Konferenca e sivjetme e madhe e shtypit e Vladimir Putinit, e parë nga këndvështrimi i presidentit, mund të përmblidhet me disa fjalë. Rusia në politikën e jashtme ka të drejtë në çdo drejtim dhe ai Putini me gjithë trazirat me rublen e ka gjithçka nën kontroll.
Në fakt Putini e përgatit popullin e tij për kohë ekonomikisht të vështira, por sipas presidentit rus, brenda dy vjetëve koniunktura botërore do të gjallërohet përsëri dhe ekonomia e Rusisë do të ketë ndryshuar. Deri atëherë vështirësitë do të kalohen me ndihmën e rezervave të mëdha të devizës ruse. Hapat e rinj të bankës qendrore dhe të qeverisë për mbështetjen e rublës Putini i vlerësoi si masat e duhura.
Rritja e ndjeshme e normës bazë të interesit në 17 për qind sipas teorisë së ekonomisë së tregut është mjeti i duhur për të forcuar kursin e rublës. Megjithatë është e diskutueshme, nëse llogaria e Putinit do të dalë.
Me siguri që rezervat e devizave në vlerë prej rreth 420 miliardë dollarë amerikanë (340 miliardë euro) janë një rezervë e mirë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike dhe sidomos ato financiare. Por, megjithë shumën relativisht të madhe shtrohet seriozisht pyetja, nëse këto para do të mjaftojnë për të gjitha problemet.
Shpenzimet shtesë e kërcënojnë shtetin rus, jo vetëm se duhet të mbështetet rubla. Putini premtoi se pensionet dhe pagat e punonjësve të shtetit – të dyja grupet e mëdha sociale janë shtyllat mbështetëse të pushtetit të tij – priten të rriten në përputhje me inflacionin.
Në të njëjtën kohë bankat dhe sidomos sipërmarrjet e mëdha shtetërore, si Rosneft, Gasprom dhe hekurudhat ruse kanë nevojë për ndihmë masive financiare: Deri në fund të vitit 2015 sipërmarrjet ruse, shumica e tyre ndërmarrje shtetërore, duhet të paguajnë rreth 130 milionë borxhe të jashtme. Dhe kjo në kohën e sanksioneve financiare perëndimore, që vështirësojnë rifinancimin e kredive të vjetra për sipërmarrjet ruse.
Se si do të arrihet diversifikimi i ekonomisë ruse, të premtuar për të disatën herë, në kushtet e rënies të të ardhurave shtetërore për shkak të rënies ndërkombëtare të çmimeve të energjisë, pakësimit të rezervave valutore, rritjes së inflacionit, si dhe normës bazë të interesit me 17% për kreditë e reja, kjo është me të vërtetë e paqartë. Megjithatë është vështirë të imagjinohet, që shteti rus apo ndërmarrjet kryesore shtetërore mund të bëjnë në vitet e ardhshme investime të mëdha në infrastrukturë, arsim, apo shëndetësi.
Vështirësitë aktuale shtohen edhe nga fakti se problemet strukturore të ekonomisë ruse janë të njohura prej vitesh. Ekonomia ruse, e bazuar në lëndën e parë, duhet të kthehet në një ekonomi të teknologjisë së lartë, me industri moderne dhe me shërbime të avancuara. Pikërisht ky është dështimi i madh i politikës ruse nën Vladimir Putinin, që ky kurs i domosdoshëm i modernizimit nuk u ndoq me konsekuencë në kushtet më të favorshme si të ekonomisë globale ashtu edhe të politikës së jashtme të 14 viteve të fundit.
Politika ndaj Ukrainës bën që Rusia rrugën drejt modernizimit të mos e bëjë dot në partneritet me perëndimin, por nën ndikimin e sanksioneve dhe ndjenjës së kercënimit reciprok.
Që modeli aktual ekonomik i Rusisë nuk funksionon, është vetëm një pjesë e ekuacionit politik, që do ta vërë presidentin Putin nën trysni. Sepse nëse llogaria e strategjisë ekonomike të Putinit nuk del, atëherë shpejt shtrohet pyetja e përgjegjësisë politike. Dhe ana e errët e mbështetjes së lartë për Putinin është se në politikën ruse, nuk është askush, që mund të marrë rolin e kokës së turkut. Pavarësisht se si i kanë emrat kryeministri dhe shefja e bankës qendrore – në Rusi Vladimir Putini mban përgjegjësinë për çdo gjë.
Prandaj, kriza aktuale nuk është vetëm një krizë ekonomike e Rusisë, por edhe kriza më e madhe politike e presidentit Putin. Për zgjidhjen e saj ai kërkoi faktikisht dy vjet kohë në konferencën vjetore për shtyp. Do të jetë interesante, nëse populli dhe në radhë të parë elita politike do t’ia japin këtë kohë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania