"Hasret ta hapi një faqe të lajmeve, të lodhin me propaganda", më tha një mik të cilit i interesonte situata dhe ardhmëria në botën arabe. Propaganda mediatike është bërë arma kryesore për ta luftuar armikun, thuaje si të duash, kjo është e vërteta.
Çdo ditë, propagandat mundohen që të na terrorizojnë mendjen tonë, duke na dhënë lajme që jo që janë të pakonfirmuara, por të shpifura dhe të rrejshme për qëllime të ndryshme, saqë edhe Ebola u lidh me ISIS-in dhe ata ishin arsyeja e shpikjes së saj!
Pasi që e gjithë bota është ngritur kundër ISIS-it, shumë pak prej tyre e dinë se cilat janë prioritetet e këtij grupi terrorist, çfarë dëshirojnë dhe deri ku duan të arrijnë.
Nëse dëshiron ta luftosh armikun, duhet ta njohësh mirë atë dhe t’i kesh me dije se cilat janë qëllimet dhe prioritetet e tyre, thuhet në librat që kanë shkruar rreth strategjisë së kundërshtarit dhe luftës. Para botës është një armik i quajtur ISIS, i kanë shpallur luftë pa e njohur atë dhe pa pasur njohuri se për çfarë luftojnë.
Shumë shpesh nëpër komente, nga xhihadistët etiketohem si "armik i Islamit", ndërsa nga kundërshtarët e xhihadistëve etiketohem si "pro xhihadistëve". Kështu… vazhdoj që të lundroj në paragjykimet e injorantëve të cilët nuk mund ta kuptojnë se gjatë këtij shkrimit, jam zhveshur nga emocionet dhe dua të shkruaj ashtu siç është situata në të vërtetë, e jo ashtu siç e duam ne.
Në një shkrim timin rreth faktorëve kryesorë për shfaqjen e terroristëve, kam shkruar se një ndër faktorët kryesorë ka qenë diktatura e mbretërve arabë dhe varfëria e popullit deri në maksimum, përderisa ata për një këngëtare ose lavire kanë paguar miliona dollarë.
Qëllimet e ISIS-it mund të ndahen në tre pika: fetare, hakmarrëse dhe ekonomike.
Sa i përket qëllimit të parë, nëse ia grumbullojmë të gjitha audiot dhe videot e publikuara, ata janë shumë të qartë në atë që e duan: krijimi i një shteti i cili do të sundohet dhe udhëhiqet me Ligjin e Kur’anit. Ky qëllim tanimë është shfaqur, ku në territoret ku kontrollohen nga xhihadistët e ISIS-it, zbatohen ligjet sheriatike, duke ia prerë dorën vjedhësit, duke e goditur pirësin e alkoolit, duke i vrarë dhe kryqëzuar mafiozët dhe ata që i bëjnë padrejtësi njerëzve. Disa herë kanë vrarë edhe ushtarë të tyre dhe i kanë kryqëzuar, duke e rrahur mos respektuesin e prindërve, etj. Këto video i kam shikuar një nga një dhe për këto edhe shkruaj. Mund të ketë edhe video tjera të cilat nuk i kam parë, por për shkak të ndërgjegjes sime nuk dua të shtoj diçka që sytë e mi nuk e kanë parë, sepse jetojmë në një kohë ku çfarë publikohet, edhe besohet, edhe pse nuk është e konfirmuar.
Qëllimi fetar e kaplon edhe të krishterin, por edhe çifutin, që nëse jetojnë nën shtetin e tyre, ata duhet të paguajnë "xhizje" – dhënia e një shume e të hollave në vit, me qëllim që tu sigurohet jeta dhe pasuria e tyre qoftë nga ISIS-i, por qoftë edhe nga grabitësit që mund të bëjnë diçka duke mos e ditur edhe ata.
Qëllimi fetar kaplon edhe veshjen e grave, që është normale për një shtet arab. Këtë ligj e kemi edhe në Arabinë Saudite, ku gruas nuk i lejohet të del pa shami në kokë. Arabia Saudite është aleate më e afërt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.
Ligjet që i zbaton ISIS në Siri janë ligje të cilat i zbaton edhe Arabia Saudite, e cila në Kushtetutën e saj nuk ka ligj demokratik apo komunist, por ka një Kushtetutë që ngritet mbi Kur’anin dhe Hadithin profetik – edhe pse shumica e ligjeve fetare në Arabinë Saudite nuk zbatohen për të pasurit dhe të afërtit me mbretin. Përndryshe, me ligjin që ceket në Kushtetutën e Arabisë Saudite, njëherë duhet të vritet mbreti, e pastaj princi (homoseksual), e pastaj princesha… dhe kështu me radhë.
Vlen të ceket se në Arabinë Saudite ekzistojnë hapësira të veçanta për prerjen e kokës, e cila është rregulluar me të gjitha kushtet, siç është kanalizimi për gjakun, ulëset ku mund të ulen ata që dëshirojnë të shikojnë etj. Por, bota hesht për këtë, e arsyet e heshtjes janë të njohura për ata që kanë mend.
Sa i përket qëllimit të dytë, hakmarrjes, ata dëshirojnë t’i hakmerren mbretërve arabë për padrejtësinë që ua kanë bërë arabëve. Edhe kjo mund të dëgjohet dhe shikohet në audio/videot e tyre të publikuara. Në Siri dhe Irak, në të kaluarën, nëse është arrestuar ndonjë person, askush nga familja nuk ka pasur të drejtë të shkojë në stacionin policorë dhe të pyet se çfarë po ndodh me personin. Torturat dhe brutalitetin e mbretërve dhe kryetarëve arab, i njeh bota shumë mirë, qoftë Bashar al-Assadi, qoftë Saddam Huseini, e qoftë ai i Jordanisë, Arabisë Saudite, Jemenit, Egjiptit, Bahrejnit etj.
Xhihadistët e ISIS-it dëshirojnë rrëzimin e tyre, hakmarrje në stilin e Gaddafit, duke e poshtëruar dhe nënçmuar para gjithë popullit.
Në hakmarrje futet edhe thyerja e kufijve të cilët janë vendosur pa dëshirën e arabëve. P.sh. me prejardhje, sirianët, libanezët, palestinezët dhe jordanezët janë nga fiset e njëjta, por sot ekzistojnë kufij që i ndajnë, njëjtë sikur që kanë bërë me neve shqiptarët në Ballkan, me Kosovën, Luginën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Është vendosur diçka pa dëshirën tonë, ose me dëshirën e tradhtarëve që kanë punuar nën urdhrat e keqdashësve të shqiptarëve.
Këtë pikë të hakmarrjes e kemi parë në videon ku e shkatërrojnë kufirin Siri-Irak dhe nuk do të ndalen këtu përderisa prej Jemenit e deri në Siri të jetë një shtet. Ky është qëllimi i tyre i hakmarrjes, qoftë ndaj mbretërve arabë për të cilët çdo arab lut Zotin që të mposhten, apo qoftë edhe ndaj "dijetarëve dhe hoxhallarëve" që i kanë shërbyer tiranëve mbretërorë.
Sa i përket qëllimit të tretë, ekonomik, ata duan që fushat e naftës të mos jenë nën kontrollin e mbretërve arabë dhe Perëndimit, por të jenë nën kontroll të tyre. Observatori sirian për të drejtat e njeriut, disa herë ka publikuar se me okupimin e fushave të naftës, ISIS ka ulur çmimin e naftës dhe gazit për 80-100 për qind, me çka shumë biznesmenë në Siri dhe Irak kanë filluar të bëjnë marrëveshje me terroristët. Por, është ulur edhe standardi ekonomik, sepse rrëzimi i çmimit të naftës dhe gazit, nënkupton uljen e çmimeve të prodhimeve ushqimore. Sulmet ajrore ndaj rajoneve ku sundon ISIS-i, siç është Rakka dhe rajonet e qytetit Deir Zour, menjëherë kanë rritur çmimin e naftës dhe gazit duke filluar prej 50 për qind, e në disa vende është rritur për 100 qind.
Terroristët e ISIS-it nuk duan që ekonomia të kontrollohet nga mbretërit arabë, nuk duan që ata të pasurohen ndërkohë që populli vuan në varfëri. Një gazetare amerikane në Mosul ka raportuar në Twitterin e saj se menjëherë pas marrjes së Mosulit nga xhihadistët e ISIS-it, 300 milionë dollarë i janë shpërndarë banorëve të Mosulit, duke shtuar se që nga okupimi i vendit, udhëtimi i qytetarëve të Mosulit dhe rrethinës me minibusët e qytetit tanimë është gratis, por edhe kontrollet dhe operacionet nëpër spitalet e vendeve – futi këtu edhe ilaçet që banorëve u jepen gratis.
Ne mundemi të mos pajtohemi për disa veprime të tyre, siç janë prerja e kokës së pengjeve, nxitja e të miturve për luftë etj., siç shkruajnë gazetat, por jo edhe gjithçka është ashtu siç po na imponohet neve nëpërmjet propagandave.
Unë pajtohem plotësisht me deklaratën e ekspertit luftarak dhe analistit, Michael Scheuer, i cili thotë se SHBA-ve dhe Perëndimit nuk duhet tu intereson aq shumë se çfarë bëhet në Lindjen e Mesme, e posaçërisht kur bëhet fjala se kjo rezistencë bëhet ndaj disa mbretërve të cilat i kanë thyer të gjitha kufijtë e njerëzimit dhe normales.
Propagandat e tjera, siç janë se ata duan ta sulmojnë Ballkanin, se kanë plane për Ballkan, Turqi, Bullgari e Rumani, nuk janë të vërteta, sepse prioritet i tyre është lufta në botën arabe, edhe atë me çdo kusht. Në një deklaratë të vetë liderit të tyre, Abu Bakr al-Bagdadi, që është pyetur rreth Turqisë, ai ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme ta sulmojnë Turqinë. Prioriteti i tyre është rrëzimi i liderëve dhe mbretërve arabë nga Maroku i Afrikës veriperëndimore, e deri në Jemen. Çdo send që flitet jashtë kësaj, është rrenë e kulluar.
Këto i kam nxjerr nga deklaratat e tyre dhe nga letrat e fshehta që më vonë janë publikuar nëpër media, por edhe nga raportues amerikanë dhe perëndimorë nga Siria dhe Iraku, të cilët kanë profile të tyre në rrjetet sociale.
Ata qartë i thonë dhe krenohen me këto tri qëllime: formimi i një shteti që do të udhëhiqet me ligjet e Kur’anit, rrëzimi i mbretërve arabë dhe bashkimi i tokave arabe. Dhe, e fundit, rritja e ekonomisë me të cilën do të pasurohen arabët, e jo mbretërit e tyre që u janë imponuar arabëve.
E ju, xhihadistë, vazhdoni të më quani si "armik i islamit", por edhe ju antixhihadistë, vazhdoni të më quani si "pro ISIS". Por, janë qindra analiza dhe shkrime që flasin për këtë që e shkruaj, duke treguar se si të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, që njëherë e përgjithmonë të përfundojë lufta shekullore.
Shkrimtarë të ndryshëm amerikanë, librat e tyre i kanë filluar me citime dhe fjali të terroristëve, siç është libri i Mark Steynit, i titulluar "America Alone", që e fillon me fjali të terroristit tanimë të vrarë, Osama bin Laden, duke u munduar të tregojnë qëllimet dhe prioritetet e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri