Kosova, vendi i jo më shumë se dy milionë banorëve, javëve të fundit po tronditet nga vrasjet. Ajo që më bën të brengosem është se kjo gjendje krijon pasiguri dhe ankth tek qytetarët. Vrasjet ndodhin në çdo vend të botës, mund të konstatojë dikush, por ato më shpesh ndodhin nëpër pjesë të qytetit, të njohura si vende ku ka më shumë probleme me sigurinë – në “geto”. Andaj, njerëzit, kur ndodhen nëpër këto pjesë të qytetit, janë më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm. Kurse, në vendin tonë, kjo pasiguri është e shfaqur në çdo cep rruge, lagjeje apo edhe në qendra tregtare e restorante mjaftë të frekuentuara. Ndaj, nuk dihet as ku mund të jesh i sigurt,. Madje, edhe në shtëpinë tënde, siguria është në pikëpyetje.
Kriza ekonomike, shpëlarja e parave, kontrabanda, korrupsioni të gjitha janë të lidhura mes vete, duke e bërë edhe më të vështirë besimin në institucionet e Kosovës, posaçërisht ato të cilat janë të thirrura për të luftuar këto dukuri. Përkundër asaj që Policia e Kosovës gëzon besueshmërinë më të lartë (në bazë të disa sondazheve të bëra nga organizata të ndryshme), nga të gjitha organet e sigurisë të cilat janë të thirrura për ta luftuar krimin, kjo nuk duhet të vetëkënaq këtë institucion, kur shumë nga rastet ende mbesin të pa zbuluara, ose kur personat të cilët kryejnë krime sillen rrugëve të qytetit dhe për cak kishin edhe një pjesëtarë të Policisë javën që e lamë pas.
Në anën tjetër, të paktë janë ata të cilët kanë besim në gjyqësorin e Kosovës. Në një mënyrë duhet të jesh iluzionist që t’i besosh gjyqësorit, kur sheh se sa shumë parregullsi ka në këtë institucion. Kur humbet besimin në institucione të sigurisë, atëherë zakonisht raportimi i krimeve nga qytetarët bie, dhe kjo nuk do të ndihmonte punën e Policisë, përkundrazi do ta vështirësonte edhe më shumë.
Njerëzit në Kosovë ndihen të pafuqishëm ndaj diskursit që është krijuar, ku gjërat nuk mund të ndryshohen, me vullnet dhe punë. Pikërisht ndoshta për arsye të humbjes së shpresës se ditë të mira do të vijnë për vendin tonë dhe se diçka do të ndryshojë, ndikuar nga “eksodi vullnetar” i qytetarëve tanë që pamë muajve të fundit.
Në anën tjetër, sistemi arsimor është degraduar komplet, andaj kur një i ri të thotë se pse të mësojë në shkollë kur edhe unë do të mbetem pa punë sikur prindërit e mi të cilët janë me diploma magjistrature (siç më tha mua një 16-vjeçar), është vështirë që të gjesh një përgjigje motivuese për të.
Pazarllëqet e fëlliqura që po bëhen qoftë në institucionet arsimore, apo në shumicën e institucioneve të Kosovës, nuk të bëjnë që të jesh krenar për këtë vend, sado që zemra të thotë duaje Kosovën më shumë se vetën tënde. Shoqëria klanore e krijuar në Kosovë të jep perceptimin se në këtë vend vetëm ata të cilët kanë dikë në instanca të larta mund të kenë shpresa, qoftë për një vend pune, apo për mirëqenie më të mirë.
Andaj, shoqëria jonë, e posaçërisht klasa politike, duhet të merret seriozisht me ndryshimin e kësaj gjendje dhe të mbajë duart larg nga gjyqësori, Policia dhe agjencitë e tjera të cilat kanë autorizime dhe detyra për të krijuar dhe ofruar siguri për qytetaret, dhe të zhvishen njëherë e mirë nga familjarizmi, mobingu dhe tiparet tjera të dëmshme të cilat po e karakterizojnë shoqërinë kosovare qysh nga paslufta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj