Një ndër mobilizimet më të mëdha për përkrahjen e një krahu politik kundër krahut tjetër ka ndodhur në zgjedhjet lokale të 2013-ës. Pak është shikuar se ç’kanë ndër mend të bëjnë kandidatët e rinj, e më shumë është shikuar se si të ndëshkohen ata të vjetrit. Rrjedhimisht, pati ndryshim të pushtetarëve në shumë komuna.
Janë të panumërta rastet kur kemi dëgjuar se si qytetarët janë të pakënaqur me shumicën e kandidatëve nëpër komuna, por që premtonin se do ta votonin njërin vetëm që ta largonin atë që ishte aktualisht në pushtet. Dhe ky “njëri” ishte ai që perceptohej të kishte më shumë gjasa. Madje, kishte raste kur ky perceptohej si i vetmi që kishte gjasa.
Një mobilizim i tillë nuk kishte se si të mos instrumentalizohej nga partitë politike, së paku përmes propagandës elektorale. Fillimisht, ishim dëshmitar të krijimit të perceptimit për mundësinë e ndryshimit të pushtetit duke e theksuar parakushtin e të qënurit “parti e madhe.” LDK-ja filloi t’i referohej vetes dhe PDK-së si dy partitë e mëdha në vend dhe kështu dëshironte që ta vinte lojën në situatë bipolare. LDK-ja shpresonte, duke u konsideruar si partia e vetme e madhe përveç PDK-së që ishte në pushtet, se do të përfitonte nga perceptimi se ndryshimi mund të vijë vetëm me të. Pra, synonte të ishte “kandidati” i ri që perceptohej jo vetëm se kishte më së shumti gjasa, por i vetmi që kishte gjasa ta mundte pushtetarin aktual. Kështu synohej të mblidhej mllefi i qytetarëve, dhe ndëshkimi i tyre ndaj pushtetarit të keq të kanalizohej duke e votuar LDK-në – “kandidatin” që do të perceptohej si i vetmi që kishte gjasa ta bënte një gjë të tillë.
Dhe, një propagandë e tillë ishte e suksesshme deri në një masë. Qytetarë të shumtë, edhe pse i dinin mëkatet e LDK-së nga qeverisjet e kaluara në nivel të përgjithshëm dhe i kishin kujtimet e freskëta nga qeverisja e saj në Prishtinë, filluan ta shohin LDK-në si mundësinë e vetme për ta rrëzuar PDK-në. Dhe, ndëshkimin që donin t’ia bënin PDK-së e kanalizuan përmes LDK-së duke e mbështetur e votuar këtë të fundit.
Përkundër zhgënjimit nga rezultati i zgjedhjeve dhe pakënaqësitë me disa nga pjesëmarrësit e bllokut, formimi i tij bëri edhe një herë të perceptohej se LDK-ja e ka njëmend. Pra, situata dukej kështu: edhe pse nuk arritën ta mposhtin PDK-në vetëm, i bashkuan forcat në bllok duke u sakrifikuar për ta dëshmuar se rrëzimin e PDK-së e kanë qëllim parësor.
Ky veprimi e mbante shpresën gjallë se PDK-ja mund të rrëzohej. Meritor për këtë më së shumti dukej LDK-ja, forca me më së shumti numra në bllok. Lëvizja VETËVENDOSJE!, përkundër konsistencës në theksimin e nevojës për ndryshim, nuk kishte arritur të merrte votat për ta bërë një gjë të tillë vetëm. E besimi se AAK-ja mund ta bënte një gjë të tillë nuk ishte as gjatë fushatës – jo vetëm sepse AAK-ja cilësohej si parti e vogël. por edhe për shkak të flirtimit të kryetarit të saj me kryeministrinë e Kosovës, menjëherë pas kthimit të atij të parit nga Haga. Deri këtu dukej se lufta në mes dy “të mëdhenjve” po fitohej nga LDK-ja, e cila me çdo kusht kishte bërë thirrje tek qytetarët që ta ndëshkonin PDK-në.
Me prishjen e bllokut dhe bashkimin e LDK-së me PDK-në mori fund perceptimi se LDK-ja është subjekti i vetëm që mund dhe do ta rrëzojë PDK-në. Fillimisht u pa që nuk mundet sepse nuk i kishte votat e mjaftueshme. Dhe, çka është edhe më me rëndësi, u pa që një gjë të tillë nuk e kishte qëllim parësor. Jo vetëm që nuk e rrëzoi PDK-në, por LDK-ja ia mundësoi asaj që të mbetet ende në pushtet. Kjo mund t’i dukej çudi dikujt që ka besuar në perceptimin se LDK-ja është e vetmja që mund ta rrëzojë PDK-në në luftën e tyre bipolare. Por, nëse kthehemi përgjatë mandatit kur LDK-ja ishte në opozitë, e shohim se bashkimi i LDK-së me PDK-në nuk është hera e parë dhe as e vetme që LDK-ja ia mundëson PDK-së mbetjen në pushtet. Në shumë raste, ishin pikërisht votat e LDK-së që mundësonin kalimin e vendimeve të dëmshme që vinin nga qeveria në Kuvend. E ky është një ndër argumentet kryesore që shpjegon pse lufta bipolare në mes LDK-së dhe PDK-së ka qenë thjesht një farsë në nivel perceptimi.
Për atë që ka besuar në natyrën bipolare të skenës sonë politike, bashkimi i dy “poleve” (LDK e PDK) mund të duket si zhdukje e kësaj natyre. Por, në fakt, ka ndodhur pikërisht e kundërta. Nëse deri tani kjo luftë ka qenë në nivel perceptimi, tash është bërë e vërtetë përmes akterëve të rinj.
Bashkimi i LDK-së me PDK-në i lë në opozitë tri subjektet tjera që nuk cilësoheshin si faktorë të rëndësishëm në “luftën bipolare” mes LDK-së dhe PDK-së. Ky cilësim vazhdon të mbetet pjesërisht i vërtetë. Fillimisht, AAK-ja ka rënie të vazhdueshme të mbështetjes së elektoratit. Gjithashtu, afrimi i tyre para zgjedhjeve me PDK-në dhe lakmia për pozitën e kryeministrit nuk e bën këtë parti as shpresëdhënëse dhe as të besueshme si opozitë. Nismës i fillon historia me shkëputjen nga PDK-ja dhe forca e tyre politike është sa për mbijetesë në Kuvend, meqë mezi e ka kaluar pragun.
Në këtë situatë, subjekti i vetëm që ka konsistencë në qëndrim dhe forcë politike në rritje është Lëvizja VETËVENDOSJE! Pikërisht për shkak të konsistencës mund të themi se këtu nuk kemi të bëjmë me krijimin e perceptimit të luftës bipolare por, në fakt, këtu vërtetë e kemi një të tillë. Përveç konsistencës, ky bipolaritet mund të vërehet fare lehtë edhe në rrafshin ideologjik. Gjasat që ka ky subjekt për rrëzimin e polit tjetër (LDK-PDK), që deri dje dukeshin si dy, janë në raport të drejtë proporcional me pakënaqësinë e qytetarëve. Me rritjen e pakënaqësisë, rriten gjasat për ardhjen e këtij subjekti në pushtet.
Pra, nëse deri dje besohej perceptimi se lufta bipolare në mes LDK-së dhe PDK-së mund të fitohej nga LDK-ja sepse askush tjetër s’kishte gjasa, sot besohet në realitetin e bipolaritetit të vërtetë. Dhe, ky realitet është i besueshëm pikërisht për shkak të historisë së dy poleve. Sot, në njërën anë kemi vazhdimin e punës së bashkpunëtorëve të moçëm, e në anën tjetër kemi shpresën dhe mundësinë e re dhe pothuajse… të vetme!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri