Pas përfundimit të çdo viti shkollor, të gjithë faktorët relevantë në procesin mësimor, secili nga këndi dhe përgjegjësia që kanë, nxjerrin konkluzionet e veta. Dhe, kur flasim për faktorët, mund të themi se janë një numër i konsiderueshëm që në mënyrë direkte apo indirekte janë pjesëmarrës në punën e shkollës. Duke filluar nga institucionet me të larta të arsimit e deri të ato më të ulëta. Dhe, përgjegjësit për dështimet, apo shpërblimet për suksese, duhet t’i marrin varësisht nga puna dhe angazhimi që kanë dhënë në funksionimin e procesit mësimor.
Mirëpo, fatkeqësisht në shoqërinë tonë dështimet janë gjithmonë jetimë, pra nuk kanë autorë. Kurse sukseset (edhe pse të pakta) kurrë nuk ju dihet autori i vërtet, sepse të gjithë vendosin medaljet në gjokset e tyre. Ky fenomen është i pranishëm edhe gjatë funksionimit të procesit mësimor.
Mirëpo, përfundimi i vitit shkollor 2013/2014, vuri në pah edhe një dukuri tjetër. Kjo u “zbulua” përmes Facebookut. Me të përfunduar viti, shumë prindër përmes adresave të tyre postuan faqet e librezave shkollore të fëmijëve të tyre “shembullorë”. Përveç suksesit të “argumentuar”, ata nuk harruan të shkruajnë edhe ndonjë fjali me vlera akademike, më shumë për të treguar se kush janë ata që fëmijët e tyre janë “shembullorë”. Shumë nga këta prindër ishin edhe mësimdhënës shkollash, profesorë universitarë, mjekë etj, që do të thotë se e dinë shumë mirë nivelin e arsimit tonë.
Prindërit e nxënësve “shembullorë” harruan se para postimit të suksesit të fëmijëve të tyre është dashur të postojnë ndonjë aktivitet ku ata ishin pjesëmarrës dhe i ndihmuan shkollës nga e cila fëmijët e tyre dolën të shkëlqyeshëm.
Shumë studime tregojnë se niveli i inkuadrimit dhe bashkëpunimit të prindërve me shkollën është shumë i ulët. Përfshirja e tyre është formale. Ata janë shumë pasivë gjatë periudhës kur fëmijët e tyre stolisen me 5-she dhe janë shumë pak të informuar për rrugën deri sa ata vinë të 5-ja, apo edhe vlerën reale që ka ajo. Edhe pse prindërit me ligj janë përgjegjës për zhvillimin dhe funksionimin e shkollës. Prandaj, prindërit para se ta shprehin dhe ta publikojnë suksesin e fëmijëve të tyre, duhet ta dinë se ku u arrit ai sukses, nga kush u vlerësua ai sukses dhe mbi të gjitha ta dinë vlerën e saktë të atij suksesi para se ta postojnë.
Po të kishte Kosova aq shumë nxënës shembullor, jo vetëm prindërit e tyre, por të gjithë do të ishim të kënaqur. Sepse, pikë se pari testi i maturës nuk do t’ju sillte telashe së pari prindërve për t’i pajisur fëmijët e tyre “shembullorë” me aparate të telefonave të “mençur” për ta kaluar testin. Apo, mësimdhënësit nuk do të ishin futur ne siklet për të arritur një kalueshmëri pak më të mirë. Në përgjithësi, administratoret e testit kombëtar dhe atij të maturës do ta kryenin me nder punën e tyre. Ata “shembullorët” jo që do të kishin vështirësi për të gjetur punë në Kosovë, por do të mbyllnin çdo vrimë për punësim (nëse ka mbetur ndonjë), në Evropën e krizës ekonomike.
Prandaj, prindër të nxënësve “shembullorë”, mos ju gëzoni shumë atij suksesi. Bëni më shumë që ai sukses të këtë vlerë sa më reale. Krahasoni suksesin e fëmijëve të juaj me suksesin e bashkëmoshatarëve të tyre në vendet tjera. Në kohen kur Mark Elliot Zuckerberg po e festonte 10-vjetorin e realizimit të projektit të tij (themelimit të Facebookut), kolegët e tij nga Universiteti i Prishtinës gjendeshin në protesta për ta shkarkuar ish rektorin Ibrahim Gashin që kishte bërë mashtrime gjatë avancimit të tij akademik. Kjo tregon saktë nivelin e arsimit dhe edukimit qe kemi.
Prandaj, të respektuar prindër, angazhohuni dhe ndihmoni shkollën gjatë procesit mësimor, që postimet e juaja ne Facebook të jenë me rrezatuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe