Kosova ndër shekuj ishte e okupuar dhe e trazuar nga shumë pushtues të huaj. Fatkeqësisht, akoma vazhdon të jetë e tillë, por jo më nga pushtues të huaj. I mbijetoj çdo furtune, mirëpo këto furtuna nuk kanë të ndalur, sa për fajin e të tjerëve po aq për fajin tonë.
Dikur i thurnin vargje dhe i këndonin këngë, si një vend i bekuar me shumë pasuri tokësore e nëntokësore dhe një popull të padjallëzuar. Një vend i vogël, mbase i harruar në historinë e botës së civilizuar, rilindi sërish nga okupimi shekullor. Sot, a kemi se me çfarë të mburremi?
Athua vallë, bota mund ta njoh Kosovën si një shtet i pavarur dhe sovran, një shtet i fort me një popullsi të përparuar në çdo fushë të jetës? Apo, Kosova akoma duhet të njihet si një vend që ka ngecur në vorbullën tranzitore.
Nuk mund të dëgjosh vetëm se: dështim, hajni, korrupsion, papunësi, varfëri ekstreme, nepotizëm, analfabetizëm, trafikim me qenie njerëzore, kontrabandë, dhe me gjithë këto që edhe bota e civilizuar tmerrohet, na del edhe ajo që e patëm mangët – terrorizmi si fenomen shkatërrues dhe sfidues jo vetëm për Kosovën po për tërë botën. Shqiptarët dinë ta fitojnë luftën, por nuk din ta fitojnë paqen. Kjo paqe e brishtë, e ndërtuar mbi tehun e shpatës, pothuajse e deformuar nga komplotet jo vetëm e të huajve, por edhe nga komplotet brenda shqiptare. Kujt i bënë nder kjo? Kush nga ne mund të krenohemi me diç pozitive në Kosovë? Apo, ne jemi rrugës së të bërit një shtet sui generis edhe në aspektin shtet-formues: një shtet i paparë ndonjëherë!
Një thënie popullore thotë: “E pyeten gomarin, pse nuk ripërtypësh? Ai tha: e urrej gënjeshtrën”. Si duket ne, akoma përtypemi duke besuar se nuk e gënjejmë vetveten; akoma nuk merremi me njerëzoren e aq më pak me Kosovën. Lufta si term përdoret në shumë aspekte, nga lufta ndaj vetvetes gjer te lufta në front. Por, cila është dhe duhet të jetë lufta jonë sot? Cili duhet të jetë fronti i përbashkët? Ai front është lufta ndaj çdo të keqeje që e ka kapluar këtë shoqëri. Andaj, me gjithë këtë imazh jo të mirë që e patë Kosova dhe akoma vazhdon ta ketë, imazhi i terrorizmit ishte kupola e dështimit të radhës.
Kë do ta fajësojmë pastaj? Do t’i fajësojmë pushtuesit e kaluar, do ta fajësojmë Evropën për padrejtësitë e tyre kundër shqiptarëve, do të shkruajmë dhe mësojmë akoma histori se ne jemi një popull i padjallëzuar, një popull i lirë dhe i paqes, një popull ku çdo herë të tjerët ishin fajtor për dështimet tona. Çdo popull e shkruan historinë e tij. Sot, ne e shkruajmë atë, por fatkeqësisht histori që më s’do mund të gënjejmë dhe trumbetojmë se ishim apo duam të jemi një popull i cili do dhe di të jetojë dhe të rrojë në token e vet.
Skena politike në vend e llastuar pas pushtetit, po t’i dëgjosh secilën nga ta, si pozitën, si opozitën dhe të gjitha partitë politike, gojën e kanë të mbushur me demokraci, sundim të ligjit, lirinë e të drejtave të njeriut, lirin e fjalës, barazi para ligjit etj. Shfrytëzim i situatës kaotike, paqëndrueshmërisë institucionale, bënë që i tërë populli të merret me politik, ndërsa politikanet të merren me biznes. Kosova akoma është e trazuar jo më nga pushtues të huaj dhe të hapët, por nga pushtues dhe tradhtarë të brendshëm, nga klanet mafioz, diletantizmi, krijimi i skemave piramidale në çdo fushë të jetës.
Dashtë Zoti, ky trazim i brendshëm që po vlon në gjirin e popullit mos t’i dali tymi, se dikur na ndihmuan të tjerët në emër të paqes, sot do të na shkelin pamëshirshëm si shkatërrues të paqes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania