Gjithë këto ditë, pash linçim të padurueshëm kolektiv. Pash pushkatim verbal. Pash e dëgjova komente e “analiza” nga ata që dinë dhe atë që s’kanë lidhje se çka flasin. Pash edhe SMS trishtues të disa shërbyesve shëndetësor. Të gjitha janë tmerr i vërtetë.
Pa anashkaluar abuzimet e qarta të DISA mantelbardhëve që u arrestuan këto ditë, për mua trishtim në vete, rrëqethje, paskrupulltësi dhe idiotizëm masiv, paraqet lehtësia jonë shoqërore për të akuzuar në bllok, për të denigruar skajshmërisht me gjakftohtësi xhelati, për të gozhduar gjithsecilin, mjek, teknik mjekësor, pastrues e roje që punon në sistemin shëndetësor të vendit.
E shkrova me shkronja të mëdha fjalën DISA, sepse dikush apo DISA vërtetë kanë faj në tërë këtë maskarallëk. Por, duhet ta dimë se faji nuk është dhe nuk bëhet kolektiv, kurrë – asnjëherë. Ne po e kolektivizojmë atë. Ia ngjeshim në fyt bash çdonjërit, madje edhe pa e njohur mirë një problem të caktuar. E gjejmë fajtorin në sekondë. E akuzojmë. E gjykojmë. E dënojmë. E poshtërojmë. Dhe, në të shumtën e rasteve, fajtorë janë të gjithë. Në QKUK, të gjithë janë të njëjtë – themi ne. Me gojën plotë. Me kompetencë. Me raste, në fakt as nuk e dimë çka paraqet akronimi QKUK!
Nëse është e vërtetë që të gjithë mantelbardhët në QKUK e nëpër qendrat tjera të mjekësisë, qenkan kriminelë, këto institucione duhet të mbyllen. Kriminelëve nuk u besohet shëndeti jonë. S’ka zgjidhje tjetër. Ndoshta bën edhe pa mjek. Porse a guxojmë ta provojmë?
Njësoj bëjmë edhe me shtresat tjera. Në ditën që organet e rendit kapin një politikan të dyshuar për ndonjë gjë, përveç tij, që po se po është fajtor edhe pse drejtësia akoma s’e ka thënë fjalën e fundit, vrapojmë të themi se të gjithë janë njësoj. Sapo kemi dëgjuar, dhe të arrestuarin e shpallim hajn, matrapaz, kriminel e çka jo tjetër. Politikanët a? Të gjithë janë njësoj!
Nuk mendojmë as një sekondë – e linçojmë, nëpërmes një gare të shpifur, se kush këtë po e bën më shpejt. Kush po e rëndon më shumë. Kush po tregon ndonjë aftësi të paparë për të thënë se “e kam ditur moti unë këtë punë”. Mundësia nuk na jepet, përndryshe do ta gjuanim dhe vrisnim me gurë, si në mesjetë.
Nëse është e vërtetë që të gjithë politikanët janë njësoj dhe qenkan kriminelë, në Kosovë duhet të pushoj së ekzistuari politika. Edhe këtu, s’ka zgjidhje tjetër. Hajde pra, po pajtohemi ta ndalojmë edhe aktivitetin politik. Ndoshta, bën edhe pa politikanë.
Njëjtë bëjmë me mësimdhënësit. Të gjithë janë njësoj, sepse ka rezultuar që ka pasur arsimtarë të akuzuar madje edhe për ngacmime seksuale të nxënësve. Meqë është kështu dhe meqë sipas mendjes tonë ekspres akuzuese, të gjithë janë njësoj, edhe shkollat duhet mbyllur. Po, me patjetër, duhet mbyllur edhe fakultetet, sepse në fakultetet rastet e keqpërdorimeve kanë dalë të jenë më të shpeshta. S’ka zgjidhje tjetër.
Një mbyllje rrufe duhet t’ua bëjmë gjykatave. Kanë prodhuar skandale pa ndalë. Madje, s’e kam të qartë pse ekzistojnë gjykatat. Pse, kur ne i japim dënimet aty për aty? Edhe Policinë e Kosovës, me patjetër duhet mbyllur. E dini se çfarë ka ndodh disa herë në polici. Ata janë njësoj, të gjithë vjedhin ari, drogë e dokumente – edhe në dhomat me siguri të lartë. Që janë njësoj, s’diskutohet. Edhe gardërobën e kanë njësoj!. Kështu pretendojmë ne, ne qytetarët jomëkatarë. Edhe ndërmarrjeve publike, logjika e fajësimit kolektiv thotë se duhet vënë dry.
Të shkojnë në shtëpi edhe rojet e edhe pastruesit e objekteve institucionale. Ata ndoshta s’kanë vjedhë, por kanë qëlluar të jenë nën të njëjtin kulm me ata që kanë vjedhë. Pa u mbyllë nuk duhet të mbesin as mediat. As klubet e sportit. As institucionet kulturore, akademike e shkencore, mekanizmat tjerë të sigurisë e të kontrollit, doganat etj.
Të gjitha e kanë pas ose e kanë nga një “mollë të kalbur” brenda, e si pasojë, të gjithë janë të kalbur. Kështu vjen në përfundim – të pagabueshëm – mendimi jonë i sëmurë. I sëmurë keq për të akuzuar e linçuar çdo gjë që ecën, që fluturon e që noton në këto hapësira. Të gjithë për një, një për të gjithë. Sepse të gjithë na qenkan njësoj, pavarësisht se kanë emër e mbiemër – identitet personal.
Po ne, a kemi rrjedhë nga trutë që nuk i vëmë gojës kapak e të mos përgjithësojmë, sepse përgjithësimi nuk ka vend, as në një familje madje, e lëre më në një organizatë, institucion apo kudo qoftë tjetër.
Ky vrull gojëshpërthyerish, më ngjanë në hovin e bujkut që me kosë përlanë para gjithë çfarë ka në barishte për ta plandosur për toke.
Ky turr për të goditur gjithsecili gjithsecilin, veç a i jepet mundësia, është pasqyra e mentalitetit tonë shfrenues akuzues. Në realitet është alarm frikësues, që tregon se në të vërtetë kemi kaq shumë nevojë për mjekë, që të na shërojnë nga histeria. Kemi nevojë për mekanizmat e sigurisë, që të na operojnë nga arroganca. Për institucionet e arsimit që të na japin më shumë njohuri e edukatë. Kemi nevojë, sepse jemi njerëz të shekullit XXI dhe nuk gjuajmë më me gurë. Kemi nevojë për të gjitha institucionet, sepse jemi shtet, gjithsesi duke i pastruar ato. Përditë.
Ama, linçimi kolektiv s’ka vend askund, sikur që fajin kolektiv nuk e njeh askush në botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe