Përshëndetjet me familjaret e dëshmorëve qartazi tregonin afërsinë emocionale qe kishin, sikur ia dinin hallet njeri-tjetrit. Derisa ne sfond shkonin fjalimet e ceremonisë, këndej vazhdonin përqafimet mes tyre, pa ia vënë veshin se kush çka fliste ne foltore. Takoheshin edhe me bashkëluftëtarë te tjerë që nga përfundimi i luftës nuk ishin parë më. Madje, kishte raste kur edhe kishin harruar fytyrat e njeri-tjetrit teksa pseudonimet rikthenin kujtesën e humbur mes brengave te jetës. Derisa fjalimet vazhdonin, ata as qe e vërenin ketë, teksa nuk pritën as përfundimin e ceremonisë meqë siç thoshin: ne nuk jemi këtu për fjalime, por për nderime.

U nisëm malit përpjetë. Bora si asnjëherë tjetër ishte aty për të na e vështirësuar ecjen. Ndoshta kjo ishte dënim për mua, që për kaq vite nuk e kisha vizituar, apo ndoshta ishte një bukuri shtesë që të me bënte ta dua më tepër.

Ndoshta bora ishte një tjetër gjë që ne s’po e kuptonim, në mungesë të përkujdesjes institucionale, ajo po tentonte të mbronte lavdinë nga këmba e atyre profiterë që e shkelën tani e gjashtëmbëdhjetë vite rresht.

Derisa ngjiteshim me mjaft vështirësi drejt kufirit me Shqipërinë (kufi ky që për ta nuk ekzistonte qysh nga vitin 1999) ata më treguan se si dhe kah kishin luftuar, ku ishin istikamet e tyre, madje ishin në gjendje të tregonin me detaje deri emrat e gdhendur në lisa. Përkundër që paslufta nuk ishte treguar e mirë me shumicën prej tyre, ata me mburrje tregonin për lavdinë e shokëve të tyre dhe asnjëherë për vete. Ani pse pjesa dërmuese kishin në luksin e shteteve te Evropës, e disa prej tyre mundësi të një fillimi të ri, ata asnjëherë nuk ishin penduar. Për vete thoshin se nuk e bënë për ta përmendur, po se e kishin obligim, por megjithatë në sytë e tyre vërehej zhgënjimi dhe mospërfillja e institucioneve.

Por, trishtimi nuk mbaron me kaq. Zhgënjimi ne institucione nuk ishte shokues për mua, por me gjasë as për ta, meqë prej institucioneve kishin kohë që i kishin çua duart. Trishtuese ishte frika, kjo fjali që për ta nuk kishte kurrfarë domethënie para gjashtëmbëdhjetë vitesh, madje as përballë vdekjes nuk përfillnin atë – frikën. Frika e tyre ishte kjo: respekti për ta po venitet! Ma tha njëri: “Jo se kam luftu me u livdu, e as për me thanë se e kam ba namin, se nuk e kam ba, thjeshtë pak respekt. Nuk po lypi respekt të veçantë, po si për secilin njeri tjetër po du që dikush që merr vesh se isha në luftë (se tybe vet kërkuj si kallxoj, veç nëse e marrin vesh vet) mos me m‘thanë hajt se nuk e ke ba namin. Qe, veç qekaq po lypi"!

Këto fjalë po i dëgjoja prej një djali që për gjashtëmbëdhjetë vite rresht kishte refuzuar me ua dhanë fotot e luftës bashkëluftëtarëve të tij, me frikën se po i shpërndanin në rrjete sociale, madje të vetmen foto që i kishte dhënë djalit te axhës me të cilin ishin bashkë në luftë e kishte hijezuar fytyrën e vetë. Më tha: "Jo o burrë, nuk dua me menu dikush që po shes men, s’ du me thanë njerëzit që ky e ka ba namin, po shet men tash". Pata rastin me i pa disa foto, sepse ky djalë po kompletonte dokumentacionin, meqë statusi i veteranit i ishte refuzuar.

Përkundër dërrmimit që u kishte bërë jeta, ata vazhdonin të ruanin lidhjet mes tyre. Konsideronin që lidhja mes tyre është me e forte se mes vëllezërve biologjikë, se aty i bashkoi diçka më e fortë se thjeshtë një mitër.

Ideali dhe dashuria për Atdheun ishte ajo që dikur i bashkoi më të fort se kurdoherë.

Erdhi koha që të kthehemi. U nisëm. Derisa ne zbrisnim poshtë Koshares, fytyrat e tyre nuk ndanin pamjen e maleve, sikur flisnin në heshtje, apo ndoshta dhe u përshëndetën me përshëndetje ushtarake, ashtu në heshtje, për të nderuar kushtrimin që i lëshuan njëri-tjetrit para gjashtëmbëdhjetë vitesh, kushtrim ky që do të përcillet nëpër breza e do të mbetet përherë ankth i armikut.

Sot, gjashtëmbëdhjetë vite pas, ne shijojmë frytet e gjakut e sakrificës së atyre… ne që u bëmë pjesë e harresës kolektive… ne që u bëmë pjesë e përbuzjes kolektive… ne, na faltë Zoti.

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori