Sjelljet, veprimet e shtetit të Kosovës karshi minoriteteve e në veçanti ndaj minoritetit serb po e zbehin në substancë qenësinë e asaj që ne kemi dëshirë ta quajmë ‘shtet sovran’.
Zhvillimet e fundit të politikës serbe në vend, vetëm sa e konfirmojnë edhe me fort vijemësinë e zbatimit të planit strategjik për ta mbajtur Kosovën në një permanencë të tensionit ndëretnik. Hyrja e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës dhe udhëheqja e nëntë komunave nga ky subjekt politik, ka bërë qe tani jo vetëm serbët vendës të jenë shumë më jo konstruktiv, për të mos thënë mohues e armiqësor ndaj shtetësisë së Kosovës. Por, që nga formimi i Listës Serbe e me pas ‘legjitimimi’ e akomodimi i saj në Kuvend e Qeveri i ka dhënë mundësi Qeverisë së Serbisë që përmes tyre, në mënyrë direkte të jetë e pranishme në proceset politike vendimmarrëse tejet të rëndësishme për te tanishmen dhe të ardhmen e vendit.
Jemi dëshmitarë që për çdo veprim, vendim apo votim, ministrat së bashku me deputetet serbë marrin rrugën për te Qeveria dhe kryeministri i tyre në shtetin me ‘letrat’ e të cilit ne jemi pjesë e tij. Për me tepër, ata i lënë në gjysmë mbledhjet e Qeverisë se Kosovës, ia lënë si për asgjë mu në gjysmë fjalën ‘Kryeministrit’ formal dhe nisen për tek ‘Zeusi’ i tyre. E, nga aty, lëshojnë deklarata për kërkesat dhe kushtet (e domosdoshme) që paraprakisht janë hartuar nga Mentori i tyre. Dhe kjo nuk është asgjë tjetër për pos ndërhyrje me shumë se e thellë në autorizimet dhe çështjet brendshme të Republikës. (edhe pse kuptimi i punëve, çështjeve të brendshme ka humbur kuptimin).
Veshja e Listës Serbe me uniformë të shtetit të Kosovës, ka vënë Serbinë në një pozicion shumë të rëndësishëm gati në qendër të vendosjes për mënyrën se si Kosova do ta vazhdojë dhe njëkohësisht përcaktimin se sa shpejtë do të integrohet në BE.
Nga dialogu i pafund dhe nga fluskat që s’shkrihen dot kemi një serë marrëveshjesh që zbatimi i tyre duket fare pak ose hiç. E që për zbatimin e njëanshëm të tyre ne gjithmonë duhet bërë kukuvajkën në dyert e Brukselit që siç duket bënë sikur nuk na dëgjon. E delegacionet tona në bisedime vazhdojnë të bëjnë Check-in nëpër takimet, drekat e darkat që shtrojnë për Shkëlqesitë e Tyre.
Gjenoroziteti, shpirt-integrimi, entuziazmi e gjithdituria e (pa)siguria e palës sonë negociuese u ka dhënë qytetarëve rrugën pa viza për në Suboticë, duke ikur nga skëterri i këtushëm. Po këto negociata i kanë dhënë një të shtyrë bindëse rrugëtimit të fqinjit tonë për në destinacion dhe po ashtu i kanë dhënë supliment suksesi ‘lehtësimit’ që BE bën në këtë dialog. Për të tjerat suksesi është i garantuar. E, Lista Serbe vazhdon luftimin nga brenda të Asaj që na pëlqen ta quajmë shtet sovran!
Këto pasoja të një pas njëshme kanë për shkaktarë injorancën dhe shkurtpamësinë e efekteve politike nga ana e klasës politike e në veçanti nga qeverisja e viteve të fundit e që kjo mënyrë qeverisje po vazhdon.
Mbarësimi dhe lindja e këtij lloj ‘pelegrinazhi’ politik serb ka për Atësi e vet kryeministrin e ‘dikurshëm’ dhe mënyrën ‘fluturistike’ të qeverisjes së Tij.
Ne, kishim parti politike serbe të përfaqësuara në Kuvend dhe një komunitet gjithnjë në rritje serb që ishte luajal ndaj shtetit të Kosovës, por ne me entuziazmin ‘futkutist’ nuk arritëm t’i mbajmë brenda kupolës shtetërore. Përkundrazi, i degraduam gjer në atë shkallë sa që u përligjen politikisht para komunitetit të tyre duke u sigmatizuar si ‘argatë’ të shumicës qeveritare.
Shtrati i kësaj amalgame politike është shtruar gjatë bisedimeve në Bruksell (H.Th) si kusht për pjesëmarrje në zgjedhjet e fundit të minoritetit serb e me këtë qeveria shpresonte në iluzionin për integrimin e gjithanshëm dhe në vazhdimin e përforcimit të bindjes dhe simpatisë të pakontestueshme evropiane.
Edhe sot e gjithë ditën jo që s’kemi integrim e përafrim të komunitetit politik serb, por vetëm sa kemi barrikadime, betonizime të qëndrimit të kësaj politike në mohime e në provokime nga më të sofistikuarat e deri në me direktet ndaj shumicës dhe shtetit të shumicës.
Për mua nuk janë skandale apo diç e ngjashme ato që dëgjojmë e shohim, por skandale e përtej saj është heshtja ‘strucstare’ që bën Qeveria e Republikës. Qeveria që me shumë i ngjanë ndonjë tempulli fetar që vetëm lutet dhe me lutje hesht! Qeveri pa vizion, pa më të voglën alternativë për t’i dhënë zgjidhje e besa për të i dal zot vetvetes.
Në anën tjetër, sinergjia serbe e ka të detajuar gjer në veprimet më të imëta planin strategjik për fragmentarizimin kulturor, arsimor, shëndetësor, politik e territorial të Kosovës, e qe në palcë do të thotë bosnizimi apo krijimin e një republike të vogël brenda një shteti të vockël. Kjo do të thotë ndarje.
Realisht, ne kemi shtetin shumë të fuqishëm paralel serb në komunat serbe në Kosovë. Këto komuna ofrojnë shërbime shumë efikase për qytetarët e atyre, e kjo bënë që këta qytetarë të jenë mbështetës të komunave përkatëse paralele. Shteti i Kosovës nuk ka arritur assesi t’i konkurrojë me shërbimet e veta. Dhe mbi këtë bazë kemi presionin konstant dhe të fuqishëm për krijimin e Asociacionit të komunave serbe e që të jeni të bindur se nuk ka të bëjë hiç asgjë me OJQ.
Tani kemi kompetenca tejet zgjeruara për komunat serbe, aq të zgjeruara sa që për pasurit e vendit që gjenden në territorin e atyre duhet pyetur apo marr pëlqimin e tyre. Nuk është faji i tyre, është faji i ligjeve të përkthyera e konsultuara nga injorantë dhe me pas të votuar nga injorantë të zgjedhur. Qeveria e shkuar dhe kjo e tanishme nuk e kanë të qartë se çfarë nënshkruajnë në Bruksel!
E me pas, për të gjitha këto ‘allashverveshe’ paguan populli që për ditë e më shumë po fundoset në mjerimin migjenian.
Në përmbajtjen e këtyre ‘marrëveshjeve’, pala e jonë në dialog po tkurr Kushtetutën e ligjet e Republikës. E, në anën tjetër, në mënyrë brilante politika serbe po realizon objektivat e veta në Kosovë.
‘Zajednica’, nëse zbatohet sipas marrëveshjes se 19 prillit, do të jetë edhe formalisht neutralizimi i shtetit të Kosovës. Lutem që Kryeministri të jetë maksimalisht i vëmendshëm në këtë pikë. Ky Asociacion, siç pretendohet dhe ngulmohet nga serbët, do ta legjitimojë deri në shtetësi e më pas as që do të bëhej fjalë për nivelin e ndërmjetëm të qeverisjes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin