Përtej dritares, pikat e shiut lënë gjurmët e tyre duke ravijëzuar rrugë pafund, diku të drejta e diku të lakuara, ashtu si vetë rrugët e jetës që dredhojnë pa reshtur mes ndërtesave shumëkatëshe të qytetit, drejt arritjes së qëllimit që shpesh bëhet i vështirë e gati i pamundur.
Përpiqem të shquaj pemët pas avullit të krijuar në xham, për të kuptuar gëzimin e tyre teksa ky shi i lag trupin. Sa shumë e duan pemët shiun! Një grimëçast që duket i gjatë pafund, dritarja e kujtimeve fillon të hapë kanatet e bashkë me ajrin e ftohtë dhe të lagësht që depërton mes tyre, mendja fillon të thërrasë në një kuvend të hapur, kujtimet e së shkuarës, për të diskutuar të pamundurat dhe zgjidhjet ndër vite. Bilanci diku del barazim, diku me humbje, diku përpjekje e diku arritje.
Ndërsa, tingujt e piklave të shiut mbi xham, krijojnë gati-gati një gjendje hipnoze, ku nuk dëgjohet asgjë tjetër veç tingullit të tyre. Mendoj: a mos vallë jam prej atyre që jetojnë të tashmen duke menduar për të ardhmen e duke u penduar për të shkuarën? E, në morinë e këtyre mendimeve herë-herë të turbullta e herë-herë më të kthjellëta se kristali, lavjerrësi i kohës vazhdon të bëjë punën e tij pa u lodhur.
Çdo minutë që kalon është një humbje për atë që s’bëri gjë tjetër në këtë botë, përveçse jetoi pa shumë mund. Por, a është kjo rruga e duhur për të kaluar minutat që na janë dhuruar? Jo. Ne nuk kemi ardhur për të gjetur rehatinë e prehjen, prehja është për tjetër botë.
Shiu vazhdon të bjerë duke zbutur vrazhdësinë e ashpërsinë e terrenit përtej xhamit, ndërsa lavjerrësi fillon t’i përshpejtojë lëvizjet.
Këtyre shirave mirësie, rahmet për tokën dhe banorët e saj, pakkush ua njohu e kuptoi qëllimin, për t’i bërë më pas bashkudhëtarë të rrugës së tij. Njerëzit nxitojnë nëpër rrugët e lagura të këtij qyteti dhe nuk lodhen të mendojnë pse po bie ky shi? Nuk lodhen të mendojnë për qëllimin e ardhjes në këtë planet, sepse halle të tjera më të “rëndësishme” për ta në dukje duhen zgjidhur. Karriera, paraja e pushteti mesa duket qenkan më të fuqishme për ta mposhtur njeriun, për ta bërë që të mos mendojë gjë tjetër veç tyre. Stomakngopurit dhe xhepaplotët nuk kanë aspak kohë dhe dëshirë për të menduar për mjeranin, për atë që bukën e gojës nuk siguron dot në këtë botë të “barabartësh”!
Ndërsa, ata që mirësinë e bënë pjesë të pandashme dhe motiv të mbrëmjeve e mëngjeseve të tyre, ata që e kuptojnë rahmetin e këtij shiu, vazhdimisht pyesin veten nëse e përmbushën misionin e tyre? Dhe përgjigja vjen: sigurisht që jo!
Misioni i tyre nuk mund të përmbushet kurrë plotësisht dhe ata nuk e pretendojnë një gjë të tillë, por besimtari e ndërton jetën e tij mes frikës dhe shpresës. Jo frikë që të ngjall krupën e të fut tmerrin deri në palcë dhe as shpresë që të bën të rrish këmbëkryq me duart nga qielli duke pritur të të vijë zgjidhja, por një frikë e cila është gatuar me shpresë. Një ndjenjë e ndërmjetme mes frikës dhe shpresës që ende nuk i është gjetur emri, ku frika në përbërjen e saj ka shpresë e shpresa frikë, ku herë del në pah njëra e herë tjetra, për të ruajtur balancat e gjendjes së besimtarit.
Një ndjenjë e cila të kthen në motiv dhe qëllim të jetës përpjekjen, sepse njeriu duhet të përpiqet deri në fund të jetës, asgjë nuk ka ardhur nga dembelizmi apo rehatia.
Ditët e një besimtari të vërtetë janë të mbushura me frikë dhe shpresë dhe nuk ka pse të kemi turp ta themi këtë, kjo është një e vërtetë shpëtuese, unë e dua këtë ndjenjë!
Dhe, shiu vazhdon të bjerë! Kjo botë nuk është për ata që duan qetësinë, qetësia është harrim, është ajo prej së cilës duhet të trembemi.
Lavjerrësi i kohës tashmë po ecën me nxitim, po vrapon pa reshtur, e ata që u larguan nga kjo botë në përpjekje e sipër në rrugën e mundimshme por edhe të paqshme të besimit, mu ata janë të fituarit, për ta dielli do të shkëlqejë fuqimisht bukur. E, ndërsa për ata që mbetën pas, duke u përpjekur të ndalin kohën dhe që nuk mundën kurrë, edhe për ata që u tallën, ka ende një shpresë, përpara se lavjerrësi të ndalet në stacionin e fundit.
Dhe, shiu vazhdon të bjerë, kaq butësisht, rahmet e mëshirë për tokësorët, duke marrë me vete mëkatet për t’i dhënë edhe një shans tjetër njerëzimit.
Sa shira mirësie ranë nga këto anë, lum kush u lag prej tyre!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë