Belgjika me sa duket ia doli të shmangte një sulm terrorist përmes një aksioni të gjerë kundër rrjeteve të terroristëve në Bruksel dhe Vervier. Pikërisht në vendin ku nganjëherë për disa gjëra mbyllet një sy, në vendin me struktura komplekse administrative, policia dhe shërbimet sekrete funksionojnë ashtu siç duhet kur ka rreziqe reale. Ata i mbrojnë qytetarët e tyre. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Autoritetet u desh ta mësojnë këtë vetëm pas sulmit kundër një muzeu hebre në majin e shkuar në Bruksel. Tani deviza kryesore është: ndërhyrje preventive. Në shtator autoritetet belge ia dolën po ashtu të pengojnë në kohën e duhur një sulm të planifikuar kundër Komisionit Evropian në Bruksel.
Se si ia ka dalë policia të informohet për planet e atentatorëve të mundshëm, sigurisht nuk bëhet e ditur për arsye hetimore taktike. Një rol të rëndësishëm duket se luan përgjimi i telefonatave brenda celulave terroriste. Policia duhet të zotërojë teknika inteligjente të përgjimit dhe evaluimit të komunikimit në internet e telefoninë mobile, sepse edhe terroristët përdorin një komunikim të koduar në smartphone dhe internet.
Luftimi i krimit ka prioritet, ndërsa për ruajtjen e të dhënave personale mund ta vrasim mendjen më pas. Belgjika ka një paketë ligjore të zgjeruar për regjistrimin e të dhënave të telefonisë mobile dhe komunikimit. Gjermania nuk e ka një paketë të tillë ligjore. Komisioni Evropian duhet të paraqesë tani një rregullore të përmirësuar, pas rrëzimit të mëparshmes nga Gjykata Evropiane. Ka ardhur koha që në këtë fushë, kaq të rëndësishme për mbrojtjen kundër terrorizmit, të veprohet shpejt dhe pa ekuivoke.
Kërcënimi nga ekstremistët islamistë dhe xhihadistët e kthyer është shumë realist, ai është i prekshëm dhe ka pasoja të tmerrshme, siç e pamë në sulmet e Parisit. Prandaj, askush në Evropë nuk duhet të hezitojë më kur bëhet fjalë për pajisjen e autoriteteve të sigurisë me të dhënat dhe instrumentet e duhura për të kapur terroristët në kohë. Kjo vlen edhe për të dhënat e pasagjerëve, që ende në BE nuk ruhen dhe kontrollohen. Për udhëtimet drejtë SHBA-së apo Australisë është shumë normale që të japësh të dhënat e tua. Pse nuk bëhet kjo në Evropë?
Sigurisht që nuk mund të pengohen plotësisht me këtë udhëtimet e terroristëve, por të rinjve të radikalizur në Evropë u duhet bërë sa më i vështirë udhëtimi drejt kampeve të trajnimit. Të dy vëllezërit Kouachi që sulmuan në Paris Charlie Hebdon, ndodheshin në listën e personave që nuk u lejohej futja në Shtetet e Bashkuara. Në Evropë ata mund të fluturonin pa u penguar. Kjo është absurde. Autoritetet e sigurisë në Francë, por edhe në Gjermani e shtete të tjera kanë nevojë për më shumë personal për të zbuluar e gjurmuar atentatorët e mundshëm.
Madje, është gati skandaloze që policia franceze i hoqi nga lista e përgjimit të dy vëllezërit vrasës pak muaj para atentatit, sepse për personelin e pakët kishin dalë në pah prioritete të tjera, islamistë më të rrezikshëm. Kemi nevojë për masa të përmirësuara në burgje, izolimin e islamistëve për të ndalur makinerinë e radikalizimit në burgje.
Sigurisht kërkesa të tilla do të ngrihen pas çdo lloj sulmi terrorist të përmasave të mëdha. Por, në këtë kontekst duhet të thuhen disa fjalë mbështetëse edhe për shërbimet amerikane, si NSA. Përmes hiper-përgjimit të tyre shpesh të kritikuar, ata mbledhin informacione të vlefshme për skenën terroriste në botë, të cilat shërbimet evropiane i pranojnë me kënaqësi. Pa SHBA-të, kështu e ka formuluar një ish-agjent i shërbimeve sekrete, do të ishim të verbër dhe memecë për sa i përket zhvillimeve në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.
Po, mbrojtja e të dhënave dhe e drejta për privatësi janë të rëndësishme, por a nuk duhet të sakrifikojmë diçka, kur bëhet fjalë për t’u mbrojtur nga terrori? Monstra të radikalizuara, si atentatori që pa asnjë skrupull u fut në një supermarket hebre dhe pa asnjë paralajmërim qëlloi një police mund të ndalen me shumë vështirësi. Por, edhe ky person nuk ishte "një ujk i vetmuar". Ai bënte pjesë në një rrjet të caktuar, të dashurën e kishte bashkëpunëtore. Atentatori i kishte gjetur armët në Belgjikë. Edhe ai ka komunikuar, ka lënë gjurmë diku. Autoritetet franceze nuk i gjetën në kohën e duhur ato. Pse?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Kutia e Pandorës: Egli dërgon veten dhe Xumin në televotim kokë më kokë
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Debati mbi patriotizmin, këmisha e Gjestit me imazhin e Skenderbeut merr vëmendjen në spektakël
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta