Thuhet se nëse përzihesh me krunde, do të të hanë pulat. Që moti e kam lexuar, por e kuptova atëherë kur u përballova me realitetin në të cilin jetojmë.
Si çdo shtetit tjetër në Ballkan, edhe neve demokracia na erdhi si bumerang, ku brenda njëzetekatër orëve, udbashët më të mëdhenj shqiptarë veshën teshat e demokratëve – një term që populli jonë nuk e njihte, por simbolizonte kushte të mira ekonomike, jetë të rehatshme, liri, shoqëri të shëndoshë morale…
Aq shumë na mashtruan në emër të demokracisë, saqë nëse fillojmë t’i numërojmë mashtruesit, nuk e di se ku do të përfundojë. Në emër të demokracisë keqpërdorën kombin dhe fetë brenda shqiptarëve, e kur flasim për në Maqedoni, "islamizmi" ka qenë vetëm objekt i shfrytëzimit që politikanët e "shenjtë" nëpër bina na citonin citate kuranore dhe hadithe profetike, për ta fituar një votë, një mandat, një tender, një shtëpi, një fabrikë, një jetë luksoze, në shpinën e naivitetit tonë.
Është e vërtetë se sot po dalin lëvizje të reja, me njerëz të ditur, me ide të cilat janë ndryshe nga ato të vjetrat. Fytyrat e reja jo çdoherë sjellin diçka të re, nëse haset në një mentalitet të vjetër.
Populli shqiptar në Maqedoni jeton në një varfëri të skajshme; problemet sociale dhe ato ekonomike deri më tani thuajse askush nuk ka mundur t’i rregullojë, edhe pse shumë kanë premtuar. Shpresat nga disa njerëz që dolën prej gjakut të derdhur, morën fund sot kur e shkruaj këtë shkrim. Asgjë nuk kanë ndryshuar.
Varfëria e skajshme, problemet sociale dhe ekonomike janë keqpërdorur thuajse nga të gjitha partitë për interesat e tyre personale, në "emër të kombit dhe fesë".
Thuajse askush nuk e ka prekur drejtimin e ndryshimit të mentalitetit tonë, i cili në përgjithësi na mbeti nga "çdo mbeturinë" që ka kaluar këndej, qoftë ai turk, bullgar, grek, maqedonas dhe serb.
Sot ne ballafaqohemi me të gjitha problemet, por problemi më i madh i cili na qëndron mbi kokë është vlerësimi i gjërave të reja, sepse na kanë mësuar që "të qëndrojmë në konakun e vjetër", konak që na ka keqpërdorur të gjitha vlerat tona.
Përderisa ne e kemi një popull i cili keqpërdoret nga ujqit, duke e shitur votën e tij për një kilogram miell, për një litër vaj dhe për dhjetë eurot partiake, neve asnjëherë nuk do të na duhet diçka e re, por më e reja për neve duhet të jetë ndryshimi i së vjetrës.
Thuajse në të gjitha rrugicat e lagjes sime, mbizotëronte një atmosferë për rrëzimin e partisë shqiptare në pushtet, por për një natë, vetëm për një natë, nëpër rrugicat e popullit të varfër ndryshoi gjithçka që të nesërmen ta jep rezultatin e kundërt e asaj që mbizotëronte. Askush nuk besoi, por më vonë nga vetë votuesit dëgjohej zëri i klithmës së varfërisë se dikush i paska shkarkuar kamionët me miell, paska shpërndarë të holla, paska kushtëzuar se nëse nuk e nxjerr familjen tënde në votime, do të përjashtohesh nga puna.
Çdoherë mundohem ta kuptoj popullin tim, sepse jam pjesë e tij, por disa herë nuk mundem ta arsyetoj sepse çdo arsyetim për një njeri i cili e shet votën e tij "të shenjtë" për një kilogram miell është e paarsyetuar.
Mentaliteti i vjetër që ne e jetojmë në krye me shovinistët në emër të demokracisë, se "filani e do më shumë kombin" dhe se "filani e do më shumë fenë" dhe se "filani tha jam mysliman" dhe se "filani e ka gruan me mbulesë" dhe se "filani vjen në xhami", duhet të ndryshohen, sepse sot thuajse të gjitha këto prezantime, janë më të keqpërdorurat. Popullit tonë nuk duhet t’i interesojë se çfarë do filani, ku shkon filani, përderisa atë që duam ne (kushtet jetësore, ekonomike dhe sociale) nuk i kemi në tryezat tona.
Ajo që e duam ne, duhet t’i interesojë më shumë filanëve dhe filanicave, e mos të keqpërdorin besimin e popullit për interesat e tyre.
Përderisa ne i shikojmë dhe i vlerësojmë politikanët me këtë këndvështrim, ne kemi problem me kulturën tonë të cilën na kanë imponuar "djajtë e shoqërisë", të cilëve u konvenonte një mentalitet i tillë.
Me këtë mentalitet të vlerësimit të personaliteteve dhe partive politike, neve nuk na duhen lëvizje dhe parti të reja, por na duhet zhvillim dhe ndryshim i një mentalitetit që na ka zënë frymën e vlerësimit të gjërave.
Sot, para neve, në skenën politike kemi personalitete të cilët me plot kuptimin e fjalës mund të quhen ujqër, ndërsa ata kënaqen duke e përsëritur fjalën e urtë se "përderisa ka dele, ka edhe lesh" që e kam dëgjuar disa herë prej aktivistëve partiakë.
"Kush bëhet me ujqër, do të nxërë ulërimën", thotë fjala e urtë popullore. Por, ajo që na dallon neve prej kësaj fjale të urtë është se ujqërit (partitë politike) po mbushin barqet, ndërsa ne si ujqër (si përkrahës të tyre) e nxjerrim vetëm ulërimën. Thuajse çdo shqiptarë sot ankohet, thuajse çdo shqiptarë sot klithë, por kur vjen koha e zgjedhjes, përsëri i përkrahim. Edhe vetë partitë politike çuditen dhe parashtrojnë pyetje: Çfarë faji kemi ne të mjerët, pse po na votoni?
Ne sot duhet të çuditemi dhe të parashtrojmë pyetje: Pse po i votojmë? E nëse interesi personal paraprinë para popullit tënd, atëherë vazhdo të jetosh i nënshtruar dhe i nënçmuar, që kënaqesh me ashtin që ta hedhin, përderisa ata "hanë mishin" dhe pasurohen në shpinën tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri