LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i shtetit: Noter shtetëror apo faktor politik

Presidenti i shtetit: Noter shtetëror apo faktor politik

Sistemet politike të shteteve në Evropën Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, u karakterizuan nga parimi i ndarjes së pushteteve, parim i cili karakterizohet me kontroll reciprok, por edhe me një ndarje të përgjegjësive mes organeve shtetërore të cilat përfaqësojnë secilin nga pushtetet në jetën shtetërore.

Një veçanti paraqet sistemi kushtetues parlamentar, në të cilin ekzekutivi i vendit është i ndarë në mes të Qeverisë dhe Presidencës. Kjo ndarje na paraqitet më tepër në formë sesa në brendësi të saj, pasi linjat e politikës shtetërore përcaktohen nga kabineti qeveritar. Në këtë kuptim, presidentit të shtetit nuk i lejohet të përzihet në politikat ditore, pasi ai paraqet figurën e unitetit shtetëror (kombëtar). Madje, ndonëse ai përfaqëson shtetin dhe nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare, ai nuk e përfaqëson vullnetin e tij politik, por formalizon vullnetin e shumicës parlamentare të cilët paraqesin forumin kryesor të politikës dhe diskutimit demokratik.

Presidenti i shtetit në sistemet parlamentare shpesh është quajtur edhe noter shtetëror, sepse fusha e vetme e veprimit në të cilën roli i tij është domethënës paraqitet në shpalljen e ligjeve, pas miratimit të tyre nga Parlamenti. Shpallja e ligjit nga presidenti bëhet pas vlerësimit të Kushtetutshmërisë së tyre (në aspektin formal, pasi kontrolli material i Kushtetutshmërisë sipas mendimit unanim të shkollës juridike nuk bie në kompetencën e tij) dhe në këtë aspekt është krahasuar me rolin e noterit i cili konfirmon ligjshmërinë e raporteve juridike.


Mirëpo, teoria dhe praktika parlamentare e shteteve me demokraci të zhvilluar paraqet raste në të cilat presidenti i shtetit është treguar edhe faktor politik me ndikim në jetën politike të vendit. Ky rol i tij sidomos del në pah në periudha të krizave politike dhe institucionale të cilat krijohen nga mosmarrëveshjet që lindin mes partive politike.

Në këto periudha, Presidenti i shtetit duke u bazuar në pozitën e tij si figurë e unitetit kombëtar dhe në kompetencën e tij si garantues i funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve shtetërore ndërhyn, duke treguar fuqinë e tij si faktor politik përmes orientimit të përfaqësuesve të partive politike drejt zgjidhjes më të favorshme për vendin.

Ngjashëm me situatën e krijuar pas zgjedhjeve të qershorit në Kosovë, presidentja e Kosovës duke u bazuar në Nenin 4, Par. 3, në bashkëveprim me Nenin 84, Par. 2, do të duhej të tregonte forcën e institucionit të cilin e përfaqëson. Kërkesa e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese ishte tërësisht e paarsyeshme dhe na jep të nënkuptojmë se Presidenca është në krizë profesionale, pasi presidentja, ndonëse juriste, nuk është e vetëdijshme mbi rolin dhe kompetencat e saj. Përderisa stafi i këshilltarëve të saj më tepër ngjan në një redaksi të ndonjë mediumi, sesa në staf të presidentit të shtetit.

Presidentja do të duhej të vepronte e pavarur duke shikuar interesin shtetëror dhe të orientonte vendin drejt një zgjidhje e cila do të mundësonte krijimin e institucioneve konform shumicës parlamentare. Në këtë mënyrë do të evitohej tërë ky cirk i cili është krijuar pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendime të cilat kanë rënë ndesh me parimet e të drejtës kushtetuese bashkëkohore, si rrjedhojë e të cilave është rënduar jeta e qytetarit në Republikën e Kosovës.

Edhe më e pakuptimtë është diferenca e presidencës në periudhën e fundit, kur është bllokuar puna e Parlamentit, një bllokadë e cila shumë lehtë do të zgjidhej me ndërhyrjen e presidentes, një ndërhyrje e cila është obligim kushtetues i saj. Presidentja nuk do të duhej të kërkonte sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese (si po kërkohet nga deputetët e Kuvendit), por ajo do të duhej të aplikonte sipas standardeve bashkëkohore pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes veprimit të saj do të kthehej kuptimi i ekzistencës së këtij institucioni në sistemin tonë kushtetues, duke dëshmuar se presidenti i shtetit nuk është vetëm noter shtetëror, apo në formën si është degraduar sot kur ky institucion paraqet një dekor shtetëror.

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori