LAJMI I FUNDIT:

Klasa e të privilegjuarve dhe klasa e të diskriminuarve!

Klasa e të privilegjuarve dhe klasa e të diskriminuarve!

Udhëheqësit shtetërorë, gratë dhe fëmijët e udhëheqësve në çdo sistem diktatorial dhe sistem me demokraci të brishtë, janë të privilegjuar.

Çdo shtet dhe regjim/sistem, e sidomos në sistemet diktatoriale apo në demokracitë e brishta që ndryshe quhen edhe demokracitë diktatoriale, kanë elitën e vet sociale. Shoqëria dhe shteti është e ndërtuar si hierarki. Është strukturë organizimi e trashëguar ndër shekuj. Sipas historisë së vjetër dhe moderne në krye të kësaj hierarkie sociale/shtetërore, kush qëndron në krye të hierarkisë, piramidës shtetërore/politike? Janë VIP-at, udhehëqësit, pushtetarët me influencë dhe fuqi ekzekutive që bëjnë dhe aprovojnë ligjet si u pëlqen dhe gëzojnë privilegjet që ja krijojnë vetes.

Pa dyshim me të gjitha privilegjet dhe ato privilegje ja krijon vetes nuk ja kërkon, nuk i merr as leje as aprovim askujt.


Po sipas historisë, kjo klasë elitë për shkak se abuzon me këto të drejta dhe privilegje, korruptohet, kriminalizohet dhe degjeneron në luks. Pastaj çfarë ndodh?

Këto bien poshtë nga fiku, thyejnë qafen dhe përfundojnë keq.

Leksione nga historia, nga jeta dhe realiteti kështu është, pavarësisht se ku jeton dhe në çfarë sistemi – shtet – je, klasa e të privilegjuarve ekziston. Por, siç thashë edhe më lartë, në sistemet diktatoriale dhe demokracitë e brishta, klasa e të privilegjuarve është shumë fish më e theksuar, sesa në sistemet e mirëfillat demokratike.

Sa më lart të ngjitesh në hierarkinë sociale/politike, aq më fort, bie poshtë kur bie nga fiku.

Është diçka që shpresohet të ndodhë ta shikosh pasi ai i përket elitës së një kombi, dhe ia krijon vetvetes privilegjet pasi ka në dorë pushtetin politik dhe ekonomik.

Në këto sisteme diktatoriale dhe në sisteme me demokraci të brishta, pabarazia ka qenë, është dhe fatkeqësisht do vazhdojë të ekzistojë… Pse ekziston kjo pabarazi? Ekziston sepse këta njerëz kanë krijuar ato lloj sisteme, që të punojnë për interesat e veta dhe të një rrethi të ngushtë. Deri sa të ekzistojnë sisteme të tilla, në këto shtete do ekzistojnë dy klasa: klasa e të privilegjuarve (politikanët dhe VIP-at) dhe klasa e të diskriminuarve (95 për qind e popullatës)!

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori