LAJMI I FUNDIT:

Akademikë dhe intelektualë, mos flini…!

Akademikë dhe intelektualë, mos flini…!

Shumë intelektualë në gjithë botën janë vlerësuar vite më vonë pas vdekjes së tyre, pasi në atë kohë që jetonin nuk i donte njeri, për faktin se udhëheqësi i vendit i ka shpallur "armik të popullit" apo nuk ka pëlqyer çfarë shkruante. Shumë prej tyre duhej të shkruanin në gjuhë ”sekrete” (si them unë), duke shkruar fabula apo histori me kafshë apo diçka tjetër që simbolizonte atë që donin të thoshin.

Pra, çfarë quanin të këqij më parë, i quajnë intelektualë sot, e kush e di se cilët prej njerëzve që quajmë budallenj, do quhen intelektualë vite më vonë nga fëmijët tanë.

Ne shqiptarët kemi një nevojë shumë të ngutshme për një doracak nocionor e kuptimor, në të cilin në formë më të zgjeruar do të sqaroheshin kuptimet që bartin në vete fjalët: intelektual, intelektual i pavarur, profesionistë etj. dhe secilit nocion do t’i bashkëngjitej edhe ndonjë emër nga personalitete përkatëse ndërkombëtare dhe personalitete shqiptarësh. Intelektualët janë krenaria e një kombi, shpresa e tij për një të ardhme sa më të ndritur. Fatkeqësisht, shumë nga këta u detyruan të largohen nga atdheu dhe të vënë dijet, inteligjencën, zotësinë e tyre në shërbim të vendeve ku jetojnë.


Në Kosovë ka vdekur intelektualizmi. Kosova nuk ka më intelektualë të mirëfilltë! Në Kosovë ka vetëm intelektualë mercenarë që punojnë për interesa të partive dhe grupeve të caktuara! P.sh.: Akademia e Shkencave të Kosovës kurrë nuk del me një qëndrim zyrtar për çështjet madhore të Kosovës, për ta orientuar për së mbari shtetin, e sidomos tash që jemi në një gjendje shumë të rëndë. Shtrohet pyetja: çfarë na duhen atëherë këta të ashtuquajtur akademikë, kur nuk bëjnë asgjë për interesin e Kosovës, se tekefundit për atë punë paguhen. Apo, rrinë aty që të marrin nga 2000-3000 euro rroga në muaj e beneficione të tjera!

Akademikë dhe intelektualë, mos fleni, por zgjohuni nga gjumi i arushave dhe punoni për të mirën e vendit!

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Kalo në kategori