LAJMI I FUNDIT:

Stalini, Hrushqovi, Brezhnjevi e Enveri, model për Qeverinë e Kosovës!

Stalini, Hrushqovi, Brezhnjevi e Enveri, model për Qeverinë e Kosovës!

Ka tri javë ditë rresht që po shohim, po dëgjojmë e po lexojmë "lajmin" e prodhuar nga gazetaria e UNMIK-ut, Lajmin me titult si:

1. "Policia sot pengoi një autobus me qytetarë të Kosovës (kupto shqiptarë se serbë jo se jo) që të mos ikin me autobus nga Kosova për në Serbi, e më tutje për në perëndim".

Lexojmë e shohim "lajmin" e Hashimit:


2. "Sot as policia nuk po ia arrin ta pengoj ikjen e qytetarëve nga Kosova",

Gazetaria e Isës lanson këtë lajm:

3. "Policia e Kosovës sot ndaloi me dhunë një furgon me plot burra, gra e fëmijë duke ikur nga Kosova"…

Ja "lajmi" i gazetarucëve të partisë që u prodhua këto ditë:

4. "Sot, nga Policia e Kosovës, u ndaluan tre autobusë me qytetarë duke ikur përmes Serbisë për në Hungari"….

Ky lajm i keq më shqetëson, mua ky lajm më mërzit, mua ky lajm më dëshpëron, mua kjo gazetari po më copëton, jo për faktin se përse ikin shqiptarët e varfër nga Atdheu e vendi i tyre e me Qeveri të tyre shqiptare, por për mua është diçka tjetër e "pakuptueshme", e "pakapshme" dhe aspak racionale!

Pyes me zë të lartë e në panik: Si mund të ndalen arratisjet e hallexhinjve dhe të varfërve me polici e me dhunë policore?

A jeni duke parë se jeni bërë shtet policor e fashist?

A jeni duke kuptuar se s’ka vlera në këtë hapësirë politike?

Komunisti Enver Hoxha tentoi të ndalonte me polici e ushtri ikjen e shqiptarëve të varfër nga Shqipëria. Pa sukses!

Policia dhe Ushtria komuniste në kohën e Ramiz Alisë, me polici dhe tanke provoi të ndalojë ikjen e madhe të popullit nëpër ambasadat perëndimore. Por, përsëri, pa sukses!

Nikolae Çaushesku, presidenti komunist i Rumanisë, po ashtu, me polici e ushtri tentojë të ndalojë ikjen e rumunëve nga varfëria e skamja për në Perëndim. Edhe ky pa sukses!

Stalini, Hrushqovi, Brezhnjevi, tentuan të ndalojnë ikjen nga ferri e varfëria popujt e ish-BRSS për në Perëndim, por pa sukses!

Erichk Honecker, presidenti i Gjermanisë socialiste, nuk ia doli të ndalojë ikjen masive të gjermanëve të varfër për në Hungari!

Tani përsëri pyes: cilët janë ata policë të mjerë që po zbatojnë urdhrat e Qeverisë së Hashimit e të Isës. Me polici do ta normalizojë gjendjen e mjerueshme ekonomike e sociale të Kosovës?

A ka këshilltarë me "dy palë mend" kabineti i Qeverisë së Kosovës?

Si more luftohet varfëria me polici e me ushtri, o Hashim? O Isë?

Problemet sociale janë të krijuara nga politikat e këqija të Qeverisë së Kosovës.

Shqiptarët e varfër, që po braktisin me zemër të thyer vendlindjen, nuk janë kriminelë e as rast për polici e as për hetuesi gjyqësore. Jo, këta janë viktima dhe produkt i qeverisjes së keqe, krimit ekonomik e papërgjegjësisë sonë kolektive…

Varfëria mesjetare në Kosovën e vogël është krijuar nga politikat kapituluese të njerëzve ne pushtet.

Ikjen e Shqiptarëve të varfër e të sëmurë nga Kosova nuk e pengon e nuk e ndalon dot milicia e Hashimit, e as milicia e Isës. Vetëm me politika humane, me ekonomi larghedhëse nacionale e sociale mund ta ndryshojmë e ta pengojmë ikjen masive të shqiptarëve me shëndet të ligështuar e të varfëruar.

E, as Ti Hashim, e as ti Isë, nuk mund ta bëni këtë ndryshim.

Frikohem fort se këtë ndryshim të mirë nuk do ta bëjë as edhe opozita e sodit.

Mintutat e fundit për ne si kolektiv po na rrëshqasin… Kohë s’kemi shumë, vullnet kemi pak, e politikanë për popullin thuaja aspak!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori