LAJMI I FUNDIT:

Financimi i islamizmit në Kosovë

Financimi i islamizmit në Kosovë

Partia turke në fuqi, Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) krenohet me Agjencinë e saj të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, TIKA. Ajo merr pjesë në projekte të ndryshme zhvillimi në të gjithë botën. Restauron monumente historike dhe mbështet shoqërinë civile. Presidenti i vendit, Erdogan, e ka përmendur atë me lëvdata gjatë një vizite në SHBA.

Ndër projektet e TIKA-s përfshihet edhe xhamia e “Sulltan Fatih Mehmetit”, më e madhja në Prishtinë, si dhe disa të tjera në Kosovë.

Një tjetër aspekt i punës së saj është vënë në debat pas zhurmave të përfshirjes me Shtetin Islamik të Irakut apo me lëvizjen Fronti al-Nusra në Kosovë. Disa ditë më parë Policia e Kosovës kreu disa operacione antiradikale në vend ku u arrestuan tridhjetë imamë për dërgimin e xhihadistëve në Irak dhe Siri.


Emri më i lakuar ndër arrestimet ishte ai i Shefqet Kraniqit, hoxhës së xhamisë “Sulltan Fatih Mehmet” të Prishtinës, e rinovuar nga TIKA. Por, kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, pas arrestimeve të disa zyrtarëve të tjerë në xhamitë e financuara nga grupi TIKA. Disa mund të sugjerojnë se detyra e TIKA-s është vetëm rinovimi i xhamive, kurse të tjerë mund të përmendin rivalitetin fetar mes hanafistëve, salafistëve dhe maturidistëve në Kosovë. Klerikët hanafi besohet të jenë duke u zhvendosur për t’ia lënë vendin atyre salafi.

Gjatë fushatës së policisë kosovare kundër ISIS-it dhe frontit al-Nusra janë mbyllur disa zyra të shoqërisë TIKA dhe fondacionit turk “Junus Emre”. Më e madhja prej tyre është ajo e kulturës, shkollës e arsimit AKEA, e vizituar shpesh nga Ahmet Davutoglu në të kaluarën. Gashi, kreu i degës së Prizrenit të AKEA-s pranon hapur mbështetjen e TIKA-s për AKEA. "Ne i kryejmë aktivitetet e përbashkëta me TIKA dhe IHH. Kemi bashkëpunuar me TIKA për çështjet kulturore dhe me IHH-në në operacionet e ndihmës humanitare. Ne kemi pritur mjaft intelektualë dhe shkrimtarë nga Turqia, duke përfshirë dhe ministrin e Jashtëm, Ahmet Davutoglu, dhe akademikë të tjerë", ka thënë ai para një muaji.

Shumë aktivitete si këto organizohen me fondet publike të Turqisë, por nëse AKEA, e frekuentuar nga vetë Davutoglu, ka lidhje me ISIS apo al-Kaeda, a nuk kanë të drejtë të pyesin qytetarët: po financoni islamikët me taksat tona?

(Marrë nga “Todays Zaman”)

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori