Kam dëgjuar pothuajse të gjitha tregimet tuaja. Kam dëgjuar mjaft më parë, po ashtu edhe sot, qoftë në radio apo TV fjalët tuaja. Kam dëgjuar po ashtu edhe fjalimet tuaja në shkollë më parë dhe sot. E di. E di se çfarë keni bërë për t’i mbrojtur më të dashurit tuaj – nxënësit. Kam mësuar dhe përjetuar edhe vet për veprat dhe trimëritë e juaja, për dashurinë tuaj, për mirësinë tuaj. Po, kam dëgjuar dhe përjetuar kaq shumë. Ky ndikim i veprave tuaja rri me mua dhe fle në mua thellë, jo vetëm sot por gjatë tërë jetës sime. Jo vetëm gjatë tërë jetës sime – por përherë.
Teksa po ecja nëpër qytet, shohë kolegët dhe mësuesit me sy të freskët. Ndonëse në thellësinë e shikimit të tyre sikur po lexoj diçka më tepër. Flas me veten time dhe them, sikur përherë kanë qenë në njohuri se ata kanë jetuar për të mësuar dikë me dashuri, mirësi, mëshirë, dhe dituri; sikur përherë kanë qenë urë mbi të cilën përherë kanë kaluar peshat më të mëdha të kombit.
Por, më besoni se teksa po i shikojë ata sot, unë ju shohë juve o qeveritarë. Unë shoh se çfarë ju keni bërë atyre!?
Menjëherë mundohem t’ua them atë të cilën shumë kohë më parë ua ka thënë baci im, Ali Asllani, me disa rreshta të poezisë “Hakerrim” (Koha e Maskarenjëve), të cilat do t’i gjeni më poshtë:
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju zuri darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe lepe!
Grand Cordon i zotris’sate, që në gjoks të kan’ vendosur,
Është pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
është trekëmbshi ku përdita varet kombi në litar!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Por jo grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve,
koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqipëtarve!
Kjo trimëri e ngulfatur nga maskarenjtë, dhe e heshtur nga vet ata sikur flet diçka; sikur ka dëshirë të bërtas! Kjo trimëri e heshtur e tyre sikur ka një vullnet dhe dëshirë të madhe për t’u ngritur për nxënësit e tyre, për t’u ngritur dhe për t’i shpëtuar ata. Por, nga kush t’i shpëtojë?
A thua nga vetvetja t’i shpëtojë!?
Kjo trimëri e heshtur është në secilin prej nesh! Po, po, unë e shohë këtë në secilin prej tyre, thellë në shikimin e tyre. Kjo është lehtë e lexueshme në sytë e tyre. E di, e di mirë se këtë do ta bëjnë një ditë. Një ditë marsi do t’i themi dikujt mjaft, ashtu siç i thamë jo Millosheviqit!
Kolegë të nderuar, a nuk jemi ne ata që dikur na thoshin: ju jeni qëndresa; na thoshin: ju jeni ata që ia ruajtët nderin dhe dinjitetin shqiptarisë; e ruajtët dritën e diturisë na thoshin; ju ia treguat kombit se sa të madhe e keni zemrën etj.
Apo ndoshta na tingëlluan vetvetiu këto fjalë në veshët tanë asokohe!?
E pra, ju ishit ata që ia treguat Kosovës zemrën tuaj të madhe; ia treguat dhe dëshmuat shpirtin tuaj të madh, them unë tani, apo jo!
Edhe pse sot gjithnjë e më shumë po rritet zëri i atyre që po na thonë se nuk jemi mjaft të mirë, se nuk po punojmë mjaft, se sistemi ynë edukativ është në rënie, unë megjithatë shohë se kolegët punojnë, punojnë madje edhe në orë të shtuara; bëjnë hulumtime edhe gjatë natës; brengosen për të mirën dhe interesin më të madh të nxënësve të tyre. Ftojnë në vazhdimësi prindërit në mbledhje, takohen me nxënësit, debatojnë… Në këtë mënyrë ata orvaten të bëjnë të pamundurën, ashtu që nxënësit e tyre të bëhen të mirë, të lumtur dhe të suksesshëm.
Mësuesit sot punojnë karshi një deti të madh presionesh, qofshin ato media të shkruara apo TV, qofshin ato kërcënime nga huliganë të ndryshëm. Ata janë të pambrojtur, dhe askush, askush nuk i pyet ata si po jetojnë, a kanë mundësi që me një pagë qesharake t’i shkollojnë apo t’i dërgojnë në studime fëmijët e tyre, të cilët e kanë traditë edukimin dhe shkollimin.
Askush nuk po i pyet: a kanë qenë në pushime vjetore në det etj!?
Ndjej dhembje të madhe për nxënësit e mi sot kur shohë mosinteresimin e tyre për të mësuar, mosinteresimin për të ardhmen e tyre, dhe kot përpiqem t’i kuptoj ata. Ulem dhe mendoj, duke bërë një krahasim të edukimit të gjeneratave tona të mëparshme me këta sot. Menjëherë më kaplon një zhgënjim goxha i madh!
Po ku qëndron problemi?
Unë po i pyesja një ditë nxënësit e mi: a dëshiron dikush nga ju të bëhet pedagog apo mësues?
Padyshim se përgjigja ishte njëzëri: Jo! Dhe, e dini çfarë, vetëm sa nuk më gjuajtën më shkumës apo laps, sikur donin të më thoshin: si guxon të na pyesësh ti kështu!
Po përse nuk keni dëshirë ju të bëheni mësues, i pyeta?
Ata nuk më dhanë përgjigje, por në sytë e tyre lexova një buzëqeshje cinike. Megjithatë, disa diskutuan për çështjen. Njëri më tha: Profesor i nderuar, mbase pagat janë tmerrësisht të vogla. Një tjetër më tha: Profesor, sot diplomat po blihen me para, dhe nuk është më interesant të lodhesh për të mësuar dhe për të marrë një diplomë, kur e tëra çka më duhet është të bëjë PARA, pastaj tjerat vine vetvetiu. Në Shqipëri po i blejnë diplomat me kilogramë!? Sa të duash diploma, vetëm lekë a ke, më tha duke qeshur njeri prej tyre!
Po si do t’i bëni paratë? Kjo ishte një pyetje që kishte nevojë urgjente të gjejë përgjigje!
Sa fort është zbehur autoriteti i mësuesit, inxhinierit apo intelektualëve në përgjithësi, mendoj unë në heshtje. Po them është zbehur, sepse të pacipët, të pa diturit, mashtruesit, maskarenjtë, të pashkolluarit dhe të paedukuarit më parë po e sigurojnë pozitën e lartë në Qeveri apo diku tjetër, dhe më pas po blejnë diploma sa për ta justifikuar pozitën e punës.
Sot vërehet qartë mungesa e mësuesve të mirë. Një armatë e tërë nxënësish sot kanë nevojë për mësues të mirë. Shpresoj se së shpejti do vijë dita, kur mirësia e mësuesit dhe pedagogut do të marshojë mbi të keqën. Ndoshta populli sot na shikon me një sy tjetër, pikërisht pse nuk po reagojmë, pse nuk po e ngremë zërin, por unë jam thellë i bindur se shumë shpejtë do vijë dita e këtij marshimi të njerëzve të edukuar mirë, të shkolluar mirë; do vijë dita kur të pa diturve, të pacipëve dhe të paedukuarve do t’ju themi: Mjaft!
Shpresoj se kjo do ta ndërrojë mentalitetin tonë shumë shpejtë!
Në fund, më duhet të kërkojë falje për fjalorin tim për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë mësuesit. Po them për fjalorin, sepse gjeta shumë pak fjalë përmes të cilave do të kisha sjell më tepër energji pozitive tek ju. Por, për momentin, ky është realiteti ynë!
Ndoshta! Ndoshta politikanët tanë do të marrin më shumë guxim për të vepruar në mënyrë që fëmijët t’i mbajnë më të sigurt. Sikur politikanët do ta kishin vetëm gjysmën e trimërisë së mësuesve, ata do të fillonin sot të bëjnë ndërrime për të mirën e mësuesve dhe nxënësve. Sot nevojitet ky veprim, sepse nesër ndoshta do të jetë vonë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë