LAJMI I FUNDIT:

Luftëpaqja sikurse tuctrimi

Luftëpaqja sikurse tuctrimi

Lufta e 2001-shit është argument i mjaftueshëm sa për ta ditur se lufta në Maqedoni nuk është e gatshme dhe e aftë t’i zgjidhë problemet tona. Paqja në këtë shtet kurrë nuk arriti të del prej lëvozhgës së teorisë. Madje edhe atëherë kur u shqiptua fjala “Oazë e paqes në Maqedoni”, njerëzit nuk e ndienin fare paqen, aq më pak ta shijonin dhe ta dëshironin luftën.

Për fat të keq, banorët e këtij shteti janë duke jetuar në zonën neutrale; ata nuk janë në luftë, por u mungon edhe paqja. Ndjenja e tyre gjendet përballë dy pellgjeve, por përgjatë udhëtimit për te ndonjëri pellg, po humb udhëtari si rrjedhojë e pështjellimit të qëllimit dhe cakut të asaj nisjeje.


Me pak fjalë dhe me shumë mend, fjala që do t’i shkonte më përshtati kësaj zone neutrale do të ishte luftëpaqja, ngjashëm si emërtimi i tuctrimit, që do të thotë se në raste të caktuara ai është trim i madh, por herë pas herësh di edhe të frikësohet. Këto fjalë për t’i pajisur jetë, më duhet ta sjell një shembull. Ushqim kemi, nuk është se nuk na japin për të ngrënë, por shumë pak na japin, saqë pamundësia për t’u ngopur ndonjëherë, po e zmadhon mundësinë e shpërthimit të durimit. Kësisoj, nëse shpërthen durimi, pastaj vështirë është të merremi me arsyen e atij shpërthimi, sepse do të humbasim në malin e ngjeshur të pasojave të atij shpërthimi.

Meqenëse lufta është vazhdimësi e politikës, por me mjete tjera, unë mendoj se zgjatimet politike duhet t’i bëjmë vetëm me mjete politike; me mençuri, diplomaci, moral të lartë, qartësi të kërkesave dhe me këmbënguljeje. Aktorët e kësaj jetëdhënie do të duhet të jenë të ditur, të panjollosur moralisht, të gatshëm për flijim dhe largpamës. Paj, të mos harrojmë se në mungesë të argumenteve dhe në pamundësi për ta duruar bashkëbiseduesin, puna më e lehtë është t’ia japësh një flakaresh dhe ta mbyllësh prore muhabetin, por ky gjest i lehtë është i prirë të shoqërohet me pasoja të pambarimta të vështira. Prandaj, më mira të vonohemi përgjatë bindjeve dhe arritjeve, sesa t’i flakim bindjet me një flakaresh për të krijuar pastaj një mori antagonizmash dhe pasojash, të cilat do të bëjnë që të harrohet shkaku i pikënisjes në fjalë!

Në trend

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori