Të gjithë në nën qiellin e këtij vendi, të quajtur Kosovë, thirren në luftë kundër korrupsionit e keqpërdorimeve. Mandej nuk dihet se kush kënd do ta luftojë kundër korrupsionit.
Secili prej tyre, me deklarata mediatike e shumë pompoze mundohen të pastrohen, “të lahen e të shpërlahen” nga kjo e keqe e madhe që ka kapluar vendin e këtij nën qielli të quajtur Kosovë. Mandej, gjatë fushatave elektorale disa subjekte politike nuk reshtin së akuzuari kundër njëra-tjetrës. E, qytetarët e këtij vendi, që janë spektatorë të këtyre zotimeve, pa vetëdije hynë në valle të atyre zotimeve, e me këmbëngulje i mbrojnë deklaratat e atyre që duan të ulen në ulësen më të shenjtë të institucionit të vendit (që një pjesë e tyre fare nuk e meriton atë vend) – në Kuvendin e Kosovës.
Po, kjo është Kosova jonë! E, disa të tjerë, mundohen që gjithsesi të zënë vend në ekzekutiv. Të mira që besa të dy pozitat: po të jesh deputet ke pagë të majme, edhe pse mund të ndodh që i rregullt nuk je në seanca. Por, edhe kur të jesh në seancë e ngrit ose nuk e ngrit dorën. Ngritja ose mos-ngritja e dorës varet a je në pozitë apo në opozitë.
Pra, një deputet krejt pasiv, që nuk ka asnjë meritë, nuk ia din peshën e postit të zënë. Pastaj siguron edhe pension të mirë për të ardhmen. Por, vetëm një numër i konsiderueshme i tyre e dinë peshën dhe rëndësinë e asaj ulëseje të shenjtë dhe që e meritojnë atë vend.
Pra, me të hyrë në Parlament, i harrojnë ato zotime për të luftuar korrupsionin se, ndonjë prej tyre hyjnë vetë në atë lojë ose edhe ka qenë ma herët në atë valle. Mandej, me siguri fillon edhe të monologojë se çfarë thosha gjatë fushatës zgjedhore? E, ata qytetarët e ngratë, mbesin peng i zotimeve të tyre elektorale. Ata ia kanë filluar vet asaj loje që do ta “luftonin” korrupsionin posa të hynë në Parlament apo ekzekutiv.
E, edhe ata në ekzekutiv mirë e kanë. Ata që duan të punojnë me ndershmëri dhe ta zhvillojnë vendin kanë mundësi. Po edhe ata që nuk duanë të punojnë me ndershmëri, gjithashtu kanë mundësi ta shkatërrojnë dhe ta qojnë drejt humnerës vendin e këtij nën qielli të quajtur Kosovë.
Po, edhe ata që erdhën ta zhvillojnë ketë vend ligjërisht, që ligji të bëhet i plotfuqishëm, falë tyre gjeten hapësirë që të keqpërdorin. Fillimisht ishte UNMIK-u që erdhi në Kosovë të administrojë. Po nuk priti gjatë dhe filloi të zhgënjejë popullin e këtij vendi. Hoqi maskën.
Nga ky zhgënjim udhëheqësia e vendit kërkoi një forcë tjetër që do të udhëheq me punën më të ndjeshme, në luftë kundër korrupsionit. I gjithë populli me gëzim e priste ardhjen e tyre. Pastaj, sikurse sot më kujtohen bisedat e ndryshme të qytetarëve që do të vinë disa prokurorë e gjykatës nga Perëndimi që do ta luftojnë gjithë këtë të keqe. Erdhën ata që duhej luftuar korrupsionin. Dhe filluan ta “luftojnë” . E tani jemi dëshmitarë se sa mirë po e “luftojnë” korrupsionin.
Shtrohet pyetja: a i ndruan vetëm uniformat në mes veti UNMIK-EULEX-i dhe nuk e ndryshuan karakterin me uniformat e reja?!
Nuk po e dimë se kush kënd do ta luftojë: a EULEX-i ata që janë në legjislativ dhe ekzekutiv dhe që keqpërdorin (gjithnjë duke mos i përfshirë të gjithë) apo ata do të kërkojnë nga legjislativi i vendit që së paku t’i ketë nën vëzhgim ata që erdhën të venë rend e ligj. Apo, edhe individë dhe parti të ndryshme do ta luftojnë njëra-tjetrën me vend e pa vend, me deklarata mediatike qoftë në Kuvend apo Qeveri, apo edhe ata që vërtetë nuk janë të korruptuar, por duhet etiketuar disi.
Uroj që vitit 2015 të cilit i gëzohemi secili prej nesh, duke pritur ditë më të mira, mos të flitet për korrupsion, po të jetë një vit i mbarë, i suksesshëm e i pakorruptuar dhe të luftohen e të dënohen ata që janë korruptuar deri në vitin që po e lëmë pas!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë