LAJMI I FUNDIT:

Bota e Helmut Kohlit

Bota e Helmut Kohlit

Politika bëhet me të vërtetë tërheqëse, kur të shkruarat, apo të thënat nga ambientet politike etiketohen me shtesën "sekret". Si tani me shfaqjen e papritur të materialit 600 orësh të bisedave të gazetarit Heribert Schwan dhe ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl prej vitit 2001 deri 2002.

E gjitha e regjistruar në kaseta tonike analoge, biseda në qilarin e Kohlit në Oggersheim, që sheh tani dritën e diellit. Tani mund të lexohet se sa konsideratë kishte Kohli, i futur në histori qysh në kohët e mandatit të tij, për politikanët e tjerë. Në përgjithësi pak. Madje edhe miqve ua këpuste. Gorbaçovi thjesht ka "dështuar", thotë troç ish-kancelari. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik komunist pa gjakderdhje nuk ka ndonjë vlerë të veçantë për gjermanin. Reformatori nga Moska ka dështuar politikisht dhe ekonomikisht dhe e ka kuptuar se kishte marrë të tatëpjetën dhe "i kishte ardhur laku në fyt e nuk mund ta mbante më regjimin”.

Nga mëshira prej moshës as që ndihet ndonjë gjurmë. Është kjo gjuhë popullore figurative, që e bën shumë të afërt dhe të drejtpërdrejtë burrin e madh të shtetit të dikurshëm. Helmuti fare nga pranë dhe direkt. Madje as ikonat e revolucionit në RDGJ, demonstruesit të të hënave në Leipzig ai nuk i kursen. Jo fuqia e rrugës ka sjellë shembjen e RDGJ-së, por dobësia ekonomike e bllokut lindor.


Nuk është thjeshtë ashtu, shkruan Kohl në protokoll në vitet 2001/2002, “sikur papritmas Fryma e Shenjtë kishte mbërritur në sheshet e Leipzigut”. Kështu tingëllojnë burrat e moshuar, që nuk duan t’i ndajnë sukseset me shumë të tjerë. Në fakt kështu nuk flet askush publikisht, as vite më vonë jo. Por, Helmut Kohl po. Gjerësisht dhe në mënyrë të detajuar ai ka folur me një gazetar në gjithsej 105 raunde bisedash. Njërit, që dikur i ka besuar, dhe me të cilin tani ndodhet në konflikt ligjor. Ata kanë folur me njëri-tjetrin në një kohë, kur ai nga kancelari i famshëm i bashkimit u bë mëkatari i donacioneve, kur kolegët e partisë e kritikonin dhe kur gruaja e tij Hannelore kreu vetëvrasje.

Ai kishte rënë shumë poshtë, ndoshta për këtë arsye ka qenë një lehtësim për të që t’i thoshte gjërat siç i vinin. Edhe për Christian Wulffin, më vonë për një kohë të shkurtër president. "Një zero", kështu ishte gjykimi i ashpër i Kohlit. Dhe për Wolfgang Schäublen, ministri i Financave në kabinetin Merkel dhe që për një kohë të gjatë mbahej si pasardhës i Kohlit në kancelarinë federale, thuhet se ka mbledhur të gjithë armiqtë e Kohlit në kohën e skandalit të donacionit, për ta shkatërruar atë. Dhe se atij nuk i ka besuar se do ta realizonte vendosjen e monedhës euro. Dhe shumë nënvlerësuese thëniet e Kohlit për Angela Merkelin, kur ajo ende nuk ishte kancelare.

CDU, atdheu politik i Kohlit, paraqitet si një familje, që grindet në gjyq. "Ajo nuk dinte të hante si duhet me thikë e me piru", thotë mentori i saj politik për kancelaren e mëvonshme.

Në pritjet shtetërore Merkel shpesh nuk e njihte mirë etikën e parketit. Disa herë ai e ka porositur të qëndrojë si duhet. Kohl flet për secilin dhe për çdo gjë para gazetarit Schwan. Disa gjëra ai sot nuk do t’i linte të thëna kështu. Por, pyetja kryesore është: Për çfarë shërbejnë këto fjalë të Kohlit?

Për historianët bisedat e Kohlit nga qilari janë pa dyshim një thesar. Për Kohlin publikimi i tyre vjen në një kohë të papërshtatshme. Është trashëgimia e tij historike që me siguri nuk ishte menduar që të publikohej, sa të ishte gjallë. Edhe për CDU-në veprimi i Schwanit shkakton zemërim e bezdi, por materiali dëshmon për intrigat në Union. Dhe, Angela Merkel do të vëzhgohet menjëherë nga mediat më fort për shkak të sjelljes në tavolinë. Por, ne të gjithë e kemi të garantuar argëtimin me “botën e Helmutit".

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori