Arrestimi i gazetarëve në Turqi, dy prej të cilëve janë drejtuesit kryesorë të gazetës “Zaman” dhe televizionit “Samyollu”, është bërë tema e ditës e të gjithë medias botërore. Kështu, gazeta britanike, “The Guardian” shkruan: “Policia turke arreston 23 persona duke i bërë presion shtypit opozitar”.
Një panoramë e turpshme për Turqinë.
Fatkeqësisht në Turqinë e shekullit XXI, ndërhyhet ndaj një grupi medietik, që ka me dhjetëra televizione, radio, portale dhe revista. Po kështu, zyrtarët më të lartë evropianë i kanë kritikuar ashpër arrestimet në masë të përfaqësuesve të mediave kryesore opozitare. Shefja për Politiken e Jashtme në Bashkimin Evropian, Federika Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, deklaruan se arrestimet e gazetarëve dhe kryeredaktorëve turq, bien në kundërshtim me vlerat evropiane. Ndërsa, BBC njoftoi se këto media njihen si opozitare dhe kanë raportuar mjaft kritika ndaj Presidentit.
Këto arrestime vijnë pak ditë pasi Erdogani ka bërë të ditur se do të ndërmerren “hapa të rinj” ndaj mbështetësve të Gulenit. Me të njëjtin shqetësim u shpreh edhe zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jane Psaki, e cila deklaroi se SHBA-të po i ndjekin nga afër raportet për bastisje dhe arrestime në Turqi. Liria e medias dhe pavarësia e drejtësisë janë elemente kyçe në çdo demokraci të shëndetshme dhe gjithashtu, pjesë e Kushtetutës turke.
Analisti i gazetës më të rëndësishme, “Hurriyet”, Taha Akyol, në komentin me titullin “E frikshme”, e vlerëson 14 dhjetorin si “Ditën e zezë në historinë e demokracisë”, kurse kolegu tij, Ahmet Hakan e titullon shkrimin e tij “E frikshme, e rrezikshme, e paligjshme”.
Vazhdimi i arrestimeve në Turqi vlerësohet si grusht shteti kundër medies, shtypit dhe lirisë së mendimit. Dhe, ky ashpërsim midis ish-kryeministrit dhe sot president i Turqisë, Erdogan, ka shpërthyer me të gjithë forcën e tij, veçanërisht që prej 17 dhjetorit të vitit të kaluar, kur shpërtheu skandali i pastrimit të një miliard dollarëve iranianë në Bankën Popullore në Ankara. Në listën arrestimeve pasardhëse ishte edhe djali i vetë Presidentit Erdogan, i cili nga telefonatat e zhvilluar u zbulua se nga ky skandal kishte fshehur me dhjetëra milionë dollarë.
Qeveria e kryesuar nga z. Erdogan, ndërmori një fushatë të egër spastrimesh, duke pushuar apo transferuar me mijëra oficerë dhe punonjës policie; shkarkoi apo transferoi me dhjetëra prokurorë që ishin të angazhuar kundër këtij skandali të përmasave të mëdha. Në këto përplasje të pushteteve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se vazhdimi i kësaj rruge do t’i japë fund shtetit ligjor dhe demokratik në Turqi.
Këto qëndrime po e ulin shume imazhin e Turqisë në botën demokratike dhe po e largojnë atë më shume nga mundësia e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.
(Autori ka qenë Atashe Ushtarak në Republikën e Turqisë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri