LAJMI I FUNDIT:

Grindja e vjetër dhe mundësitë e reja

Grindja e vjetër dhe mundësitë e reja

Shumë herë janë takuar Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, por këtë herë çdo gjë mund ishte ndryshe. Netanjahu është kreu i vetëm i një qeverie që është takuar më shpesh me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, por asnjëherë këto takime nuk kanë qenë harmonike dhe familjare, ku palët shkojnë përzemërsisht drejt njëra-tjetrës për të gjetur më pas një qëndrim të përbashkët për fatet e botës.

Si në konfliktin shekullor mes izraelitëve dhe palestinezëve, apo në bisedimet për programin bërthamor me Iranin, frontet mes këtyre dy burrave të shtetit kanë qenë të qarta: në një kohë që Netanjahu nuk e heq dyshimin se Presidenti amerikan ndjek një politikë shumë dorëlëshuar dhe thellë vetes e mban atë për një President të dobët, për presidentin Obama, Netanjahu është një kokëfortë, që me forcë dhe mungesë kompromisi pengon në fund të fundit marrëveshje që do të sillnin paqe. Por këtë herë vërtet gjërat mund të ndryshonin. Sepse bota ka ndryshuar. Ajo është bërë më e rrezikshme, edhe për vetë Izraelin.

Si asnjëherë më parë, ky vend është i rrethuar nga dhuna dhe kaosi. Gjithkund ka rreziqe: Siria, Rripi i Gazës, Libani, Egjipti, etj. E të gjitha këto nuk janë asgjë, para një rreziku terrorist të përmasave të panjohura deri më tani, siç janë milicët e Shtetit Islamik (ISIS). Kjo e ka bërë botën të bashkohet. Nëse do ta afrojë më shumë Izraelin me SHBA-të, kjo ende nuk dihet.


Sidoqoftë, këto kohë kanë sjellë ndryshime në konstelacionet e Lindjes së Mesme. Për herë të parë prej shumë vitesh, Presidenti Obama ia ka dalë që të bashkojë në një koalicion me SHBA-të pesë shtete arabe. Netanjahu aludoi në takimin me Obamën dhe me të drejtë ekzistojnë interesa të përbashkëta izraelito-arabe. Ato nuk prekin vetëm luftën kundër Shtetit Islamik, por edhe kundërshtarin Iran, nga i cili Izraeli ndjehet dyfish i kërcënuar. Kjo pasi aleatët e Iranit, Hamasi, sundon rripin e Gazës, ndërsa Irani ka programin bërthamor, të cilin nuk preferon ta negociojë. Interesat e përputhshme mes Izraelit dhe shteteve arabe mund të hapin mundësi të reja strategjike.

(Marrë nga: DW)

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori