LAJMI I FUNDIT:

Vendimi skandaloz i UEFA-s, të shërbejë si mësim për ne shqiptarët!

Vendimi skandaloz i UEFA-s, të shërbejë si mësim për ne shqiptarët!

Vendimi skandaloz, i turpshëm dhe kryekëput me motive politike nga ana e UEFA-së, duhet të shërbej si mësim i bukur për ne shqiptarët, se çfarë do të thotë t’i bësh padrejtësi tjetrit, e sidomos atij që është i pa krah.

Pse po e them këtë! Sepse në jetën tonë të përditshme, ne çdo ditë hasim në padrejtësi, që na bëjnë pushtetarët, institucionet shtetërore, njerëzit me influencë, institucionet e ”drejtësisë”, punëdhënësi etj. Nuk ia zgjatim dorën tjetrit për t’i ndihmuar kur ka nevojë, kur i kemi mundësitë. Nuk na vret fare ndërgjegjja që gjithë familjen e kemi të punësuar, kurse mbi gjysma e popullatës nuk kanë asnjë të punësuar në familje. Nuk e çajmë kokën fare që kushëriri, farefisi, fqinji, miku, njerëzit që nuk i njohim fare, nuk kanë as bukë për të ngrënë, e në anën tjetër ne duke bërë jetë superluksoze.

Jemi shpeshherë edhe egoistë, madje kemi edhe egoizëm të theksuar. Nuk reagojmë fare kur të tjerëve iu bëhet padrejtësi. Sillemi sikur çdo gjë është në rregull. Kur jemi rehat për vetveten, bëhemi sikur nuk po shohim asgjë se çfarë po ndodh rreth nesh, por reagojmë – shajmë e bërtasim, vetëm kur na cenohen interesat tona personale.


Prandaj, mos të presim që të tjerët të jenë të drejtë me ne, të na duan, të na respektojnë dhe të na ndihmojnë, kur ne për të tjerët nuk jemi të drejtë, njëri-tjetrin as nuk e duam, as nuk e respektojmë dhe as nuk e ndihmojmë.

Kur ne të jemi të drejtë për të tjerët, ta duam, ta respektojmë dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, edhe të tjerët do veprojnë njësoj me ne!

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori