LAJMI I FUNDIT:

Kur demokracia bëhet e pamjaftueshme!

Kur demokracia bëhet e pamjaftueshme!

Është sa e dhimbshme aq edhe tragjike kur atyre që thirren ditë e natë në demokraci (ku sovrani, pra populli, është reflektim edhe i sistemeve funksionale shtetërore), nuk iu mjafton ajo për t’i arritur caqet e tyre. Kur rregullat e saj papritmas bëhen pengesë serioze e përpjekjeve të tyre për monopolizime të skajshme, madje edhe të mendimeve. Ndoshta kjo ndodhë për shkak se nuk kanë bashkëndjerë me demokracinë (me të cilën e kanë gojën plotë), se është petk i huaj për ta. Se e përdorin vetëm si mbulesë para popullit, atëherë kur iu duhet me i mbulu dështimet dhe pisllëqet me kinse përpjekjet për ruajtje dhe avancim të rendit demokratik.

E, nuk është shumë për t’u habitur. Një pjesë e klasës aktuale politike është dashur ta aktrojë kapërcimin e madh, nga sistemi centralist-monist në atë demokratik. Është e pritshme që nuk kapërdihet lehtë ky kapërcim dhe nuk iu bjen tamam këmisha e re.

Pjesa tjetër e klasës politike janë disa njerëz të aksidentuar me politikën, që më pastaj nuk e shohin dot veten përtej saj – e konsiderojnë si profesion e jo si përfaqësues të denjë të votuesve të tyre. E disa të tjerë edhe të imponuar ndaj politikës.


Të gjithë këta sistemin e konsiderojnë si mjet të realizimit të interesave të tyre, të interesave të klaneve të tyre dhe aty ku rregullat dhe parimet demokratike të një shoqërie të lirë i pengojnë në këto "realizime", e zhveshin petkun e demokracisë, për t’u kthyer në atë në të cilin ndihen komod, që e njohin më mirë. Dhe. "qershia mbi tortë" në këtë rrafsh është se të gjitha këto po mundohen me na i shitur si "metoda legjitime të sistemit", "preventiva për ruajtje të demokracisë" etj. Nuk kanë faj që mundohen me na shitë gjëra të tilla, për shkak se në koka të tyre ne jemi vetëm "makina votuese" që në proces e sipër "blejmë gjithçka që del për t’u shitur".

Po në këtë logjikë po mundohen të shfaqen para opinionit edhe veprimet e fundit të kësaj kaste politike, me arrestime kolektive, fajësime kolektive, sulme kolektive, fyerje kolektive, tentim për linçime kolektive, madje edhe tendenca për gjyqe kolektive. Është kjo një fushatë gjuetie, e gjykimeve publike para opinionit, me qëllim të ndikimit dhe krijimit të opinionit publik, përpara verdikteve juridike.

Ky është një mentalitet i rrezikshëm dhe ndjellakeq për shoqërinë tonë. A është kjo mbytje e domokracisë në Kosovë? Apo, për më tepër, është një tendencë e mbjelljes së frikës, e mbytjes së fjalës së lirë, e mbytjes së debateve, e mbytjes së përplasjeve të mendimeve, koncepteve, argumenteve dhe kundër argumenteve, që janë pjesë e secilës shoqëri të lirë. Është tendencë e mbytjes së paqes në këtë shoqëri.

Andaj, një proces i tillë është kapërcim i vlerave të sistemit demokratik, në të cilin edhe vet thirren, sepse dihet sheshazi që demokracia është inversi i kësaj metodologjie. Ajo është e ndërtuar mbi parimin e fjalës së lirë, parimin e diskutimeve dhe debateve mes grupeve shoqërore dhe mbi të gjitha parimin e të ndjerit të lirë të qytetarëve.

Si duket, paqja nuk i pëlqen dikujt, sepse ajo është arena ku ndeshen shtizat e mendimeve dhe mendimtarëve, bëhen reflektime e debate mbi koncepte e ideologji të ndryshme.

Dhe, siç thotë Sun Tzu në "The Arts of War", "kundërshtarin mos e prit në tatëpjetëz dhe as mos e ndiq në përpjetëz", që nënkupton se ballafaqimet duhen zhvilluar në rrafsh, që për këta protagonistë politikë (e besa edhe grupe të shumta të shoqërisë civile) terrenet e rrafshëta dhe paqësore janë të patejkalueshme. Por mos të harrojmë se edhe në turbullira ka pastrim, andaj këto ngjarjet e fundit kanë shpërfaqur shumë figura publike, politike dhe mediatike duke treguar fytyrën e tyre të vërtet.
Ngadhënjimi i së vërtetës është ligj i universit, andaj kush merr guximin që ta ballafaqojë atë me tendencë të shuarjes, ta dijë se humbjen e ka të sigurt.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori